Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Armin Laschet sheh një „ndryshim epokash”. Struktura ndërkombëtare e pushtetit po ndryshon vrullshëm: Kina po ngjitet gjithnjë e më shumë në nivelin e superfuqisë; shumë shtete nuk e respektojnë të drejtën ndërkombëtare; edhe në demokracitë perëndimore ka rryma populiste. “Revolta në kapitol është kthyer në një simbol për lëvizjet anti-demokratike në botën e lirë”, tha Laschet duke iu referuar sulmit të përkrahësve të Donald Trump-it në godinën e parlamentit në fillim të vitit. Pandemia Corona ka shkaktuar një krizë që i kalon kufijtë e krizës shëndetësore. Lufta kundër ndryshimit të klimës duhet të kthehet në një politikë të jashtme për klimën.
Kandidati kristiandemokrat për kancelarmendon, se Gjermania nuk është e përgatitur mjaftueshëm për këto sfida. Sipas tij, vendit i mungon vullneti për konceptimin e politikës së jashtme. Është gjithashtu i nevojshëm një impuls për modernizimin e brendshëm, „në mënyrë që të mbetemi të aftë për veprim edhe në politikën e jashtme”. Mungon po ashtu më shumë largpamësi dhe planifikim: “Ne duhet të bëhemi më strategjik.” Nuk mjafton vetëm të reagosh ndaj krizave, por duhet vepruar me largpamësi, thotë ai.
Këshill kombëtar sigurie
Si një instrument vendimtar për këtë Laschet konsideron, se këshilli ekzistues federal i sigurisë duhet të zhvillohet më tej si një këshill kombëtar sigurie. Ky këshill duhet të jetë i vendosur në zyrën e kancelarit dhe të koordinojë të gjithë sektorët relevantë për sigurinë duke përfshirë edhe shërbimet informative. Këshilli „në vitin e parë të periudhës legjislative” duhet të hartojë një „strategji të detajuar kombëtare të sigurisë” për të gjithë spektrin e politikës së jashtme, të sigurisë dhe të tregtisë, të politikës për bashkëpunimin e zhvillimin si dhe për klimën. Më shumë mendim dhe veprim strategjik Laschet pret edhe nga BE: „Europa duhet të aftësohet në politikën botërore.” Kjo kërkon një vendosmëri të re brenda radhëve. Sa i përket politikës së jashtme dhe të sigurisë, Laschet këshillon për më shumë vendime mbi bazën e shumicës në vend të mundësisë së vetos që aktualisht mund ta përdorë secili vend anëtar i vetëm. Ku ka vendosmëri, duhet që ato vende që duan të avancojnë të kenë edhe më shumë mundësi. Laschet bën fjalë për „një Europë bërthamë në politikën e jashtme”. Europa ka nevojë gjithashtu për një bashkim të aftësive të veta ushtarake, në mënyrë që të mund të realizojë më mirë interesat e veta të sigurisë.
Armin Laschet pret të pasojë Angela Merkelin në zgjedhjet parlamentare të shtatorit në Gjermani
Rilindje transatlantike?
Kandidati për kancelar preferon shprehjen “like-minded democracies” të presidentit të SHBA-së, Joe Biden. Në një rilindje transatlantike partnerët duhet „të ndajnë vlerat e përbashkëta të botëkuptimit të tyre mbi demokracinë dhe lirinë, e po ashtu sërish të veprojnë bashkarisht në botë”. Si shembull ai përmendi një politikë të përbashkët për klimën, për të cilën është angazhuar John Kerry, i ngarkuari i qeverisë së SHBA-së për klimën.
Laschet kritikoi Rusinë. „Ndryshimi i kufijve përkundër rregullave nuk është i pranueshëm”, tha ai duke iu referuar aneksimit të Krimesë. Ndaj sanksionet e BE-së ndaj Rusië, sipas tij janë „të drejta”.
Megjithatë Laschet i përmbahet projektit të linjës së gazsjellësit Nord Stream 2 me Rusinë. Laschet pavarësisht mbrojtjes së klimës do t’i përmbahet industrisë gjermane dhe asaj europiane të çelikut, kimisë dhe automobilëve. Këto industri duhet të konceptohen me efekt neutral ndaj klimës, sipas tij.
“Mein Land first” nuk funksionon
Që të mund të veprosh me efikasitet, theksoi Laschet, duhet multilateralizmi dhe institucione të forta ndërkombëtare. OKB duhet të reformohet dhe të forcohet. Corona tregoi, se „motoja ‘mein Land first’ (vendi im i pari) është e gabuar, kur është fjala për sfida globale.”
Laschet tha, se zhvillimet në jug dhe lindje të Mesdheut „cënojnë gjithmonë edhe sigurinë europiane”. Ndaj ia vlejnë të gjitha përpjekjet „për stabilizim dhe inkurajim të demokracive pikërisht në vendet përreth Mesdheut”. Në kontekstin e Lindjes së Mesme Laschet përsëriti shprehjen e kancelares Angela Merkel, se „është komponente e arsyes sonë shtetërore të angazhohemi për sigurinë e shtetit të Izraelit”. Bashkë me europianë të tjerë Gjermania do të japë kontributin e saj edhe në procesin e paqes për të gjithë rajonin.
Përmbledhtas thelbi i fjalimit parimor të Laschet: Në këtë ndryshim epokash është e rëndësishme, që „me konstanten themelore të politikës së jashtme qysh nga themelimi i shtetit – lidhjen me Perëndimin, integrimin europian, kontributin për përmirësimin e situatës në botë – të gjendet një qasje e re për t’iu përgjigjur sfidave të reja.”
Marrë nga DW
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
Pak pas deklaratës së tij në Bundestag (19.05) ministri Jashtëm Maas vuri në dukje, se do të udhëtojë drejt Izraelit dhe territoreve palestineze: “Plani im ësht...
GREQI- Zjarr në Greqi! Autoritetet në rajonin e Korintit të Greqisë jugore kanë zhvendosur banorë nga gjashtë fshatra ndërsa zjarrfikësit pasi po përballen me n...
GAZA– Pas 11 ditësh luftë, Izraeli dhe Hamas (grupit që lufton për lirinë e Palestinës) pritet të ndërpresin zjarrin në Rripin e Gazës që nga ora 2 e mëngjesit...
BRUKSEL- Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev është shprehur në Bruksel se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut meritojnë të hapin negociatat me Bashkimi...
KOSOVË- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani është takuar ditën e sotme me drejtorin për Evropë në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe të Zhvil...
TURQI- Parlamenti Evropian miratuan me 480 vota pro, 64 kundër dhe 150 abstenim mos hapjen e negociatave me Turqinë. Euronews.com shkruan se eurodeputetët thanë...
KOSOVË- I dyshuari për vrajsen e Gëzim Kastratit ditën e djeshme në Pejë, Xhevdet Januzaj është arrestuar mbrëmjen e sotme. Policia e Pejës bëri me dije se...
IZRAEL-Zëdhënësi i Hamasit, Hazem Qassam, i ka dhënë një përgjigje thirrjes së de-përshkallëzimit të Biden.Sipas Aljazeera, ai tha se ata që kërkuan të rivendos...
ISHUJT GALAPAGOS-Një nga formacionet më të famshme shkëmbore në ishujt Galapagos Harku i Darvinit, është shembur si pasojë e erozionit natyror.Lajmi i shembjes ...
KOSOVË- Ministria e Jashtme në Kosovë i ka kërkuar Presidentes Vjosa Osmani që të heqë nga puna të gjithë ambasadorët që janë emëruar politikisht. Telegraf...