Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
GAZA– Pas 11 ditësh luftë, Izraeli dhe Hamas (grupit që lufton për lirinë e Palestinës) pritet të ndërpresin zjarrin në Rripin e Gazës që nga ora 2 e mëngjesit të së Premtes (2300 GMT e Enjte). Aljazeera shkruan se firmosja e armëpushimit është bërë e mundur nga ndërhyrja e Egjiptit si dhe presioni që Presidenti i SHBA-së Joe Biden i bëri Kryeministrit izraelit Banjamin Netanyahu.
232 të vrarë gjatë përplasjeve mes Izraelit dhe Hamasit, në rripin e Gazës. Mediat ndërkombëtare raportojnë se në Gaza janë mbi 232 të vrarë, mes tyre 65 fëmijë dhe 39 gra. Izraeli raporton për 12 të vrarë, mes tyre dy fëmijë. Rreth 1,710 persona të plagosur janë raportuar nga Ministria e Shëndetësisë në Palestinë, ndërsa dhjetra të tjerë besohet kanë mbetur nën rrënoja.
Çfarë ndodhi ditën e sotme ?
Një sulm ajror izraelit në një shtëpi të një familje në Gaza ka vrarë një palestinez me aftësi të kufizuara, gruan e tij shtatzënë dhe vajzën e tyre tre vjeçare, sipas të afërmve dhe autoriteteve. Eyad Salha, 33 vjeç, gruaja e tij në të njëjtën moshë Amani dhe vajza e tyre Nagham ishin duke u përgatitur për të ngrënë drekë të Mërkurën kur një raketë çau fasadën e ndërtesës bregdetare dhe shkatërroi të tre dhomat në banesën e tyre Deir el-Balah, në qendër të Rripit të Gazës.
Mjekët palestinezë në spitalin kryesor të Al-Shifa të Rripit të Gazës kanë punuar gjatë gjithë kohës për të shpëtuar jetëte njerëzve të lënduar nga sulmet e luftës. Ndër personat që kanë mbetur viktima gjatë luftës ka patur edhe mjekë të cilët kanë qenë të vjetër në profesion dhe kjo gjë e vështirëson më shumë punën e mjekëve të cilët po pakësohen.
Një gjest simbolik është bërë sot në Palestinë ku një 56-vjeçar izraelit i quajtur Yigal Yeoshua i ka dhuruar veshkën një 58-vjeçareje palestineze dhe transplantimi është kryer me sukses. Dhurimin e veshkës e ka bërë të mundur bashkëshortja e Yeoshua pasi 56-vjeçari ndërroi jetë të hënën pasi një tullë i ra në kokë pas bombardimeve dhe e la të vdekur.
Sulmet nga Izraeli kundrejt palestinezëve vazhdojnë dhe palestinezët nuk janë shpresëdhënës që ndërhyrjet diplomatike do të zgjidhin gjë në këtë mës. Korrespondenti i Al Jazeera raporton se takimet e vazhdueshme të Kombeve të Bashkuara me Izraelin nuk i japin asnjë shpresë drejt armëpushimit tek palestinezet.
Si nisi lufta? Përplasjet që po mbajnë botën pezull që prej dy javësh…
1.Tri raketa u hodhën nga Libani drejt Izraelit Verior dhe sipas IDF, (Forcave të Mbrojtjes së Izraelit), asnjë grup nuk mori përgjegjësinë.
2. Ushtria izraelite goditi në Gaza disa ndërtesa që sipas qeverisë përdoreshin nga militantët dhe inteligjenca.
3.Kundërpërgjigjia erdhi nga Hamas, që qëlloi me raketa Izraelin nga rripi i Gazës. Pas këtij momenti dhuna shpërtheu mes grupeve palestineze dhe izraelite brenda Izraelit.
4.Udhëtimet ndërkombëtare janë mbyllur, përfshirë edhe aeroportin kryesor atë në Tel-Aviv.
5.Janë 232 të vrarë në Gaza që sipas Izraelit ishin militantë.
Por si e sheh bota këtë përplasje?
Aleati kryesor i Izraelit, SHBA gjithashtu ka kërkuar armëpushim edhe pse ka njohur të drejtën e Izraelit për t’u mbrojtur. Psaki tha se këshilltari i sigurisë kombëtare ka biseduar me homologun e tij në Izrael disa herë gjatë orëve të fundit. Ajo gjithashtu u shpreh se SHBA ka patur dialog të rregullt shumë herë në ditë me zyrtarë nga Egjipti dhe Katari, duke qenë tepër të angazhuar. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka thënë se ajo është “shumë e shqetësuar” për përshkallëzimin e dhunës në Izrael dhe Gaza.
Edhe Organizata e Kombeve të Bashkuara ka kërkuar armëpushim. Gjithashtu në Izrael ka shkuar një delegacion nga Egjipti për të kërkuar armëpushimm, gjë që u refuzua menjëherë. Nga ana tjetër, Hamas ka kërkuar një armëpushim reciprok në këmbim të pushimit të sulmeve nga ana e Izraelit në xhaminë Al-Aqsa në Jeruzalem. Por Izraeli nuk tërhiqet. Qeveria deklaron se Izraeli nuk po kërkon një armëpushim dhe as ka interes për një gjë të tillë. Po ashtu, Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres ka bërë thirrje të ndalohen sulmet me çdo kusht ndaj mediave dhe ndaj civilëve. Italia, Egjipti, Franca dhe Pakistani kanë kërkuar që të ndalen luftimet dhe çështja të zgjidhet nëpërmjet dialogut. Ndërkohë që Turqia dhe Tunizia gjatë mbledhjes së sotme të Këshillit të Sigurimit kanë deklaruar se Izraeli duhet që t’i japë fund bombardimeve si dhe raketave kundrejt Gazës, pasi nga lufta po vritën fëmijë të pafajshëm palestinezë.
Kancelarja gjermane, Angela Merkel mbrëmë mbrojti të drejtën e Izraelit për t’u mbrojtur nga goditja me raketa nga Rripi i Gazës i drejtuar nga grupi islamik palestinez Hamas dhe tha se Gjermania po punonte për të siguruar një armëpushim të qëndrueshëm.
Por cila ishte shkëndija e parë e luftës?
Luftimet nisën pas një përplasje mes policisë izraelitëve dhe palestinezëve në vendin e shenjtë në Jeruzalemin lindor. “Haram al sharif” është Mali i Tempullit dhe frekuentohet edhe nga myslimanët palestinezë edhe nga izraelitët. Përplasjet vazhduan dhe autoritetet izraelite përgjatë muajit të Ramazanit kërkuan të dëbonin familjet palestineze që jetojnë në Jeruzalemin lindor. Gjatë përplasjeve, Hamas kërkoi që qeveria izraelite të largonte policinë dhe të mos dëbonte familjet por thirrjet nuk u dëgjuan. Në këtë moment, ushtria palestineze dërgoi raketa drejt Izraelit dhe kaq mjaftoi që lufta të niste. Konflikti mes dy vendeve është i vjetër dhe daton për më shumë se 7 dekada. Izraeli ka aneksuar Jeruzalemin Lindor në 1980 dhe e quan kryeqytetin e tij, por shumica e botës nuk e ka pranuar,ndërsa Palestinezët kërkojnë pronat e tyre në më shumë se gjysmën e Jeruzalemit lindor.
(I.A;e.k;a.b/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
BRUKSEL- Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev është shprehur në Bruksel se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut meritojnë të hapin negociatat me Bashkimi...
KOSOVË- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani është takuar ditën e sotme me drejtorin për Evropë në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe të Zhvil...
TURQI- Parlamenti Evropian miratuan me 480 vota pro, 64 kundër dhe 150 abstenim mos hapjen e negociatave me Turqinë. Euronews.com shkruan se eurodeputetët thanë...
KOSOVË- I dyshuari për vrajsen e Gëzim Kastratit ditën e djeshme në Pejë, Xhevdet Januzaj është arrestuar mbrëmjen e sotme. Policia e Pejës bëri me dije se...
IZRAEL-Zëdhënësi i Hamasit, Hazem Qassam, i ka dhënë një përgjigje thirrjes së de-përshkallëzimit të Biden.Sipas Aljazeera, ai tha se ata që kërkuan të rivendos...
ISHUJT GALAPAGOS-Një nga formacionet më të famshme shkëmbore në ishujt Galapagos Harku i Darvinit, është shembur si pasojë e erozionit natyror.Lajmi i shembjes ...
KOSOVË- Ministria e Jashtme në Kosovë i ka kërkuar Presidentes Vjosa Osmani që të heqë nga puna të gjithë ambasadorët që janë emëruar politikisht. Telegraf...
GJERMANI- Gjermania i ka dhuruar 150,000 teste të shpejta antigjen COVID-19 Kosovës për të mbështetur sistemin e kujdesit shëndetësor në luftën kundër pandemis...
KOSOVË- Prokuroria e Kosovës ka zbardhur fillesën e zgjarjes që tronditi Pejën ditën e djeshme. Prokuroria ka bërë të ditur se ngjarja ka filluar në vitin ...
WASHINGTON – Administrata e Presidentit Biden do të heqë dorë nga sanksionet mbi kompaninë që qëndron pas tubacionit Nord Stream 2 të Rusisë në Evropë dhe...