LIVE UPDATES
Bota

Vendi më i goditur në Europë/ Italia rihap gradualisht kompanitë strategjike. Çfarë parashikon faza e dytë për qytetarë

27 Prill 2020, 14:32 Nga DOSJA
Vendi më i goditur në Europë/ Italia rihap gradualisht

ITALI– Ekonomia e tretë evropiane mbetet e papunë, por kompanitë strategjike italiane gradualisht rifilluan të hapen këtë të hënë, me masa drastike të sigurisë për të shmangur rikthimin e epidemisë Qeveria italiane është përballur me një ekuacion të vështirë: si të frenojë pandeminë, duke shmangur dëme “të pakthyeshme” për ekonominë, ka thënë kreu i qeverisë, Giuseppe Conte.

Në listën e bizneseve që do të rihapen përfshihen:

Në këtë plan përfshihen veçanërisht aktivitetet prodhuese dhe industriale, më të orientuara drejt eksportit, si automjetet apo moda, për të shmangur penalizimin e tyre përballë konkurentëve të huaj. Kështu në Mirafiori, në periferi të Torinos (në veri), njëqind punonjës, të thirrur për t’u bërë 250 në 48 orë, kaluan sot portën e fabrikës së prodhuesit të makinave Fiat Chrysler (FCA).  Inxhinierët dhe drejtuesit e ekipit fillimisht, pastaj punëtorët kalojnë para një skaneri termik, përpara se të marrin pajisjet mbrojtëse, maska, doreza dhe syze. Ata duhet të punojnë në modelet e reja të Fiat 500 elektrik, ashtu si 60 punëtorët e një qendre tjetër e Torinos.

Në Sevel, një kompani e përbashkët e Fiat dhe prodhuesit francez PSA (Peugeot Citroën), të specializuar në prodhimin e automjeteve, 6 000 punonjës nga 6 700 po rifillojnë punën në kompani, për të rifilluar prodhimin e Ducatos, në Atessa.

Rreth 300 000 metër katrorë të uzinës janë dezinfektuar, 130 shpërndarës të xhelit hidroalkoolik janë në dispozicion si dhe 600 pika të pajisura me dezinfektues në mënyrë që punonjësit të mund të pastrojnë pajisjet e tyre. Dhe atje temperatura e punonjësve matet në hyrje.

“Ajo që kemi demonstruar sot është shembulli konkret i angazhimit tonë prioritar për mbrojtjen e punonjësve tanë, fryt i një pune të gjerë me ekspertë dhe virologë, dhe përfunduar nga një marrëveshje me të gjitha organizatat sindikale.“- tha  në një njoftim për shtyp Pietro Gorlier, një zyrtar i lartë i FCA

Por nuk është vetëm sektori i automobilave, që kontribuon në vlerën 5,6% të PBB italiane, që ka rifilluar sot punën. “Duke nisur nga 4 maji, Italia do të rihapë të gjithë sektorin e prodhimit dhe ndërtimit, si dhe tregtinë me shumicë për këta sektorë. “- tha Conte. Pandemia dhe masat kufizuese kanë ndaluar ekonominë italiane. Sipas parashikimeve të qeverisë, Italia do të hyjë në recesion këtë vit, me një rënie prej 8% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Ndërkohë faza e dytë e lehtësimit të masate, përfshin edhe më shumë hapësirë për qytetarët  italianë.  Mediat e huaja  shkruajnë se qytetarët do të munden që të shkojnë edhe për vizita tek të afërmit, por nuk do të lejohet udhëtimi në rajone të tjera, lëvizja do të jetë vetëm brenda qytetit.

Qytetarët mund të dalin lirshëm nga shtëpia, por duke respektuar një distancë sigurie prej dy metrash. Mësohet se për berberët, parukieret, restorantet dhe baret do të duhet të presin për një njoftim tjetër deri në 1 qershor.

Lëvizja mes rajoneve.

Lëvizja me mjete të transportit publik ose privat, nga një rajon në tjetrin nuk do të lejohet, përveç nevojave për punë, për urgjencë ose për arsye shëndetësore.

Kthimi në shtëpi nga jashtë.

Do të jetë e mundur të ktheheni nga jashtë për në Itali për t’iu bashkuar familjes nëse deri më tani nukkeni qenë nën territorin italian. Kjo është ajo që siguron dekreti i këshillit të ministrave në Itali. Italianët që kthehen në shtëpi duhet të komunikojnë arsyet e udhëtimit, adresën e plotë të shtëpisë ose vendbanimit në Itali ku do të zhvillohet periudha e karantinës, mjetet private të transportit që do të përdoren për të arritur në karantinë numrin e telefonit.

Do të ketë vizita mes familjarëve.

Qytetarët italian do të mundn të vizitojnë të afërmit, por gjithmonë duke respektuar distancat e sigurisë. Jo, mbledhjeve familjare dhe festave private.

Sa u përket shkollave, këtë vit është e pamundur që nxënës e studentë italianë të rikthehen sërish në shkollë.

Fëmijët nën 6 vjeç nuk e kanë të detyruar mbajtjen e maskës.

Në dekretin e ri thuhet se “fëmijët nën moshën gjashtë vjeç nuk i nënshtrohen detyrimit të maskave, si dhe subjektet me forma të aftësisë së kufizuar që nuk përshtaten me përdorimin e vazhdueshëm të maskës.

 Sport dhe vrap jashtë shtëpisë.

Mund të vrapohet larg shtëpisë, por duke respektuar një distancë prej dy metrash nga të tjerët, përveç bashkëjetuesve. Për shëtitjet, distanca është 1 metër. Ndërkohë  mbeten ende të pezulluara veprimtaritë e palestrave, qendrave sportive, pishinat, qendrat e notit, qendrat e trajtimit, banjat termale (përveç sigurimit të shërbimeve që janë në nivelet thelbësore të ndihmës), qendrat kulturore, qendrat sociale, qendrat rekreative janë pezulluar.

Trajtimet profesionale.

Me 4 maj në përputhje me rregullat e distancimit shoqëror dhe pa ndonjë mbledhje, trajnimi prapa dyerve të mbyllura lejohet për atletët e disiplinave sportive individuale. Për sportet në ekip, drita e gjelbër më 18 maj.

Funeralet nga vetë familjarët.

Janë pezulluar ceremonitë civile dhe fetare, lejohen ceremonitë e varrimit me pjesëmarrjen ekskluzive të të afërmve të shkallës së parë dhe të dytë dhe, në çdo rast, maksimumi deri në 15 persona, mundësisht jashtë, duke veshur maska mbrojtëse dhe duke respektuar rreptësisht masat e distancimit shoqëror.

Transporti:

Rajonet do të duhet të rregullojnë programimin e transportit publik vendor, edhe nëse jo i linjës, në bazë të nevojave aktuale dhe me qëllimin e vetëm për të siguruar shërbimet minimale thelbësore, sigurimi i të cilave, megjithatë, duhet të modulohet në atë mënyrë që të shmanget mbipopullimi i mjeteve në afatet kohore të ditës në të cilën ekziston prania më e madhe e përdoruesve.

Burimi:  Lemonde

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne itali koronavirusi ne itali

Sondazh

Poll
Bota 27 Prill 2020, 13:33

ITALI– Koronavirusi bëri që shumë shtete në mbarë botën të nxirrnin nga burgjet me mijëra të dënuar për krime të ndryshme si shkak i përhapjes së Covid-19. Por ...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet