LIVE UPDATES
Aktualitet

Vendimet e KLP/ Shkarkohet Prokurori i Sarandës, zgjidhet kryetari i ri i përkohshëm, ndërpritet procedura e verifikimit të

23 Shtator 2021, 13:52 Nga DOSJA
Vendimet e KLP/ Shkarkohet Prokurori i Sarandës, zgjidhet kryetari i ri i

TIRANË– Ditën e sotme, Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka shkarkuar nga detyra drejtuesin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Parë në Sarandë, Lorenc Mërkurin. Një tjetër vendim që u mor gjatë mbledhjes ishte transferimi i Alfred Shehut, aktualisht prokuror në Elbasan si prokuror në Sarandë. Këshilli vendosi më 8 vota pro, caktimi i përkohshëm i prokurorit Alfred Shehu në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë për një periudhë kohore tre mujore nga hyrja në fuqi të këtij vendimi.

Këshilli vendosi në mënyre unanime, ndërprerjen dhe përfundimin e procedurës së verifikimit të pasurisë dhe figurës për prokurorin Arben Smaçi, kandidat për pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër dhe për prokurorin Arben Dyla, kandidat për pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje. Këshilli vendosi miratimin e raporteve për analizimin e aftësisive profesionale të subjektit të rivlerësimit për Violeta Shkurta, prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier dhe për Ylli Pjetërnikaj, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë.

NJOFTIMI I PLOTË:

Këshilli i Lartë i Prokurorisë zhvilloi sot, më 23.09.2021, mbledhjen plenare të radhës. Seanca u ndoq edhe nga përfaqësues të Ministrisë së Drejtësisë dhe programeve të asistencës për zbatimin e reformës në drejtësi, EURALIUS dhe OPDAT.

Më propozim të anëtarit Bujar Sheshi, me 8 vota pro dhe 3 kundër (z. Gent Ibrahimi, znj. Nurihan Seiti dhe z. Vatë Staka), rendit të ditës iu shtua diskutimi/ miratimi i caktimit të përkohshëm të Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Parë Sarandë në kushtet kur Drejtuesi aktual të kësaj prokurorie, z. Lorenc Mërkuri është shkarkuar nga detyra me vendim të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit me datë 22.09.2021. Me 8 vota pro dhe në mungesë të Kryetarit të Këshillit, z. Gent Ibrahimi dhe anëtarëve z. Moisi Duda dhe Vatë Staka, Këshilli vendosi transferimin me pëlqim të z. Alfred Shehu, aktualisht prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan si prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë për një periudhë kohore një vjeçare nga hyrja në fuqi të këtij vendimi. Gjithashtu, Këshilli vendosi më 8 vota pro, caktimi i përkohshëm i prokurorit Alfred Shehu në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë për një periudhë kohore tre mujore nga hyrja në fuqi të këtij vendimi.

Pasi u njoh me relacionet e përgatitura nga Komisioni i Vlerësimit të Veprimtarisë Etike dhe Profesionale , Këshilli vendosi në mënyre unanime, ndërprerjen dhe përfundimin e procedurës së verifikimit të pasurisë dhe figurës për prokurorinz. Arben Smaçi, kandidat për pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër dhe për prokurorin z. Arben Dyla, kandidat për pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje. Shkak për ndërprerjen dhe përfundimin e procedurës së verifikimit të pasurisë dhe figurës për kandidatët e sipërpërmendur, është vendimi i KPK-së për shkarkimi nga detyra të dy subjekteve të rivlerësimit. Për shkak të këtij vendimi, z. Arben Smaçi dhe z. Arben Dyla, pezullohen nga detyra dhe nuk mund të ushtrojë funksionet e prokurorit deri në një vendim-marrje të formës së prerë nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit. Gjithashtu, Këshilli vendosi ndërprerjen dhe përfundimin e procedurës së verifikimit të pasurisë dhe figurës për prokuroren znj. Dorina Bejko, kandidate për pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec. Gjatë procedurës së verifikimit, kandidatja Dorina Bejko ka paraqitur kërkesën me të cilën ka deklaruar se tërhiqet nga kandidimi për pozicionin “Drejtues” në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për shkak se me datë 23.07.2021, të Këshillit të Lartë të Prokurorisë vendosi emërimin e prokurores në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Me Vendimin nr. 179, datë 03.06.2021, “Për fillimin e procedurave të verifikimit të pasurisë dhe figurës së kandidatëve për t’u pranuar në Programin e Formimit Fillestar të Shkollës së Magjistraturës në vitin akademik 2021-2022”, Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka filluar procedurën administrative për verifikimin e pasurisë dhe figurës të kandidatëve për t’u pranuar në Programin e Formimit Fillestar të Shkollës së Magjistraturës në vitin akademik 2021-2022. Pasi u njoh me relacionet të përgatitura nga Komisionin e Vlerësimit i Vlerësimit të Veprimtarisë Etike dhe Profesionale , Këshilli vendosi në mënyre unanime lejimi i kandidimit për 18 (tetëmbëdhjetë) kandidatë, për t’u pranuar në Programin e Formimit Fillestar të Shkollës së Magjistraturës, në vitin akademik 2021-2022, respektivisht, z. Arbër Delilaj; znj. Arisa Shkrepi; znj. Arjeta Plaku; znj. Aulona Haxhiraj; znj. Briselda Zhuzhi; znj. Brisida Leka; znj. Elsa Gjeli; znj. Ema Lazaj; znj. Enkelejda Meçka; znj. Greta Dreni; znj. Hava Memko; z. Kristi Jorgji; z. Mirjon Brahimllari; znj. Olta Hadushaj; znj. Ornela Ferhati, znj. Rajmonda Xhelollari; z. Renato Tosku dhe znj. Sonila Qerrolla.

Në vijim, Këshilli vendosi miratimin e raporteve për analizimin e aftësisive profesionale të subjektit të rivlerësimit znj. Violeta Shkurta prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier dhe për z. Ylli Pjetërnikaj prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë. Një kopje e këtyre Raporteve i dërgohet Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.

Këshilli vendosi të vlerësojë të përfunduar procedurën e verifikimit të pasurisë dhe figurës për prokurorin Gjon Fusha, kandidat për pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Gjirokastër, sipas relacionit bashkëlidhur dhe të lejojë kandidati prokuror Gjon Fusha të vijojë me procedurat e mëtejshme të ngritjes në detyrë për pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Gjirokastër. Shorti caktoi z. Bujar Sheshi si relator. Gjithashtu, Këshilli vendosi të vlerësojë të përfunduar procedurën e verifikimit të pasurisë dhe figurës për kandidatin z. Albert Murçaj, për pozicionin e Drejtuesit të prokurorisë pranë gjykatës së Apelit Shkodër dhe të lejojë kandidati prokuror Gjon Fusha të vijojë me procedurat e mëtejshme të ngritjes në detyrë për pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit. Shorti caktoi z.nj. Eloida Goxhi si relator.

Pasi u njoh me relacionet shpjeguese të përgatitur nga Komisioni për Zhvillimin e Karrierës, Këshilli i Lartë i Prokurorisë vendosi unanimisht caktimin e përkohshëm për një periudhë tre mujore nga data e hyrjes në fuqi të vendimit të z. Dritan Gripshi në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkalles së Parë Berat; të z. Neritan Hoxha në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec; të znj. Violeta Shkurta në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier dhe të znj. Arta Marku në pozicionin e prokurores në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Tiranë.

Me 11 vota pro, Këshilli vendosi për caktimin e përkohshëm të znj. Elida Hoxhaj, prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së parë Fier, në pozicionin e prokurorit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Vlorë dhe të z. Kleanth Zeka në pozicionin e Drejtuesit pranë Gjykatës së Apelit Vlorë.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet alfred shehu arben smaçi lorenc mërkuri vendimet e klp alfred shehu arben smaçi lorenc mërkuri vendimet e klp

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet