Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Aktualitet
“Je tu marr veten në qafë për kokë të kalamajve”/ Si e priti Edevaldo Haxhiu turkun milioner në Rinas, Faruk Fatih Oze
23 Shtator 2021, 13:34Nga DOSJA
Komunikimet e shpeshta me telefon zbuluan se 27 vjeçari Faruk Fatih Ozer i shumë kërkuari i shtetit turk, po ndihmohej nga shtetas shqiptar në vendin tonë për t’ju fshehur drejtësisë. Hetimi kundër krimeve kibernetike zbuloi se në 9 raste Ozer foli në telefon me shqiptarë, menjëherë mbasi në datën 20 prill ai kaloi përmes aeroportit të Rinasit.
Njëri nga shtetasit që e ndihmoi atë përgjatë kësaj arratie është 36 vjeçari Edevaldo Haxhiu i cili përfundoi në pranga si personi që e priti turkun e shumëkërkuar i dyshuar në vendin e tij se mashtroi 391 mijë anëtare për shkëmbimin e monedhave virtuale dhe mbasi grumbulloi asete dixhitale në vlerën e 2 bilionë dollarëve u largua nga Turqia. Njëri nga personat e pyetur është shtetasi Altjan Canaj që tregon se i dyshuari Haxhiu i kërkoi në telefon të merrte një person me emrin Erkan.
“Mbasi e mora me BMW në ngjyrë të bardhë që i përket Edevaldos e lashë në një hotel pranë 21 dhjetorit dhe më pas u ktheva në Durrës,”- tregon dëshmitari.
Të nesërmen kur është takuar me të dyshuarin turku i është prezantuar si Faruk Fatih Ozer. Nga frika më pas kur mësoi se bëhej fjalë për një të shumë kërkuar i riu flaku telefonin e tij së bashku me numrin në përdorim. Edevaldo Haxhiu pranon se e priti turkun e shumë kërkuar pasi e kishte porosi nga një person tjetër me emrin Murat , që nuk ja prezantoi me identitetin e vërtetë.
“Duke qenë se konsumoja alkool i thashë mikut tim ta priste” rrëfen i dyshuari . Të nesërmen kur u interesova pranë hotelit për Erkanin ata më thanë se ky shtetas quhej Faruk Ozer. Por prokuroria këmbëngul se në përgjimet e detajuara, të riut i shkroi një mik ku e paralajmëronte ” je tu marr veten në qafë për kokë të kalamajve”.
Marrë nga Top Channel
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
FIER- Një zjarr ka rënë në fshatin Topojë të Fierit ditën e sotme. Zjarri ka rënë për shkak të djegieve të hamullave pas korrjes së grurit.Ndërkohë që bëhet me ...
TIRANË– Viktor Marku, Sebastian Mali, të ndaluar si persona të dyshuar për vrasjen e Hekuran Billës mbrëmjen e 11 qershorit 2020 në Tiranë, mund të l...
TIRANË– Aleanca e Teatrit doli ditën e sotme para Gjykatës Administrative, ku ka denoncuar pushimin e padisë të ngritur nga avokatët Dorian Matlija d...