6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje 4 Qershor, 10:22 ...
Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje 4 Qershor, 10:22 ...
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 FOTO/ Ja kush është polici q&e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
GJERMANI– Personeli i huaj sanitar dhe për ndihmë shtëpiake, i ndërmjetësuar në Gjermani, të cilët kujdesen për të moshuarit në shtëpitë e tyre kanë të drejtën të mos paguhen nën pagën minimale. Kjo u vendos nga Gjykata Federale e Punës në Erfurt. Ky vendim historik thekson që paga minimale vlen gjithashtu për kohën e gatishmërisë, në të cilën kujdesi ofrohet kur kërkohet.
“Edhe koha e gatishmërisë duhet të paguhet me pagën e plotë minimale,” sqaroi kryetari i trupit gjykues Linck gjatë seancës. Kjo vë në pikëpyetje modelin e biznesit të “kujdesit 24-orësh” brenda katër mureve të shtëpisë, të cilin e ofrojnë shumë agjenci rekrutimi.
Sipas deklaratës së gjykatësit, shërbimi i gatishmërisë mund të nënkuptojë gjithashtu që personeli infermieror kujdestar të jetojë në shtëpinë e të moshuarve. Kjo në thelb e detyron personelin të punojë në të gjitha orët e ditës dhe natës, kur është e nevojshme.
Padinë në gjykatë e çoi një grua nga Bullgaria. Sipas deklaratave të saj, ajo kujdesej për një të moshuar në apartamentin e saj në Berlin 24 orë në ditë, shtatë ditë në javë. Në kontratën e saj si asistente sociale përmendej se ajo duhet të punonte 30 orë në javë.
Vendimi do të shkaktojë një cunami”
Paditësja nuk kishte kohë të lirë, madje as ditë pushimi. Për angazhimin e vazhdueshëm që kërkohej, ajo paguhej vetëm për gjashtë orë në ditë. Ajo merrte 950 euro neto në muaj. Bullgarja ishte e para nga rreth 100.000 deri 300.000 kujdestarë, kryesisht gra nga Evropa Lindore, që jetojnë me të moshuar gjermanë për t’u kujdesur për ta.
Specialistët e infermierisë dhe sindikatat besojnë se disa qindra mijë kujdestarë të huaj punojnë në familjet gjermane për njerëzit në nevojë për kujdes – shpesh nën kushte të pasigurta pune. Kryetari i Fondacionit Gjerman për Mbrojtjen e Pacientëve, Brysch, deklaroi në një reagim të parë se vendimi ishte i shpjegueshëm. Por kjo shkakton një cunami për këdo që varet nga mbështetja e infermierëve të huaj në shtëpi. Presidentja e shoqatës shoqërore VdK, Bentele, u tha gazetave të grupit mediatik Funke se pas vendimit, kujdesi në shtëpi është i kërcënuar.
Ende nuk është marrë një vendim në lidhje me shumën e pagesës shtesë që do të marrë paditësja nga kompania e saj bullgare. Gjykata Federale ia kaloi çështjen përsëri në Gjykatës së Punës të Landit Berlin-Brandenburg. Në seancat e mëparshme gjyqësore, për shtatë muaj ishte llogaritur një pagesë e prapambetur prej më shumë se 38.000 eurosh.
Marrë nga DW.
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
KOSOVË– Ushtarët gjermanë mund të qëndrojnë për së paku edhe një vit tjetër në Kosovë. Parlamenti gjerman vendosi natën duke u gdhirë e premtja, më 25 qers...
SHBA– Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) njoftuan të mërkurën se ekziston një lidhje e mundshme mes dy vaksinave kundër ...
SHBA– Presidenti Joe Biden deklaroi të enjten se është arritur një marrëveshje dypalëshe mbi një plan infrastrukturor prej 953 miliardë dollarësh, i cili ...
SHBA– Dhjetëra vetë figurojnë të humbur dhe besohet se kanë gjetur vdekjen nën rrënojat e një kompleks ibanimi pranë Majamit të Floridës që u shemb pjesër...
Udhëheqësit e Bashkimit Evropian dështuan të arrijnë një marrëveshje për një takim të nivelit të lartë me Rusinë të propozuar nga Berlini dhe Parisi, tha Kancel...
BRITANI E MADHE- Nënsekretarja parlamentare për Fqinjësinë Evropiane dhe Amerikë në Britani të Madhe, Uendy Morton, ka dalë me qëndrim zyrtar pas takimit që zhv...
PRISHTINË– Ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku nuk do të jetë pjesë e garës për kryetare të Partisë Demokratike të Kosovës, që do ...
MEKSIKË– Tre javë kanë kaluar nga shpërthimi i minierës së qymyrit në Meksikë, ku 7 minatorë humbën jetën. Mediat e huaja shkruajnë se një qen besnik i një...
KOSOVË- Qeveria e Kosovës dhe e Serbisë ende nuk kanë qëndrim për studimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për liqenin e Ujmanit dhe përdorimin e ujit...
SHBA- Edward Snowden, ish-analisti i CIA-s, i cili tashmë është kthyer në informatorin kryesor të rrjetit Wikileaks, ka paralajmëruar sot se Julian Assange mund...