Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
All - General - 1
Bota
Vendimi i NATO-s/ Nuk do të ketë zonë ndalim-fluturimi mbi Ukrainë
16 Mars 2022, 16:15Nga DOSJA
All - Paragraf - 1
BRUKSEL- Vendet e NATO-s janë të bashkuar në mbështetjen e qëndrimit të aleancës se nuk do të krijojë një zonë ndalim-fluturimi në Ukrainë, pavarësisht thirrjeve të përsëritura të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky për një të tillë. CNN shkruan se këtë gjë e ka bërë të ditur kreu i NATO-s Jens Stoltenberg.
“Nuk do të ketë dislokim të kapaciteteve ajrore apo tokësore në Ukrainë dhe ky është qëndrimi i bashkuar i aleatëve tanë”, tha të mërkurën shefi i NATO-s Jens Stoltenberg në një konferencë shtypi në Bruksel.
Ministrat diskutuan këtë çështje në një takim të ministrave të jashtëm të martën, tha Stotlenberg, duke shtuar se aleanca është e vendosur të mos përshkallëzojë luftën me Rusinë.
“Ne shohim shkatërrim, shohim vuajtje njerëzore në Ukrainë, por kjo mund të bëhet edhe më keq nëse NATO ndërmerr veprime që në fakt e kthejnë këtë në luftë të plotë midis NATO-s dhe Rusisë”, tha ai.
Presidenti i SHBA Joe Biden do të udhëtojë në Evropë javën e ardhshme për të marrë pjesë në një samit të NATO-s më 24 mars dhe gjithashtu do t’i bashkohet një takimi të Këshillit Evropian.
HAGË- Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (ICJ) e OKB-së në Hagë ka urdhëruar Rusinë të ndalojë pushtimin e saj, duke thënë se nuk kishte parë asnjë provë p...
ANGLI- Qielli në Britaninë e Madhe është bërë portokalli pasi një ‘bombë pluhuri’ në Sahara goditi Evropën sot duke shkaktuar këtë. Mirror shkruan s...
RUSI-Presidenti rus, Vladimir Putin gjatë një deklarate që bëri në një takim me specialistët e qeversië e tij për situatën ekonomike në vend u shpreh se ai nuk ...
UKRAINË– Ka shumë diskutime rreth mbështetjes ushtarake kineze për Rusinë, ku inteligjenca amerikane zbulon se ajo ka përgjuar kërkesat nga Moska dhe...
SHBA- Kritika të shumta kanë vërshuar pas një të qeshure të fortë dhe të papërmbajtshme të zëvendëspresidentes së SHBA-së Kamala Harris, në vizitën e saj në Pol...
ATHINË– Sherr masiv në Greqi! Gjatë një evenimenti të zhvilluar nga Ministria e Kulturës për komunitetin bangladeshas në Greqi, nuk mungoi as konfron...
UKRAINË- Modelet austriak dhe suedez të neutralitetit janë në ballë të lajmeve, në prag të përfundimit të pushtimit rus të Ukrainës. Kreu i delegacionit ru...
UKRAINË– Korrespondenti i Los Angeles Times, Marcus Yam, ka kujtuar mikun e tij, kameramanit të Fox News, Pierre Zakrzewski i cili u vra ditën e djes...
RUSI– Manjati rus, Roman Abramovich besohet se është në Moskë dhe është takuar me ish-kancelarin gjerman duke u përpjekur të ndërmjetësojë paqen me Putini...