LIVE UPDATES
Aktualitet

VENDIMI: Punimet tek Loti 1&2, rritet vlera e shpronësimit, 15 mln lekë do i shtojë ARRSH

13 Prill 2022, 16:28 Nga DOSJA
VENDIMI: Punimet tek Loti 1&2, rritet vlera e shpronësimit, 15 mln

TIRANË– Qeveria ka vendosur që të ndryshojë koston e shpronësimit për ndërtimin e segmentit rrugore, “Unaza Lindore Tiranë”, më konkretisht në Lotet 1 dhe 2. Në Vendimin e Këshillit të Ministrave të nxjerrë sot, vlera e shpronësimit nga 278 268 838 lekë, është rritur duke kapur vlerën e 293 549 545 lekë. Shumë kjo që do të përcaktohet për tokat “arrë, truall dhe pyll”. Shuma e shtuar do të përballohet nga buxheti i Autoritetit Rrugor Shqiptar. Loti 1 i Unazës Lindore, nis nga TEG deri në repartin e helikopterëve në Farkë, ndërsa Loti 2, nis nga Kthesa e Saukut tek Bregu i Lumit.

Në zonën e Bregut të Lumit, kur punimet nisën në 2019, u pritën me protesta nga banorët e zonës, që u përplasjen me Policinë, RENEA-an dhe FNSH, duke kundërshtuar prishjen e banesave e 38 shtëpive. Megjithatë banesat e piketuara u shëmbën, duke vijuar punën për ndërtimin e Bulevardit. Ndërkohë që akordohet shpërblimi për banorët e dy loteve të mësipërme, nuk ka ende asnjë njoftim e vendim për Laprakën dhe “5 majin”, banorët e të cilëve dalin periodikisht në protesta duke kërkuar të drejtën e tyre të dëmshpërblimit. Një pjesë e banorëve në zonën e ‘5 Majit’ nuk kanë pranuar kontratat e propozuara nga bashkia, ku thuhet se do të përfitojnë kompensim të plotë. Ata vijojnë protestat prej muajsh tashmë.

V E N D I M PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË VENDIMIN NR.795, DATË 22.9.2015, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA NDËRTIMI I SEGMENTIT RRUGOR “UNAZA LINDORE TIRANË (LOTET I, II)”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

I. Në vendimin nr.795, datë 22.9.2015, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:

1. Në pikën 3 bëhen këto ndryshime:

a) Në fjalinë e parë, vlera e shpronësimit “278 268 838 (dyqind e shtatëdhjetë e tetë milionë e dyqind e gjashtëdhjetë e tetë mijë e tetëqind e tridhjetë e tëtë) lekë” zëvendësohet me “293 549 545 (dyqind e nëntëdhjetë e tre milionë e pesëqind e dyzet e nëntë mijë e pesëqind e dyzet e pesë) lekë”.
b) Dy nënparagrafët, ku përcaktohen sipërfaqet e pasurive sipas llojeve dhe vlerat e tyre, ndryshohen, si më poshtë vijon:

“- tokë “arë”, “truall” dhe “pyll”, me sipërfaqe 136 855.60 (njëqind e tridhjetë e gjashtë mijë e tetëqind e pesëdhjetë e pesë pikë gjashtëdhjetë) m2, me vlerë 64 211 333 (gjashtëdhjetë e katër milionë e dyqind e njëmbëdhjetë mijë e treqind e tridhjetë e tre) lekë;

-“objekte”, me vlerë 229 338 212 (dyqind e njëzet e nëntë milionë e treqind e tridhjetë e tetë mijë e dyqind e dymbëdhjetë) lekë.”.

2. Në pikën 4 bëhen ndryshimet e mëposhtme:

a) Në fjalinë e parë, vlera e përgjithshme e shpronësimit, për pasuritë “arë”, “truall”, “pyll” dhe “objekte” prej “278 268 838 (dyqind e shtatëdhjetë e tetë milionë e dyqind e gjashtëdhjetë e tetë mijë e tetëqind e tridhjetë e tetë) lekësh” zëvendësohet me “293 549 545 (dyqind e nëntëdhjetë e tre milionë e pesëqind e dyzet e nëntë mijë e pesëqind e dyzet e pesë) lekë”;
b) Në fund të pikës shtohet nënparagrafi, me këtë përmbajtje:

“-15 280 707 (pesëmbëdhjetë milionë e dyqind e tetëdhjetë mijë e shtatëqind e shtatë) lekë të përballohet nga Autoriteti Rrugor Shqiptar.”.

3. Tabelave bashkëlidhur vendimit në fuqi, të ndryshuar, i shtohet edhe tabela që i bashkëlidhet këtij vendimi.

II. Shpenzimet procedurale, në vlerën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë, të përballohen nga buxheti i miratuar për Autoritetin Rrugor Shqiptar.

III. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Agjencia Shtetërore për Shpronësimin, Autoriteti Rrugor Shqiptar, Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Tirana Rurale 1, si dhe Drejtoria e Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës pranë Këshillit të Qarkut të Tiranës për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

KRYEMINISTRI
EDI RAMA

LAJMI KRYESOR: Zbardhen vendimet! Hiqen biletat fizike, plan për energjinë, zyrtarizohet libri i fermerëve

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet edi rama vkm 13 prill 2022 edi rama vkm 13 prill 2022

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet