"Po bie një tërmet i fortë në Stamboll", moderatorja panikoset gjatë transmetimit live, i kërkon nënës s...
Aktualitet
Kushtetuesja bëhet me 8 anëtarë,Sandër Beci zgjidhet në vend të Fatmir Hoxhës,3 vite mandat
15 Mars 2022, 14:05Nga DOSJA
TIRANË- Gjykata Kushtetuese bëhet me 8 anëtarë, Sandër Beci emërohet në vend të Fatmir Hoxhës. Në mbledhjen e sotme të Gjykatës së Lartë, Beci u votua me 7 vota pro dhe 4 kundër për të zënë vendin e Hoxhës në Gjykatën Kushtetuese. Ish-anëtari Këshillit të Lartë të Prokurorisë me marrjen e dekretit nga Presidenti Republikës do të bëhet gjyqtari i tetë Gjykatës Kushtetuese dhe do të ketë një mandat 3-vjeçar. Ndërsa zëvendësuesi i Vitore Tushës kryetares në detyrë me mandate të përfunduar pritet të zgjidhet në ditët në vijim pas pikëzimit të kandidatëve nga Këshillimi i Emërimeve në Drejtësi.
NJOFTIMI NGA GJYKATA:
Bazuar në nenin 7/ç të ligjit nr. 8577, datë 10.2.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë” (i ndryshuar) dhe Rregullores “Për zgjedhjen e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese”, Mbledhja e Posaçme e gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë zhvilloi, sot, më datë 15 mars 2022, procesin e votimit për zgjedhjen e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese. Mbledhja e Posacme e gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë, pasi u njoh me listën e kandidatëve të renditur nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, në përfundim të procesit të votimit, vendosi të shpall fitues me 7 (shtatë) vota pro, kandidatin Sandër Beci. Rezultati i votimit do t’i njoftohet menjëherë, Kryetarit të Kuvendit, Presidentit të Republikës dhe Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese.
(k.m/dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
Një i dënuar me shërbim prove, u ndihmua nga shoku i tij, sepse ai jeton vetëm në banesë dhe meqë e kishte të ndaluar që të dilte jashtë shtëpisë, dorën ia shtr...
VLORË– 3 vajza italiane kanë vjedhur një byzylyk me diamante në një argjendari të Vlorës. Të treja kanë hyrë së bashku në argjendari dhe teksa provoj...
TIRANË– Operacioni policor i koduar “Universi”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë ka vënë në pranga 3...
TIRANË– Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme Josep BoRrell nuk dha një datë për Integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropia...
TIRANË– Kryeministri shqiptar mendoj se Maluma ishte epitet ministri. Kështu deklaroi sot Edi Rama gjatë takimit me përfaqësues të biznesit të vogël ...
TIRANË– Deputetët e Partisë Demokratike kanë kërkuar një interpelancë me kryeministrin Edi Rama lidhur me gjendjen e krizës ekonomike në vend. Si&cce...
TIRANË– Integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian nuk është në dorën e Josep Borrell. Kështu është shprehur vetë shefi i diplomacisë së Bashkimit ...
TIRANË- Vetëm lajm i mirë i dhënë nga qeveria nxiti operatorët e transportit publik të shtojnë me së paku 20% flotën e autobusëve në qarkullim për të shpre...