Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Aktualitet
VD-Borrell për integrimin e Shqipërisë: S’është në dorën time, s’ka datë por veç horizont
15 Mars 2022, 11:03Nga DOSJA
TIRANË– Integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian nuk është në dorën e Josep Borrell. Kështu është shprehur vetë shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian në Tiranë. Në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama, Borrell tha se e përgëzon Shqipërinë për reformat e arritura, por që ende nuk ka një datë për integrimin e vendit tonë në BE.
“Sot Shqipëria e ka treguar qartë që është një nga partnerët më të besueshëm në botë. Shqipëria ka rikonfirmuar përkushtimin e saj për sigurinë kombëtare. E falenderoj për punën e bërë si anëtare Këshillit të Sigurimit të OKB, solli dhe dënimin efortë që iu bë Rusisë. Shqipëria është aleate e NATO-s, unë u jam shumë mirënjohës, është një kontribut shumë i rëndësishëm dhe ne mendojmë se do të vijojë më tej. Unë propozoj që të përcaktohen burime të reja për të rritur sigurinë në rajon. Ka ardhur koha që të rigjallërohet procesi i zgjerimit, edhe ju vetë zoti Kryeministër keni thënë se nuk duhen më deklarata por vepra. Ka ardhur koha që Ballkani Perëndimor të integrohet në mënyrë të pakthyeshme në BE. E mbështes punën e bërë dhe çeljen e negociatave gjatë presidencës franceze. Nuk ka datë të caktuar, por është në horizont, sigurisht edhe për Maqedoninë e Veriut. Të gjithë institucionet e kanë kuptuar fare mirë se sot më shumë se kurrë ne duhet t’ju mbështesim, kjo duhet përmbushur brenda presidencës franceze. Kjo nuk varet personalisht prej meje, por nga shumë gjëra të tjera. Dua t’ju përgëzoj për reformat tuaja, ligjin e shtetin e së drejtës. Me këto vepra të dnërmarra, do të kemi avancime,”- tha Borrell.
TIRANË- Vetëm lajm i mirë i dhënë nga qeveria nxiti operatorët e transportit publik të shtojnë me së paku 20% flotën e autobusëve në qarkullim për të shpre...
LAÇ- Nis peligrinazhi i 13 të martave në kishën e Shna Ndout. Sot me 15 Mars është e marta e parë që pelegrinët të cilët i përkasin besimeve fetare të nd...
TIRANË– Gjatë 24 orëve të fundit policia e kryeqytetit ka vënë në pranga 4 persona për vepra të ndryshme penale, një prej të cilëve u ndalua për mbaj...
TIRANË– Aktivistja njëherazi edhe drejtuesja e portalit “Open Data Albania” Aranita Brahaj ka prezantuar 12 kërkesa për Qeverinë shqiptare pas krizën...
TIRANË– Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka reaguar pasi një vajzë e vogël u shfaq në shesh mes protestuesve dhe ofendoi kryeministrin Edi Rama duke e ...