LIVE UPDATES
Bota

Vetoja bullgare mban pezull integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut

5 Janar 2022, 12:11 Nga DOSJA
Vetoja bullgare mban pezull integrimin evropian të Maqedonisë së

BULLGARIMaqedonia e Veriut dhe Bullgariamund të arrijnë marrëveshje për kapërcimin e dallimeve që po e mbajnë të bllokuar procesin e integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut, thonë njohësit e çështjeve ndërkombëtare, Muhamed Halili dhe Vasko Naumovski.

Pritjet e tyre pozitive ata i bazojnë në agjendën e Qeverisë së re bullgare, që përskaj aspekteve historike, dy vendet të bisedojnë edhe për bashkëpunimin ekonomik, infrastrukturën, kulturën, shëndetësinë dhe çështje të tjera që janë në interes të përbashkët.

Kryeministri bullgar, Kiril Petkov, ka thënë se për këto çështje duhet të formohen grupe pune dhe rezultatet e para të shihen brenda gjashtë muajve.

Puna e tyre pritet të nisë pas formimit të Qeverisë së re të Maqedonisë së Veriut, me të cilën do të udhëheqë Dimitar Kovaçevski.

Muhamed Halili, ish-diplomat dhe kryetar i Këshillit të Ambasadorëve, thotë për Radion Evropa e Lirë, se zgjidhja e kontestit mes dy vendeve varet edhe nga rrethana tjera, përfshirë edhe zgjedhjet në Francë, vend i cili do të kryesojë me Bashkimin Evropian, në gjashtë muajt e parë të vitit 2022.

Ai mendon se për shkak të ndjeshmërisë së zgjerimit të BE-sëqë ekziston në Francë, zyrtarët e atjeshme nuk do të nguten që problemin ndërmjet Sofjes dhe Shkupit ta zgjidhin para zgjedhjeve presidenciale në Francë.

“Unë konsideroj se është e vështirë të saktësohet nëse do të ketë zgjidhje për një periudhë prej gjashtë muajve pasi gjatë kësaj kohe mund të ndodhin shumë gjëra, të pritura apo të papritura. Megjithatë, vlerësoj se Maqedonia e Veriut ka gjasa që konferencën e parë ndërqeveritare me BE-në, ta mbajë diku nga fundi i muajit maj, atëherë kur do të mbarojë fushata parazgjedhore në Francë. Besoj se atëherë do të ketë një zgjidhje të përkohshme për vendin”, thotë Halili.

Bullgaria në vitin 2019 ka bllokuar procesin e integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut duke e kushtëzuar konferencën e parë ndërqeveritare me zgjidhjen e dallimeve lidhur me gjuhën, identitetin maqedonas dhe të kaluarën historike.

Sofja kërkon nga Maqedonia e Veriut të njohë rrënjët bullgare në gjuhën dhe identitetin maqedonas.

Por, Vasko Naumovski, ish-zëvendëskryeministër për çështje evropiane, thotë për Radion Evropa e Lirë, se plani i ri i Qeverisë bullgare jep shpresa për lëvizje pozitive që mund të çojnë në një marrëveshje ndërmjet të dyja vendeve.

“Fushat që po përmenden ndoshta mund të çojnë në përafrimin e dy shteteve dhe dy popujve, nëse kjo bëhet në një frymë konstruktive pasi vendosja e komunikimit akademik, kulturor, në infrastrukturë, ekonomi e kështu me radhë, mund të thellojë bashkëpunimin mes dy vendeve, pasi më parë palët më shumë ishin të fokusuar në aspektet historike. Besoj se qasja e re e Qeverisë bullgare do të jetë ndryshe nga ai i Qeverisë së kaluar”.

Ndoshta gjashtë muaj janë shumë, por nëse ka një frymë pozitive besoj se mund të kemi rezultate edhe më herët. Gjërat nuk ndryshojnë brenda natës dhe mendoj se edhe kryeministrit bullgar do t’i duhet kohë për të bindur opinionin e atjeshëm se gjërat po ndryshojnë dhe se ka rezultate konkrete mes dy shteteve”, thotë Naumovski.

Sa i përket aspekteve të historisë, Naumovski thotë se këtu duhet të ketë sa më pak politikë dhe kjo çështje t’i lihet për zgjidhje komisionit të përbashkët, si për tekstet shkollore, ashtu për manifestimet tjera të përbashkëta.

“Prononcimet e politikanëve mund të interpretohen si presion ndaj punës së komisionit të përbashkët, pasi nëse ka presione, atëherë komisioni nuk do të ishte në gjendje të punonte. Vetëm me një punë të pavarur dhe pa ndërhyrje mund të ketë rezultate që mund të jenë të pranueshme për të dyja palët”, thotë Vasko Naumovsi, njohës i çështjeve ndërkombëtare dhe ish-zëvendëskryeministër për çështje evropiane.

Por, Muhamed Halili, kryetar i Këshillit të Ambasadorëve, thotë se mbajtja e konferencës së parë nuk duhet parë edhe si zgjidhja përfundimtare e problemit pasi pala bullgare, sipas tij, nuk do të pranojë aq lehtë marrëveshjen për çështjet historike.

“Në një situatë të këtillë, Bullgariado të ketë mundësinë që sa herë që të dëshirojë, ta bllokojë Shkupin në rast se vlerëson se nuk i ka përmbushur kriteret. Ky problem konsideroj se nuk është i lehtë prandaj edhe nuk mund të zgjidhet shpejt”, thotë Muhamed Halili, kryetar i Këshillit të Ambasadorëve.

Halili dhe Naumovski, si pozitive e shohin qasjen e opozitës bullgare, e cila nuk do të jetë ngarkesë për Qeverinë e kryeministrit Kiril Petkov, pasi paraardhësi i tij, Boyko Borisov, që tani drejton opozitën, i ka bërë thirrje qQverisë që ta zgjidhë sa më parë kontestin me Maqedoninë e Veriut duke shprehur gatishmërinë të pranojë çdo marrëveshje që do të çonte në heqjen e vetos bullgare.

Marrë nga ;REL

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota dimitar kovaçevski kiril petkov vasko naumovski vetoja e bullgarise dimitar kovaçevski kiril petkov vasko naumovski vetoja e bullgarise

Sondazh

Poll

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën