All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Aktualitet

VD/ Gazetarja rrëfen dhunën seksualè të serbëve ndaj burrave në Kosovë: Viktímat kanë pësuar trauma e kanë dashur të

25 Dhjetor 2019, 21:33 Nga DOSJA
VD/ Gazetarja rrëfen dhunën seksualè të serbëve ndaj
All - Paragraf - 1

KOSOVË- Në Kosovë ka patur një sërë gazetarësh investigativë që janë marrë me çështjen e krimève të luftës dhe në veçanti të përdorimit të dhunímit sèksual si mjet lufte. Serbeze Haxhiaj është ndoshta një prej më të njohurave që është marrë me një temë kaq të ndjeshme. Ajo ka biseduar me shumë njerëz e ka marrë shumë dëshmi.

Ajo ka bërë disa raporte hulumtuese, në lidhje me përdorimin e dhunímit sèksual, si mjet lufte, por edhe për çfarë ka ndodhur me fëmijët e lindur, ose të abortuar, që kanë qenë si pasojë e dhunimit sèksual nga forcat serbe. Gazetarja Linda Karadaku në emisionin Ballkan, raporton për ABC News se ka biseduar me gazetaren Haxhiaj jo vetëm për rastet e vajzave që janë dhunùar sèksualisht, por edhe të burrave.

INTERVISTA

Linda Karadaku: Si gazetare investigative, je marrë kryesisht me çështjet e dhunímeve sèksuale gjatë luftës  dhe fëmijët e lindur si pasojë e dhunës seksualè. Nga informacionet që keni marrë, sa është përafërsisht numri i grave dhe vajzave të dhunuarà dhe sa është përafërsisht numri i këtyre fëmijëve të lindur nga ky makàbritet?

Serbeze Haxhiaj: Organizatat të ndryshme, menjëherë pas luftës kanë raportuar një numër rreth 100 fëmijë, por nuk ka qenë e mundur të gjenden fakte konkrete për këtë shifër që ka qarkulluar. Dmth ajo çfarë ka ndodhur me këta fëmijë nuk mund të thuhet e saktë sepse disa prej grave kanë abortuar në Shqipëri, në Maqedoni dhe këtu në Kosovë. Disa prej viktimàve kanë qenë të detyruara të lindin pas konstatimit të vonë të shtatzënisë. Në të shumtën e rasteve të këtyre fëmijëve që kanë lindur, ata janë braktisur, janë dhënë për adoptim, ka patur raste që menjëherë pas lindjes i kanë mbytur fëmijët. Një prej rasteve që unë kam investiguar, ka qenë pikërisht një nënë e cila e ka mbytur fëmijën e saj menjëherë pas lindjes sepse nuk ka arritur të fshihte dhe të pranonte një fëmijë të ardhur nga dhuními.

Linda Karadaku: Po thoni se këta fëmijë të lindur nga dhunímet nuk e dinë se si kanë lindur apo cilët janë prindërit e tyre të vërtetë?

Serbeze Haxhiaj: Jo, sepse në atë kohë ishte vendosur misioni i OKB në Kosovë dhe gjatë hulumtimit kam parë se zyrtarët e OKB kanë qenë shumë të kujdesshëm gjatë procedurës së adoptimit. Pra prindërit adoptues i kanë adoptuar këta fëmijë si gjithë fëmijët e tjerë pa historinë e vërtetë. Ka dhe një kategori shumë të vogël të grave që kanë vendosur ti mbajnë këta fëmijë duke i fshehur nën ombrellën familjare pa treguar të vërtetën.

Linda Karadaku: Nga hulumtimi që ke bërë si janë dukur gjendja psikologjike e këtyre grave? Mendon që janë rikuperuar pas kaq kohësh?

Serbeze Haxhiaj: Në fakt po flas vetëm për pjesën e grave që kanë lindur fëmijë prej dhunës, janë vërtetë të shkatërruara, disa prej tyre kanë krijuar familje por në përgjithësi gjendja e tyre emocionale e shëndetësore është e rrënuar. Shumica e të dhunuarave në Kosovë, shteti i ka ndihmuar por ka qenë i vështirë gati i pamundur trajtimi shëndetësor i këtyre viktimave, shto këtu stigmën dhe mentalitetin në atë kohë, shumë prej këtyre viktimave kanë patur pasoja shumë të rënda, një pjesë e tyre kanë kryer vetëvrasje.

Linda Karadaku: Sa gra të dhunuara kanë kryer vetëvrasjè?

Serbeze Haxhiaj: Një numër të saktë nuk e kemi por mund të them me dhjetëra. Kanë ndërmarrë aktin ekstrèm sepse kanë qenë të vetme dhe janë përballur me izolimin nga shoqëria me pamundësinë për tu qasur në sistemin shëndetësor, një pjesë  tyre janë munduar të dalin nga trauma, por disa të tjera nuk kanë mundur dot. Edhe tani pas 20 vjetësh, shoqëria Kosovare e ka shumë të vështirë për ti nxjerrë këto viktima prej vendit ku ato janë. Zakonisht flitet për viktima, bëhen debate por shoqëria nuk ka qenë e afërt me to.

Linda Karadaku: Shoqëria nuk ka qenë gati ti trajtojë si viktíma?

Serbeze Haxhiaj: Jo, ka patur gjëra të çuditshme deri absurde, sidomos pas luftës që është tentuar të mohohet dhe të fshihet numri i fëmijëve të lindur prej dhunës sèksuale, sepse ka patur arsyetime absurde, gjoja se po ndryshohet struktura e popullsisë. Unë them që Kosova ka dështuar si shtet për të hulumtuar dhe dokumentuar krimet e luftës. Në fakt kjo ka ndodhur edhe në Shqipëri, nuk janë dokumentuar të gjitha rastet. 20 vjet pas luftës, në hulumtimet në spitalet e Kukësit, Kavajës e Tiranës dhe në vende të tjera, kam parë që numri i lindjeve dhe aborteve të kryera të regjistruara është shumë më i vogël se ai që ka qenë në realitet.

Linda Karadaku: Mendon se ka ndonjë shpresë që Serbia të bëjë një katarsis dhe të pranojë së pari masàkrat dhe krimet e kryera të të gjitha llojeve, përfshi këtu edhe dhunimin sàksual të grave dhe vajzave dhe të ketë një lloj pendese e një kërkim faljeje?

Serbeze Haxhiaj: Në fakt duket se Serbia nuk është ende gati të ballafaqohet me krimàt e saj dhe këtë lloj politike e ka ndihmuar shumë politika në Kosovë e Shqipëri, qëndrimi politik i liderëve në Kosovë, lehtësia e padurueshme për të bërë dialog për çështje më banale dhe jo për çështje esenciale që lidhen me krimet monstruoze të kryera nga Serbia në Kosovë. Gjithashtu dhe liderët në Shqipëri që me lehtësi ju qasen inisiativave që lidhen me Serbinë duke përjashtuar Kosovën. Dhunimet janë 1 prej krimeve më monstruoze që nuk janë ndëshkuar aspak, përveç në tribunalin e Hagës që ka qenë pjesë e aktàkuzës zinxhiri komandues i Serbisë, në Kosovë në asnjë rast të vetëm nuk ka arritur të dënohet dikush për krimàt e dhunimit, as në Serbi.

Linda Karadaku: Nuk ka asnjë rast të dënimit të grave dhe vajzave të dhunuara gjatë luftës në Kosovë?

Serbeze Haxhiaj: Jo nuk ka. Nuk ka patur asnjë rast të vetëm që dikush të jetë dënuar me vendim të plotë nga Gjykata për krimàt e kryera gjatë luftës në Kosovë.

Linda Karadaku: Ka patur padi penale?

Serbeze Haxhiaj: Ka patur por në ato raste, gjykata dhe prokuroria kanë qenë të paafta për ti shkuar deri në fund këtyre çështjeve sepse shumica e të akuzuarvà janë pjesë e policisë dhe ushtrisë Serbe. Ajo që po na shfaqet çdo ditë është se po u bën strehë kriminelëvè të luftës duke i glorifikuar në forma të ndryshme, duke mos i përjashtuar nga shoqëria. Serbia si shtet nuk është në gjendje të përballet me krimet që ka kryer në Kosovë.

Linda Karadaku: Nuk është se përmendet shpesh në opinion por dua t’ju pyes për dhunimin sèksual të burrave, a keni biseduar me dikë prej tyre?

Serbeze Haxhiaj: Gjatë punës time, duke u marrë më këtë çështjet e luftës, kam intervistuar disa viktíma meshkuj dhe ajo që kam parë tek këto viktíma është që vuajtja dhe trauma ka qenë më e thellë. Për ata ka qenë më e vështirë dhunimi i tyre se sa vrasja e gjithë anëtarëve të familjes. Kam parë edhe disa raste të burrave që kanë tentuar vetëvrasjèn. Në disa raste kam parë shembuj më pozitivë që kanë arritur të dalin nga gjendja traumatike dhe të ndërtojnë jetën e tyre. Është çështje e mendësisë, është çështje e botëkuptimit të tyre, e përjetojnë ndryshe.

(Marrë nga Abcnews.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet krimet serbe ne kosove linda karadaku serbeze haxhiaj krimet serbe ne kosove linda karadaku serbeze haxhiaj

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet