LIVE UPDATES
Politike

VIDEO/ Ish-ambasadori britanik: Londra sanksione ndaj politikanëve të korruptuar

24 Mars 2022, 22:41 Nga DOSJA
VIDEO/ Ish-ambasadori britanik: Londra sanksione ndaj politikanëve të

TIRANË– Ish-ambasadori Britanik në Tiranë, Duncan Norman paralajmëron sanksione për zyrtarët shqiptarë të korruptuar. Z. Norman është rikthyer në Shqipëri, këtë herë jo me “kostumin” e diplomatit, por drejton një projekt të qeverisë britanike që ka në fokus luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ai thotë se synimi është të shkëputen lidhjet e krimit me politikën.

Në një bisedë me gazetaren Klodiana Lala, ish-ambasadori flet edhe për Reformën në Drejtësi, për të cilën thotë se nuk është e përkryer, por po jep rezultatet e para. Për herë të parë, ai jep një mendim për qeverinë Rama dhe mënyrën sesi e sheh luftën brenda Partisë Demokratike.

INTERVISTA

Ish ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë z.Duncan Norman është kthyer sërish në vendin tonë, por këtë herë jo për të shërbyer si diplomat, por si drejtues i një projekti që ka në fokus luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Unë do ta kem z.Norman në një bisedë për të kuptuar më qartë se Çfarë do të jetë ky projekt dhe përse ka nisur pikërisht nga Shqipëria.

Pyetje: Z.Norman faleminderit që pranuat në këtë intervistë. Ju riktheheni këtë herë jo nën pektun e diplomatit, por si drejtues i një projekti që ka në fokus krimin e organizuar dhe korrupsionin, luftën ndaj këtyre fenomeneve negative. A mund të na thoni çfarë është ky projekt dhe përse zgjedhjet ta nisnit pikërisht nga Shqipëria?

Duncan Norman: Unë drejtoj një projekt, i cili është në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme dhe me Ministrinë e Jashtme Britanike. Qëllimi i këtij projekti është të shkëpusë lidhjet mes krimit të organizuar, biznesit, korrupsionit si dhe politikës.

Pyetje: Z.Ambasador ju keni një panoramë të qartë të mënyrës se si funksionon Shqipëria, për lidhjet e krimit me politikën, sepse ju keni shërbyer për disa vite në vendin tonë. Tashmë jeni larguar nga pozicioni që keni mbajtur dhe jeni disi më i lirë për të folur paksa më shumë. A mund të na bëni një panoramë të mënyrës sesi ju i shihni lidhjet e krimit me politikën në Shqipëri dhe sa shqetësuese janë ato?

Duncan Norman: Mendoj se jam ende një diplomat! Por vërtëtë jam i kënaqur që mund të flas pak më shumë në lidhje më ketë temë. Ajo që ne dimë është se grupet shqiptare të krimit të organizuar kanë një impakt të madh në Mbretërinë e Bashkuar. E kemi diskutuar shpesh këtë edhe në të kaluarën në kohën që unë isha diplomat në vendin tuaj. Ne e dimë që grupet kriminale janë të vështira për t’u ndaluar apo kapur si nga agjencitë e zbatimit të ligjit në Shqipëri, por edhe në Angli. Kemi vështirësi për t’i kapur këto grupe, dhe një nga arsyet është se ata kanë mbështetje nga politika. Ajo që ne po përpiqemi të bëjmë me këtë projekt është puna e përbashkët me autoritetet shqiptare, me sistemin e drejtësisë, me organet e reja të drejtësisë siç është SPAK dhe Byroja Kombëtare e Hetimit, me shoqërinë civile dhe me gazetarët investigativë. Qëllimi është të punojmë së bashku për të parë sesi mund t’i shkëpusim këto lidhje dhe për ta bërë sa më pak të pranueshme që politika dhe krimi të bashkëpunojnë kështu si po ndodh aktualisht.

Pyetje: Z. Ambasador në Shqipëri ka patur një diskutim të madh sa i përket zyrtarëve të shpallur ‘non grata’ nga SHBA. Vendime që kanë trazuar edhe politikën shqiptare. A do të bëjë Britania të njëjtën gjë siç kanë bërë dhe Shtete e Bashkuara. A do të kemi në të ardhmen zyrtarë të shpallur ‘non grata’ për shkak të përfshirjes në krim apo në korrupsion?

Duncan Norman: Ne po punojmë me autoritetet shqiptare, me median dhe shoqërinë civile. Po ka disa ngjashmëri me atë që kanë bërë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por në fakt ne kemi një qasje më ndryshe. Ajo që ne duam të bëjmë është të jemi sa më shumë bashkëpunues, dhe unë mendoj se kjo është e rëndësishme. Ndoshta kemi edhe qëllime të ndryshme me atë që ka sistemi amerikan. Po ne kemi disa opsione për t’i përdorur, psh është ligji që ka lidhje me emigracionin, ekzistojnë procedura që i përjashton disa njerëz të futen në Mbretërinë e Bashkuar. Por kemi edhe mënyra të tjera që kanë të bëjnë me ngrirjen e aseteve për ata persona që mbajnë lidhje të tilla pra mes poltikës dhe krimit të organizuar. Ne mund ta bëjmë këtë, por kjo do ishte vetëm një pjesë e historisë,  ne duam atë pjesën me të madhe të historisë, ku të bëjmë ndryshime thelbësore.

Pyetje: Ju thatë që sanksionet ekzistojnë dhe mund të vihen. A mund të kemi ose a mund të na thoni ju ndonjë emër konkret?

Duncan Norman: Jo nuk do të jap emra. Në fakt Mbretëria e Bashkuar operon ndryshe nga disa partnerë të saj, ne përpiqemi që aksionin ta mbajmë larg skenës, e kjo do të vazhdojë kështu edhe në të ardhmen. Por do të ketë aksion që ka për të ndodhur, në muajt në vijim do flasim pak më shumë për atë që ne po bëjmë, do zgjerojmë dhe procedurat tona.

Pyetje: Z. ambasador, kryefjala e viteve të fundit në Shqipëri ka qenë reforma në drejtësi. Me çfarë ju keni grumbulluar informacion gjatë kohës që keni shërbyer si ambasador i Mbretërisë së Bashkuar në vendin tonë, por edhe me burime të tjera pasi jeni larguar, a mendoni  se janë realizuar pritshmëritë për reformën?

Duncan Norman: Unë erdha në Shqipëri në vitin 2016, ishte java kur Reforma në Drejtësi, shkoi në Parlament dhe u bënë ndryshime të Kushtetutës, pra në korrik të 2016. Ishte prezantimi im i parë me Shqipërinë. Pra kam ndjekur hap pas hapi se çfarë ndodhi përgjatë gjithë kësaj kohe. Gjate viteve të të para të qëndrimit tim, ishte e paimagjinueshme, le të themi që Ministri i Brendshëm do të ishte një ditë në qelinë e burgut. Ishte njësoj si të ëndërroje që një politikan i korruptuar do përfundonte pas hekurave. Ja tani e shikoj që kjo ka ndodhur. E di që Reforma në Drejtësi është larg së qënit perfekt, e di që është e ngadalshme dhe e dhimbshme, jo ajo që do donin të gjithë të ishte, por ka shenja se po funksionon. Mbretëria e Bashkuar do ta shfrytëzojë këtë fazë për ta çuar atë përpara. Ky rast është një nga ato shembuj, është një gjë e vogël në dukje për ta nisur, por nëse bashkarisht e shtyjmë në drejtimin e duhur mendoj se do ndodhin ndryshime reale.

Pyetje: Z.Ambasador, ju po konsideroni si një arritje të drejtësisë se re dënimin e z.Tahiri në cilësinë e ish-Ministrit të Brendshëm, por në fakt hetimet për të kanë nisur nga institucionet e drejtësisë së vjetër. Nga ana tjetër kemi edhe dosje korruptive që ‘fle’ në SPAK apo në institucionet e tjera. Mendoni se realisht është përmbushur pritshmëria?

Duncan Norman: Ashtu siç thashë me parë, është larg së qenit perfekt, por ka shenja që po funksionon. 2 ose 3 vite me parë nuk do kishte asnjë mundësi që Saimir Tahiri të shikonte burgun, pra fakti që kjo ndodhi, është diçka që duhet t’i japim meritën gjykatësve që e dënuan atë. Është një gjë e jashtëzakonshme. Jo për të thënë që reforma është e përkryer, se qartësisht nuk është, e madje nuk do kishte nevojë as për projektin që të tregova. Projekti është hartuar për ta çuar këtë proces përpara.

Pyetje: Ka një perceptim të gjerë në opinion publik shqiptare që shumë nga politikanët tanë kanë investuar para në Britaninë e Madhe. Duke qenë se jeni drejtues i një projekti që ka në fokus luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. A do të jeni ju i gatshëm dhe i hapur që ti sillni dosje SPAK. A do të bashkëpunoni me këtë strukturë për të goditur politikanët shqiptarë të korruptuar?

Duncan Norman: Siç e përmenda edhe në fillim është një nga mjetet që kemi në dispozicion, pra siç është ngrirja e aseteve e personave që kanë bërë para përmes krimit të organizuar në Mbretërinë e Bashkuar. Është një gjë që ne e kemi bërë dhe do vazhdojmë ta bëjmë edhe në të ardhmen.

Pyetje: Dua të ndalem paksa tek Partia Demokratike. Mendoj se ish diplomat në Shqipëri i keni ndjekur zhvillimet në këtë forcë politike. A mund të na jepni një perceptim tuajin se si e shihni atë çfarë po ndodh brenda forcës më të madhe opozitare në vend dhe sipas jush kush mund të jetë një shtet për të dalë nga kjo luftë dhe nga ky debat i madh që po bëhet për të patur të nesërmen një opozitë të fortë që realisht të ndihmojë shqiptarët?

Duncan Norman: Ajo që dua të them është se iu takon shqiptarëve të vendosin se kush duhet të udhëhiqi partitë politike, Nga pikëpamja jonë,  liderët e cilësdo parti politike duhet të mbajnë sa më lartë standardet etike dhe profesionale. Duhet të jenë të aftë ta tregojnë përmes shembullit. Ajo që do të ndodhë me Partine Demokratike në të ardhmen vështirë te parashikohet. Unë nuk jam më ambasador, por dua të them se  ndërkombëtarët e kanë vështirë të punojnë me çdo figurë që nuk i ka ato standarde etike dhe profesionale. Dua te them se kjo nuk do të ndryshojë.

Pyetje: A mund të më bëni një pikturë për mënyrën sesi ju e keni parë qeverisjen e z.Rama?

Duncan Norman: E kam të vështirë të të përgjigjem, sepse si çdo qeveri tjetër ka gjëra pozitive që kanë bërë, por edhe disa gjëra të tjera që ne ndoshta do donim t’i shikonim të bëra në një mënyrë krejt të ndryshme nga ajo kanë bërë. Nuk besoj se më takon mua si ish-ambasador të jap kritika për qeverinë.

Pyetje: Ju nuk keni asnjë kritikë duke qenë se jeni ‘i zhveshur’  tashmë nga kostumi i ambasadorit?

Duncan Norman:  Qeveria Rama ka arritur disa gjëra pozitive, kam patur rastin t’i ndjek, disa gjëra mund të ishin bërë ndyshe, por nuk më takon mua t’i them tani se nuk jam ambasadori.

Pyetje:  Kam edhe një pyetje të fundit sa iu përket zgjedhjeve në Shqipëri. Ka patur rekorde në prokuroritë shqiptare për mënyrën sesi krimi i organizuar ka ndikuar tek votuesit për të transformuar vullnetin e zgjedhësve. A mendoni se drejtësia ka bërë mjaftueshëm për të ndëshkuar ata të cilët klanë ndikuar në rezultat zgjedhore dhe së dyti a mund  të na ofrojë Britania e madhe një formulë sesi mund të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme?

Duncan Norman:  Po kjo është diçka që autoritetet shqiptare duhet ta ndalojnë, por edhe me mbështetjen e ndërkombëtarëve. Kemi parë zgjedhje pas zgjedhjesh se në raportet e OSBE-ODHIR, ka pasur referime të vazhdueshme për dyshime për blerje vote, përfshirë edhe ne vitin 2021. Kjo nuk është e drejtë, të ndodhë në këtë kohë, pra të themi që krimi i organizuar po blen vota për llogari të politikanëve. Ja kjo duhet të ndryshojë. Mbretëria e Bashkuar ka punuar me KQZ, për t’i bërë zgjedhjet teknikisht më të mira, mund të themi se kishte sukses ne zgjedhjet e vitit 2021, pra nga ana teknike procesi ishte më i mirë se në zgjedhjet e mëparshme. Por në të ardhmen nuk duhet më të ekzistoje blerja e votës, apo intimidimi për të votuar, dhe këtu duhet të punojmë edhe për zgjedhjet e ardhshme. Është diçka që Mbretëria e Bashkuar do ju mbështesë.

Marrë nga BW

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike duncan norman duncan norman

Sondazh

Poll

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty