Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka vendosur që tu përgjigjet pyetjeve të disa qytetarëve shqiptarë lidhur me krizën energjitike. Përmes një videoje të postua në Facebook, Rama ka përzgjedhur disa pyetje, të cilave u ka dhënë edhe përgjigje. Ep ara ishte e një qytetari me emrin Petrit Gazulli, i cili pyet se përse Shqipëria varet nga tregu ndërkombëtar kur në fakt energjinë elektrike e prodhon në vend dhe nuk e blen në bursë.
Sipas kryeministrit Rama, Shqipëria prodhon energji kur ka reshje dhe blen kur ka thatësirë, për këtë arsye është e varur nga tregu ndërkombëtar për çmimin. Kreu i qeverisë tha se çmimi i energjisë për familjarët është nën koston reale dhe kjo është falë masave të marra për mbrojtjen e konsumatorit. Rama shtoi gjithastu se çmimet në treg nuk i përcakton qeveria, por raporti i kërkesës dhe ofertës në treg. Rama tha se do të ketë prioritet mbrojtjen e familjes nga kostot e papërballueshme të rritjes së çmimit të energjisë elektrike. I pyetur se përse kur e sheshim energjinë, e shesim shumë më lirë nga sa e blejmë, Rama tha se kjo ndodh për shkak se vendi eksporton energji gjatë dimrit kur reshjet janë të dendura, ndërsa blerjen e bën gjatë stinës së thatë të verës, kur edhe çmimi rritet.
Pjesë nga videoja:
Edi Rama: Përshëndetje, e kam ndjekur me shumë vëmendje gjithë reagimin lidhur me krizën energjitike dhe raportin e komenteve tuaja këtu në këtë faqe mbi këtë krizë. Me një numër komentesh përfaqësues do të mundohem të bëj disa sqarime shumë të thjeshtea.
Petrit Gazulli: Ne e prodhojmë në vend energjinë elektrike dhe nuk e blejmë në bursë, kështu që edhe çmimin mund ta vendosni vetë?!
Edi Rama: Jo i dashur Petrit, ne prodhojmë kur kemi reshje të mjaftueshme për mbushjen e hidrocentraleve dhe blejmë kur kemi thatësirë. Shqipëria është e varur nga tregu ndërkombëtar njësoj si vendet e tjera.
Kimi Miki: Beni ecen vetem:por prodhimi vendor i permbush kerkesat e shqiprise!perse duhet ta shesesh me cmim te ulet dhe ta blesh me cmim te larte? Po Ashtu edhe naften!
Edi Rama: Jo pra jo nuk eshte e vertete, sepse Shqiperia e ka te bazuar prodhimin energjitik 100% ne hidrocentrale, me varesi totale nga rreshjet. Prodhojme me shume ne stinet apo vitet e lageshta, kur i gjithe rajoni I ka keto kushte atmosferike dhe e shesim energjine e tepert lire, sepse perndryshe i bie te hapim dyert e kaskades e te permbysim dynjane rregullisht. Nderkohe qe ne stinet e thata kur konsumi rritet, blejme energji nga jashte me cmime te larta te diktuara nga kerkesa momentale e tregut. Duhet ngulitur mirë në mendje se prodhimi vendor nuk i permbush kërkesat e Shqipërisë, se po t’i përmbushte nuk do kishim pse shqetësoheshim fare nga kjo krizë e madhe. Ndërsa çmimet e shitjes e të blerjes së energjisë i vendos tregu ndërkombëtar jo shteti shqiptar dhe pse e blerjes më shtrenjtë dhe e shitjes më lirë është fare e thjeshtë. Pra ne shesim energji kur ka rreshje përtej nevojës sonë dhe kjo ndodh kur tregu ndërkombëtar ka më pak nevojë, ndërsa kur ne e blejmë energjinë për shkak të thatësirës nevoja është në kulm dhe çmimi është shumë më i lartë. Prandaj po e ndërtojmë Skavicën, që të kemi mundësinë e krijimit të rezervave dhe që ta përdorim rezervën kur prodhimi bie për shkak të thatësirës, pa pasur nevojë të dalim në tregun e jashtëm. (Prandaj do e konvertojme TEC e Vlores me gaz te lengshem, qe teknikisht te kemi ne vend nje burim energjitik qe mund te jete I planifikueshem dhe jo I varur nga Zoti.
Lavdie Shehu: Po ku krahasohesh ti me Spanjën e Gjermaninë, e di ti çfarë rroge ka populli jot nga rrisni rrogat e lërini llafet.
Edi Rama: Jo ne nuk mund t’i leme fjalët, sepse fjala ështe e Zoti dhe Zoti është fjala, siç thonë librat e shenjtë dhe fjala na dallon nga qeniet e tjera të gjalla duke na dhënë mundësinë të komunikojmë e të kuptohemi njerëzisht. Ndërsa llafet janë diçka tjetër, që s’ka lidhje me punën tonë, e cila komunikimin me njerëzit e ka mjet të pazëvendësueshëm. Ne kete rast nuk po krahasohemi me askënd, thjesht po informojmë publikun për rritjen e përgjithshme të çmimit të energjisë në tregun ku edhe Spanja, edhe Gjermania, edhe Shqipëria blejnë energji.
Gentjan Dervishi: Gati pËr Shqiperin te te ngrejm çmimet e bukes, gazit, dhe energjis eletrike. Po pse nuk u ha o te pacipË
Edi Rama: Çmimet në sistemin që kemi zgjedhur këtu e 30 vjet më parë i ngre tregu jo qeveria i dashur Gentjan! Dhe në këto 30 vite çmimet janë rritur vijimësisht nga tregu, në bazë të kërkesës e të ofertës. Por më lejo të kujtoj këtu se çmimi i naftës tetë vjet më parë, kur ne erdhëm në qeveri ishte më i lartë se sa sot. Cmimi i dizelit në vitin 2013 ishte 182 lek/liter, sot eshte 177leke/liter, cmimi i benzines në 2013 ishte 186leke/liter, sot eshte 179leke/liter. Eshte tregu ai qe vendos. Kështu që shume mire të kritikojme, po mire edhe te mos harrojme.
Mira Shyla: Nuk po shohim rritje rrogash si keni premtu
Edi Rama: Rrogat rriten kur behen buxhetet e viteve pasardhese dhe rrogat do te rriten vit pas viti sic jemi zotuar, duke nisur nga paga minimale qe vitin tjetër do te shkoje 320 mije lek dhe deri ne fund te mandatit do te shkoje te pakten 380, po duke bere cmos te arrije 400 mije leke.
Vetë kryeministri Edi Rama e ka paralajmëruar krizën energjitike për shqiptarët, pak ditë më parë. Në një deklaratë për mediat të bërë pak ditë më parë, Rama tha se qytetarët duhet të përgatiten krizën energjitike; rritjen e çmimit të gazit me rreth 250%, atë të karbonit me rreth 80% dhe të naftës. Ai shtoi se kjo krizë do prekë jetën e familjeve dhe bizneseve, por qeveria do u qëndrojë pranë shtresave në nevojë, biznesit të vogël dhe konsumatorëve familjarë.
(f.m/Dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË – Kryetari i opozitës, Lulzim Basha ka ndarë në rrjetin social Twitter fjalimin e tij të mbajtur në seancën e sotme parlamentare. Basha ka faj...
SHKUP– Maqedonia e Veriut ka nisur fushatën për zgjedhjet që priten të mbahen më 17 tetor 2021. Por krejt papritur në zgjedhje është shfaqur edhe kryebash...
Gjysma e votuesve të Partisë Demokratike preferon Sali Berishën si kryetar të PD. Lulzim Basha mbështetet nga 1/3-ta e votuesve të PD, për të qëndruar në karrig...
TIRANË– Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka bërë një lapsus gjatë përplasjes së saj me kryedemokratin Lulzim Basha në Kuvend gjatë ditës ...
Votuesit e Partisë Demokratike preferojnë më shumë Sali Berishën sesa Lulzim Bashën. Në anketimin e muajit shtator, Euronews Albania pyeti shqiptarët se cilin p...
TIRANË– Kuvendi i Shqipërisë miratoi ditën e sotme marrëveshjen mes kompanisë Pfizer dhe qeverisë shqiptare. Seanca e sotme plenare nisi në orën 10:0...
GJERMANI– Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për gazetën e njohur gjermane “Der Spiegel”, ku edhe komentoi çështjen e strehimit të afgan...
TIRANË – Kryetarja e Partisë Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi është takuar ditën e sotme me ambasadorin e Britanisë së Madhe, Alastair King-...
TIRANË– Përplasje dhe replika në distancë mes dy ambasadave me qendër në Tiranë. Liria e shtypit është bërë “mollë sherri” mes SHBA dhe Rusisë, duke ...
TIRANË– “Besnikët” e liderit historik të Partisë Demokratike janë kapur “mat” me kreun e grupit parlamentar të PD-së, Alfred ...