LIVE UPDATES
Aktualitet

Henri Çili në konferencë: S’kam takuar asnjë zyrtar të lartë drejtësie për Alikot, apartamentet m’i dhuroi Fishta po

5 Mars 2020, 11:30 Nga DOSJA
Henri Çili në konferencë: S’kam takuar asnjë zyrtar

TIRANE- Botuesi dhe pronari i Universitetit Evropian të Tiranës, Henri Çili ka dalë në një konferencë në hotel “Rogner”, ku ka shpjeguar versionin e tij pas arrestimit të një jave më parë. Botuesi fillimisht, e nisi fjalën duke sqaruar se ndalimi i tij bashkë me dy bashkëpunëtorët, Betim Shkupi dhe Ilir Korbi, është kryer me shkelje të rënda.

Gjatë gjithë këtyre ditëve shtypi dhe media është mbushur me versionin e prokurorisë ose policisë dhe besoj se është më minimalja të them versionin tim. Unë më 27 shkurt, Betim Shkupi dhe Ilir Korbi jemi ndaluar në shkelje të rënda procedurale, pa pasur asnjë precedent penal në jetën tonë. Nuk kisha asnjë rrezikshmëri për t’u larguar , të prishja provat, apo të bëja një krim tjetër. Do ishte më mirë të thirresha në polici për sqarime, se sa ndalimi dhe pastaj arrestimi ishte i pajustifikuar në rrethanat ku një person ndalohet pastaj njihet me akuzën. Vendimi i Gjykatës së Përmetit hodhi poshtë masën duke normalizuar disi situatën, do kishte qenë më mirë hetim në gjendje të lirë.”-tha botuesi. 

Ai sqaroi se përfshirja në çështje nuk ka lidhje me Universitetin Evropian të Tiranës, që është edhe prona e tij, por me studion e tij ligjore.

Unë jam i përfshirë në çështjen si ortak në firmën legale ku kam 75% të aksioneve. Kam interes të ligjshëm si ortak, kam takuar pa negociuar, ndërmjetësuar me persona të ndryshëm në funksion të kontratave për shërbime juridike. Veprimi im në kuadër të kësaj studioje, kishte karakter parapërgatitor për të ndërtuar edhe vlerat e shërbimeve që do ofronin. Unë merrja përsipër fushatat e komunikimit mediatik për shkak të specifikës nga ish profesioni si gazetar.”

Çili foli për akuzat e prokurorisë dhe e nisi me akuzën e parë, atë të mashtrimit. Ai hodhi poshtë akuzën se bashkë me kunatin do të mashtronte familjen Aliko dhe Yzeiraj. “Nuk kam kryer asnjë veprim të ligjshëm, nuk kam mashtruar askënd. Është marrëdhënie legale, janë bërë kontakte dhe biseda me familjarët për të arritur në një kontratë për shërbime juridike për mbrojtjen e klientëve të ndryshëm në shkallën e tretë, si rasti i dy    çështjeve. Falsifikim. Nuk kam lidhje me këtë akuzë.”- u shpreh ai. 

Botuesi vijoi më tej, ku sqaroi se nuk ka kryer as fshehje pasurie e të ardhurash.

Nuk kam fshehur asgjë, sepse në dy çështjet që dyshohem, nuk kam bërë ansjë arkëtim dhe kontratë shërbimi në studion ligjore se kemi qenë në fazën e negocimit. Çështja e Feti Yzeirajt paraqiste urgjencë se duhej kapur rekursi në gjykatën e lartë.”-tha ai. 

Teksa arriti tek akuza e ndikimit të paligjshëm që solli edhe një valë debati politik mes PD dhe PS, për takimin e pretenduar nga prokuroria mes botuesit dhe drejtuesit të një organi të lartë të drejtësisë, ai tha se nuk ka takuar as vetë personalisht një person të tillë, e as avokatët e tij. Çili tha: Nuk kam takuar asnjë gjykatës, as unë dhe as avokatët. Nuk kam takuar asnjëherë në jetë asnjë gjykatës për të ndikuar në vendime. Në funksionin tim si botues mund të takoj edhe njerëz të drejtësisë, por jo për ndikim.

Pronari i ‘Legal Studio’, foli edhe për dhurimin e apartamenteve nga Seit Fishta. Ai pranoi se njohja ka ardhur për sebep të një klienti por mohoi që dhurimi të ketë lidhje me lirimin e dy djemve të familjes “Aliko”. “Dhurimi i 2 njësive të shërbimit nga sipërmarrësi Seit Fishta është bërë me vullnet të lirë, janë paguar taksat. Kemi folur me Fishtën për ide dhe projekte. Kam marrë shkas nga një prej klientëve të mi, por konteksti dhe dhurimi nuk lidhen fare. Hapat e mëtejshëm, sigurisht që do apeloj masën ‘detyrim paraqitje’, do kërkoj pafajësinë dhe dëmshpërblimin.”

Pak para se t’ja linte radhën pyetjeve të gazetarëve, Çili tha se vrasja e Ibrahim Bashës duhet të zbardhet. “Si qytetar, unë mendoj se çdo shkelje e ligjit duhet të marrë dënimin e merituar, aq më tepër vrasja e një polici në krye të detyrës, por kjo duhet bërë në respektim të ligjit.”-tha ai. 

I pyetur nga gazetarët nëse është viktimë e sulmit politik, Çili tha se mund të ketë persona të interesuar, por ai vetë nuk e beson një gjë të tillë.  “Nuk jam viktimë e ndonjë procesi politik,, nuk jam i bindur se çështja duhet drejtuar politikisht. Kemi të bëjmë me një sistem skandaloz drejtësie. Gjyqtarët që kanë dhënë vendimin janë të pakaluar mga vettingu, kemi një protagonizëm të sëmurë drejtësie. Kjo çështje nuk shërben si bilanc i luftës ndaj krimit dhe korrupsionit. Marrëdhëniet e mia personale janë objekt i plotë i privatësisë. Çdo veprim imi për të mbështetur financiarisht, moralisht apo dhurim brenda ligjit është vullnet i imi personal, nuk kam kryer asnjë veprim në kundërshtim me ligjin. Mendoj se veprimi i lirë, përfshirë dhe studion ligjore, është në interes të publikut. Veprimtaria ime është frymëzuar nga respektimi i plotë i ligjit. Drejtësia është në gjendje alarmante dhe për këtë duhemi shqetësuar.”-tha ai. 

Një nga gazetarët e pyeti botuesin “A keni premtuar lirim nga burgu?”, por ky i fundit u shpreh:  Pyetja nuk ka kuptim. Çdo studio ligjore ka qëllim t’iu japë klientëve të tyre dënimin më të lehtë ose lirimin, nëse është e mundur. Unë kam qëllimin të ec dhe të siguroj klientë. Por, unë nuk kam premtuar asgjë.

Në mbyllje ai e krahasoi gabimin në sistemin e drejtësisë, të njëjtë me keqkuptimin e tragjedisë së Shekspirit për shaminë e Dezdemonës. “Dy parime, ne dimë që drejtësia ka gabime të mëdha, deri te dënimet me vdekje. Pra, sistemi i gjithi mund të ndërtohet mbi një keqkuptim. Ju e dini tragjedinë e Shekspirit me shaminë e Desdemonës, cili është shkaku pres ta mësoj. Takimi me një zyrtar të drejtësisë nuk ekziston. Ka një keqkuptim.”-tha ai. 

Dosja “Mezhgorani” tashmë është në duart e SPAK, pasi pas dhënies së masave, Gjykata e Përmetit shpalli mos kompetencë. Gjykata e Përmetit dha masën “në detyrim paraqitje” r Henri Çilin, Bekim Shkupin, pas arrestimit të tyre, të enjten e shkuar. Botuesi u akuzua për 6 vepra penale, ku më e rënda është ajo e ushtrimit të ndikimit tek gjyqtarët për të liruar Arbion dhe Alban Aliko, dy lazaratasit e dënuar për vrasjen e efektivit të RENEA-s në Lazarat, Ibrahim Basha.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet henri cili legal studio lirimi i alikove henri cili legal studio lirimi i alikove

Sondazh

Poll

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri