E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi në kërkim, plagoset dhe një tjetër (EMRAT)
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 E rëndë në Maliq/ Vritet p...
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 E rëndë në Maliq/ Vritet p...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
TIRANË– Një përgjigje e Nar Kokës për Carlo Bollinon, tek Syri.net ka hapur një polemikë mes mediave dhe ka ngritur një akuzë për kërcënim nga pronari i Report Tv. Debati për fotot e Ilir Metës me Xhevdet Troplinin dhe Altin Hajrin, të publikuara fillimisht nga këshilltari i Taulant Ballës dhe pastaj nga Report Tv dhe Shqiptarja.com, është shndërruar menjëherë në një betejë mes mediave pranë qeverisë dhe atyre pranë opozitës.
Përplasja nisi kur Nar Koka i kërkoi Syri.net të publikonte një përgjigje për pronarin e Report TV. “Ty Karlo që ke nxjerrë fytyrën time aty me Ilir Metën, po të them që ajo është ditëlindja e Lefter Kokës, vëllait tim. Teri bën nga 10 ditëlindje në vit. Kujdes se do dali edhe b… jote nga Shijaku që ke marrë për gru te ditëlindjet e Terit, që ka hyrë e dalë 100 herë tek hoteli i Hajrave. Unë kam foto shumë Karlo, për ty dhe për ata që të paguajnë ty”, shkruan Koka, duke u marrë pesonalisht me botuesin, pa e sqaruar foton.
Një taktikë e huazuar nga politika, që, për të shmangur vëmendjen nga lajmi, merret me lajmsin. Menjëherë Bollino e quajti kërcënim, kërkoi reagimin e kolegëve dhe shoqatave dhe akuzoi Syri.net që po e sulmon për të mbrojtur Ilir Metën.
Reagimi i Shqiptarja.com:
Leonard Koka, vëllai i ish-deputetit të LSI, Lefter Koka kërcënon botuesin Carlo Bollino pas publikimit të fotove që tregojnë presidentin e republikës Ilir Meta, i cili në vitin 2017 tashmë president i emëruar, merr pjesë në një darkë në krah të dy trafikantëve të drogës Xhevdet Troplini dhe Altin Hajri. Koka, në vend që të shpjegojë arsyet e pranisë së tij dhe të vëllait të tij Lefterit dhe te Kreut te Shtetit në krah të trafikantëve, kërcënon dhe shatnazhon të publikojë foto imagjinare që tregon Carlo Bollinon në restorant në Shijak të familjes Hajri. ”Une kam foto shume Karlo per ty dhe per ata qe paguan ty”, shkruan Leonard Koka në një mesazh që ja ka besuar për publikim një gazetari të Syri.net, që ka për pronar djalin e Berishës dhe me zyra qendron tek pallati i Ilir Metës.
Leonard Koka dhe gazetari që shkruan per Syri.net gjykojne me te rendesishme te saktesojne se dy trafikantët nuk ishin aty për të festuar fitoren e LSI-së në zgjedhjet e qershorit 2017, sic hipotizon Shqiptarja.com dhe ReportTV, por për të festuar ditëlindjen e Lefterit. Pra ky është saktësimi thelbësor që Nard Koka i ka besuar gazetarit të familjes Meta përmes të cilit bën kërcënimin. Asnjë shpjegim as nga ana e Kokës, as nga ana e gazetarit për praninë e dy trafikantëve në atë tavolinë, të dy subjekte të OFL-së. Xhevdet Troplini, i arrestuar në 2006 për trafik ndërkombëtar droge është ulur mes Ilir Metës (në atë kohë president i republikës i emëruar) dhe Lefter Kokës (deputet i LSI i sapozgjedhur) pikërisht në qendër të tavolinës në një pozicion “zoti i shtëpisë”. Altin Hajri, aktualisht i kërkuar për sekuestrimin dhe vrasjen e Jan Prengës, edhe ai i dënuar për trafik droge, është me ta në të njëjtën tavolinë.
Sipas gazetarit të familjes Meta skandali qëndron në publikimin e fotos, jo në atë që fotot tregojnë. Por nuk është i vetmi. Pjesa më e madhe e portaleve dhe të mediave kryesore shqiptare nuk i kanë publikuar këto foto. As PD nuk ka reaguar deri tani dhe as Doktor Berisha i cili është gjithmonë i gatshëm të publikojë çdo gjë nga plehrat. Këtë herë, në mënyrë të çuditshme nuk po dëgjohet zëri i asnjë gazetari “investigativ”, asnjë medie “të lirë”, asnjë forcë politike opozite që prej vitesh udhëheq një betejë propagande kundër kriminalizimit të politikës, nuk po e vënë re se Kreu i Shtetit darkonte e bënte dolli me dy trafikantë droge ne vitin 2017, jo 20 vjet perpara! Tani le të shohim nëse shoqatat e gazetarëve do të reagojnë ndaj këtij shantazhi publik që përmes një medie i bëhet një medie tjetër që guxon të denoncojë me fakte dhe foto lidhjet mes krimit dhe politikës.
Menjëherë Cim Peka, botuesi i Syri.net dhe Syri.tv iu përgjigj Bollinos, duke përgënjeshtruar akuzat dhe duke e deklasifikuar si kërcënim mesazhin e Nar Kokës.
Reagimi i Syri.net
Përgjigjen e Leonard Kokës, vëllait të Lefter Kokës për një lajm të shpërndarë nga mediat e tij, botuesi Karlo Bolino duket se e ka kthyer në personale.
Me anë të një shkrimi të vendosur si kryesor në median e tij, Karlo Bolino ka vendosur të sulmojë jo vetëm Nar Kokën, por edhe SYRI.net që publikoi reagimin e këtij të fundit, pas publikimit të fotove të Ilir Metës nga ReportTv.
Pas këtij sulmi të Karlos, SYRI.net po bën një sqarim të shkurtër në lidhje me akuzat dhe për faktin se ka kërkuar një koment dhe ka marrë një përgjigje nga Nar Koka, të cilin e ka bërë publike pa shtuar dhe pa hequr asnjë presje, por thjesht duke ruajtur etikën për bashkëshorten e Karlos.
Fillimisht i bëjmë të ditur Karlos se, SYRI.net nuk është pronë e askujt tjetër, përveç se e një Fondacioni intelektualësh dhe gazetarësh të regjistruar brenda të gjitha ligjeve dhe rregullave të këtij shteti. Ndryshe nga Karlo Bollino, ky fondacion nuk ushqehet nga taksat e shqiptarëve përmes koncesioneve klienteliste të Edi Ramës.
I bëjmë të ditur Karlos se SYRI.net ka marrë zyrat e tij me qira përmes një kontrate të rregullt, e cila nuk ka asnjë lidhje me Ilir Metën apo ndonjë të afërm të tij. SYRI.net, ndryshe nga mediat e Karlo Bolinos, nuk i ka dhënë askush tokë dhe ndërtesa në mes të Tiranës me qira 1 euro për 20 vite. Për shërbimet që Karlo ka bërë gjithë këto vite, vetëm pak muaj më parë është shpërblyer nga Edi Rama me mijëra metra katrorë tokë dhe ndërtesë në një nga zonat më të kërkuara të Tiranës dhe këto Karlo i ka marrë me 1 euro qira.
Siç e thamë dhe me lart SYRI.net ka kërkuar një koment për videon në fjale dhe ka marrë një përgjigje nga z. Koka, të cilën as e ka shtjelluar as e ka komentuar.
Nuk jemi ne që kemi në dorë përgjigjen e z.Koka, por sigurisht nuk na takon t’i mbyllim gojën askujt, aq më pak të marrim leksione gazetarie nga Karlo Bollino, media e të cilit është një nga mediumet e shquara për intervistat e vrasësve.
Nëse z.Bollino mendon se pas kësaj përgjigje që ka marrë, Nar Kokës i duhen bërë pyetje të tjera, mund t’i vëmë në dispozicion numrin e tij për t’ia adresuar ato vetë.
Kështu çështja përfundoi përsëri në dëm të mediave dhe shmangu vëmendjen ndaj lajmit të publikuar. Pavarësisht se burimi i fotove të publikuara nga media e Bollinos mund të ishte Partia Socialiste, apo Taulant Balla, Presidenca kishte detyrimin të sqaronte pjesëmarrjen në atë tryezë. Dosja.al duke i publikuar fotot menjëherë sapo mundi t’i gjente, është interesuar në zyrën e Presidentit për një përgjigje zyrtare. Përgjigjia që na u dha ishte se presidenca ka reaguar dje, referuar deklaratës së Tedi Blushit, që e zhvendoste vëmendjen nga fotoja e Metës me Hajrajt dhe Troplinin, për t’a kaluar tek një bisedë që sipas tij, një ministre e kabinetit Rama ka zhvilluar për të ekstraduar të vëllain nga Italia në Shqipëri.
(F.g/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
BUBQ- Pas tërmetit të 26 Nëmtorit, disa banesa u dëmtuan në Bubq, duke lënë në qiell të hapur shumë familje. Ndonëse kanë kaluar afro 3 muaj, nga premtimi i kën...
Tiranë- Arben Isaku, ish-drejtori i ALUIZNI-t, i cili u arrestua pak kohë më parë për ndërtesat e shembuara gjatë tërmetit të 26 nëntorit të vitit të kaluar, ës...
PËRMET- Një ngjarje e rëndë mësohet se ka ndodhur në qytetin e Këlcyrës. Një vajzë 19 vjeçe ka denoncuar në Polici se është përdhunuar nga 6 persona...
Fier– Tensioni është i madh në dyert e shkollës “Janaq Kilica” në Fier pasi në hyrje të saj u pa se shkoi sërish një autoambulancë duke nxjerrë një nxënëse me b...
TIRANË- Një operacion policor është zhvilluar mbrëmjen e djeshme në Tiranë, ku është goditur një grup që falsifikonin dokumente. Grupi kishte krijuar një l...
TIRANË– Gjyqtari i Gjykatës së Posaçme, Ardit Mustafaj, ka ngecur në rrjetën e Vettingut. Pas hetimeve në tri shtyllat, pasurinë, aftësitë profesion...
KRUJË-Policia e Krujës ka arrestuar dy persona, si dhe ka proceduar një tjetër pasi akuzohen për ndotje të ajrit. Të tre këta shtetas, sipas njoftimit të ...
TIRANË– Kryetari i Gjykatës së Vlorës, Skënder Haluci është shkarkuar dhe nuk ka mundur të kalojë shkallën e parë të Vettingut. Mësohet se arsyeja e shkark...
Fier- Drejtoresha e Drejtorisë Arsimore të Fierit, Yllka Beci ka dhënë një tjetër version për rastin urgjent të nxënëses që u dyshua për helmim. Pasi shkoi me u...
Fier- Tensione në shkollën “Janaq Kilica” në Fier.Ditën e sotme një tjetër nxënëse është nisur me urgjencë në spitalin e Fierit, ndërsa disa nxënës të tjerë ka...