LIVE UPDATES
Bota

Aleksandër Vulin i quan përsëri shqiptarët “shiptari”, reagon deputeti Shaip Kamberi: Kjo qasje tregon se ai nuk e respe

17 Nëntor 2020, 16:35 Nga DOSJA
Aleksandër Vulin i quan përsëri shqiptarët

BEOGRAD-Ministri i Brendshëm i Serbisë, Aleksandër Vulin, ka folur pasi është zgjedhur ministër në qeverinë e re të udhëhequr nga partia e Aleksandar Vuçiçit, ku mes tjerash ka thënë se ka ardhur në krye të kësaj ministrie për të vazhduar luftën kundër krimit dhe për të forcuar veçanërisht luftën kundër krimit të organizuar.

Por, në mediat në gjuhën serbe Vulin edhe kësaj radhe, nuk ka harruar të flasë për shqiptarët duke ofenduar rëndë, dhe duke përdorur termin “shiptari”.

Kështu duke folur për rrezikimin e oficerëve të policisë serbe në Zonën e Sigurisë Tokësore me Kosovën, ministri i Punëve të Brendshme, Aleksandër Vulin, ka thënë se bandat e shqiptarëve të Kosovës vazhdimisht po organizojnë vjedhjen e pyjeve në territorin e Serbisë.

Është e vështirë. Atje kemi banda të organizuara siptare që vjedhin pyjet, që kryejnë shkelje të ndryshme, bëjnë kontrabandë, janë të pajisur mirë, gjithmonë të armatosur dhe gjithmonë qëllojnë në drejtim të policisë tonë”, ka thënë ndër tjerash Vulin.

Ndërkohë në lidhje me deklaratën e tij ka reaguar deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi. Me anë të një postimi në rrjete sociale Kamberi ka thënë se kjo qasje e Vulin tregon se nuk e respekton vetë shtetin e Serbisë dhe ligjet e saj. Duke ia kujtuar Vulinit se të gjitha dokumentet zyrtare të Republikës së Serbisë emërtojnë shqiptarët si “Albanci”.

“Ministri i Punëve të Brendshme i Republikës së Serbisë, z.Aleksandër Vulin vazhdon ta përdor me krenari termin pezhorativ ‘šiptari’ për shqiptarët. Problemi nuk është se po ndjehem i ofenduar si shtetas i përkatësisë kombëtare shqiptare. Sepse nuk mund të ndjehesh i ofenduar nga dikush që nuk ka dinjitet. Problemi është se z.Vulin tregon se nuk e respekton vetë shtetin e Serbisë dhe ligjet e saj. I kujtojmë z.Vulin se të gjitha dokumentet zyrtare të Republikës së Serbisë emërtojnë shqiptarët si ‘Albanci’”. Paramendoni, Ministri i Brendshëm që nuk i përfill ligjet e shtetit, terminologjinë zyrtare. Prandaj, z.Vulin është sot një nga simbolikat më të mira se ku është katandisur Serbia së sotme. Pa e harruar faktin se duke e përdorur gjuhën e urrejtjes ndaj shqiptarëve, z.Vulin dëshmon se nuk shqetësohet për reagimin që prodhon gjuha e tij, në përditshmërinë e qytetarëve serbë që jetojnë në mjediset e përziera me shqiptarët. Por natyrisht se z.Vulin nuk shqetësohet për fatin e Sllavicës dhe Draganit që bashkëjetojnë me shqiptarët. Ata dëshiron vetëm t’i shfrytëzojë për pushtetin e tij, duke e aktruar patriotin serbomadh nga restorantet luksoze të Beogradit”, shkruan në ai.

Më herë Aleksandër Vulin në një deklaratë zyrtare i ka quajtur shqiptarët me termin fyes “shiptarima”. Kjo deklarat e tij ka sjell shumë reagime dhe përplasje midis tij dhe lidrave të Kosovës. Termi ‘shiptar’ konsiderohet politikisht jokorrekt dhe me përmbajtje fyese në gjuhën serbe për pjesëtarët e nacionalitetit shqiptarë, të cilët jetojnë në Kosovë. Po ashtu, të quash ndonjë serb me termin ‘shiptar’, sipas gjykatës është e njëjtë si ta cilësosh dikë që punon kundër interesave kombëtare.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni alkesandër vulil alkesandër vulil

Sondazh

Poll
Bota 17 Nëntor 2020, 15:59

BRITANIA E MADHE-Martesa e princ Charles dhe princesha Diana, nuk ishte vetëm një kurorëzim dashurie. Sipas mediave të huaja, Charles ishte nën presion nga fami...

Bota 17 Nëntor 2020, 15:42

Si ndihmoi letra për të luftuar Covid-19?

Në lashtësi, njerëzit me të vërtetë e kishin kuptuar shkathtësinë e letrës. Natyrisht, u vlerësua si një mënyrë për të regjistruar informacionet se ka rreth 30 ...

Bota 17 Nëntor 2020, 15:35

Obama lavdëron Merkelin në kujtimet e tij

Në një libër me kujtime që do të dalë në treg të martën (17.11.), ish-Presidenti i SHBA Barack Obama bën një sërë lëvdatash për kancelaren gjermane Angela Merke...

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri