LIVE UPDATES
Bota

FOTOT/ Fshati i famshëm për jetëgjatësinë e të moshuarve, por… pastaj ata u zhdukën

17 Nëntor 2020, 15:02 Nga DOSJA
FOTOT/ Fshati i famshëm për jetëgjatësinë e të

ITALI– Që nga vitet 1990, Campodimele, një fshat që shtrihet në kodra, në Italinë qendrore, është bërë i famshëm për jetëgjatësinë e banorëve të tij. Në shumë kohë, shkencëtarët dhe turistët janë dyndur në këtë komunitet të vogël, të etur për të mësuar se çfarë ishte ajo që i bëri banorët e këtij fshati të jetojnë mirë në dekadën e tyre të 10-të ose 11-të.

Campodimele u bë vend i njohur për njerëzit e moshuar, që jetonin gjatë dhe shëndetshëm. Por në mënyrë misterioze, këta të moshuar thuajse janë zhdukur dhe fshati duket se është bërë “viktimë” e suksesit të tij.

Të ardhurat e konsiderueshme, nga turistë të shumtë, kanë çuar në një rikonstruksion të qendrës historike të fshatit, ndryshim të stilit të jetës, dhe kjo ka dëbuar banorët e moshuar.

“Në të kaluarën unë shëtisja, çdo mëngjes, në sheshin e fshatit për të kaluar kohën me miqtë e mi, të afërmit dhe njerëzit që kam njohur, duke biseduar në lokal ose duke u ulur në stola e duke admiruar luginën”, tha një vendas, 81-vjeçar, Benito Spirito.

“Po gumëzhinte nga jeta, kishte kaq shumë njerëz dhe turistë në sheshin e vjetër. Tani vështirë se shkoj më, është pothuajse bosh. Është e trishtueshme”, u shpreh një banor tjetër.

Në fund të shekullit të kaluar, kur u përhap lajmi për këtë fenomen të banorëve të tij jetëgjatë, fshati u bë një thesar kërkimi për shkencëtarët, mjekët, profesorët e universiteteve dhe turistët kureshtarë, ndërsa kërkonin formulën sekrete për një ekzistencë të gjatë dhe të shëndetshme.

Pas disa vitesh studime, u arrit në përfundimin se, pleqtë e fshatit përfitonin nga një kombinim i ajrit të pastër, të pasur me oksigjen që frynte në male, natyrës së pandotur, një diete të pasur me bishtajore dhe një mënyrë jetese të thjeshtë, por edhe faktorë gjenetikë. Shumë prej të moshuarve nuk shfaqin sëmundje të zemrës, kolesterolit, apo presionit të gjakut.

I ngritur midis Romës dhe Napolit mbi rrënojat e një vendbanimi të vjetër, emri i Campodimele, Campus Mellis, etimologjikisht, i referohet jetës së kaluar, si një qendër e madhe e prodhimit të mjaltit.

Një vend me peizazh piktoresk, rrugica të ngushta me kalldrëm, të rrethuar nga mure mesjetare dhe kulla antike, ka tërhequr gjithmonë turistë, por këta u shumëfishuan sidomos pas famës që u përhap.

Të gjithë donin të takonin njëqindvjeçarët heronj, të ulur në stola, duke ecur mbi shkopinj, duke biseduar në sheshin kryesor të fshatit, apo gjyshet që pushonin në prag të derës duke qëndisur, ose duke u buzëqeshur vizitorëve nga verandat e tyre të zbukuruara me vazo shumëngjyrëshe.

Tashmë, gjithçka duket se ka ndryshuar. Sot, popullsia është jo më shumë se 450 banorë, gjysma e asaj që ishte 30 vjet më parë, dhe shumica e njerëzve të moshuar të mbetur, janë zhvendosur në qytete dhe shtëpi të reja. Në vitin 2000, ata mbi 80 vjeç përbënin 80% të popullsisë së përgjithshme të fshatit, tani ata numërojnë vetëm 67%, sipas të dhënave lokale, por afërsisht vetëm 50 jetojnë aty gjatë gjithë vitit.

Vetëm 2 persona 100-vjeçarë kanë mbetur, dhe ata tani jetojnë me fëmijët e tyre në qytete më të mëdha. Kështu, fshati historik, që dikur lulëzonte me jetë, tashmë është i banuar nga vetëm disa familje me gjashtë pleq.

Një ndryshim i plotë ka ndodhur me infrastrukturën e këtij vendi, ku nga rrugët e fshatit pak kanë mbetur me kalldrëm, banesat janë restauruar, çatitë dhe dritaret kanë humbur stilin e tyre të vjetër, po ashtu dhe sheshi qendror, dikur pika e nxehtë e të vjetërve, tashmë është bosh. Mbetjet e vetme të së kaluarës janë kopshtet e harruara të shtëpive. Megjithatë, fshati ende vjen në jetë gjatë verës, kur ish-banorët kthehen për të kaluar pushimet.

“Jeta rurale pothuajse është zhdukur, përpiqemi të mbijetojnë me pensione të vogla ose me mbështetjen e familjarëve. Jeta shoqërore e fshatit, traditat janë zhdukur”, thotë një ndër të paktët pleq që kanë mbetur. Fajtorë për këto ndryshime ai bën mënyrën e re të jetesës, por edhe politikat e ndjekura apo investimet e bëra, që kanë humbur origjinalitetin e fshatit në shumë aspekte.

Nga ana tjetër, këshilltari lokal i Kulturës, Tommaso Grossi, thotë se ai është i shqetësuar për trendin e shpopullimit dhe faktin që sheh se vdekjet po i tejkalojnë lindjet. Paratë publike janë investuar për ta bërë fshatin më tërheqës dhe më të arritshëm për njerëzit e moshuar. “Ne kemi dashur të ruajmë identitetin origjinal dhe integritetin arkitektonik të qendrës historike duke restauruar banesat në një mënyrë uniforme”, thotë ai.

Të moshuarit po largohen, për shkak të jetesës së vështirë. Në qendrën e vjetër, makinat nuk lejohen dhe banorëve u duhet të mbajnë gjithçka vetë, nga ushqimi e deri te drurët për zjarrin e dimrit, apo të lëvizin kudo në këmbë, gjëra këto mjaft të lodhshme për njerëzit e moshuar. Dimri mund të jetë shumë i ashpër në Campodimele dhe shpesh bie shumë borë, çka dhe mund t’i izolojë të moshuarit. Për këto dhe arsye të tjera, janë detyruar të zhvendosen, në shtëpi më të mëdha, pranë familjarëve të tyre, që mund të kujdesen për ta.

Megjithatë, shumë shtëpi të restauruara në fshatin e vjetër janë blerë nga pasardhësit e emigrantëve të pasluftës në Campodimele, të cilët e vizitojnë, fshatin gjatë verës. “Ne jemi krenarë që mburremi me një komunitet të madh Campodimele në Kanada, Brazil dhe Angli të cilët ndiejnë akoma lidhjen me origjinën e tyre dhe u pëlqen të kalojnë muaj të qetë në fshatin e paraardhësve të tyre”, shton këshilltari lokal i Kulturës, Grossi.

Qytetarë, të larguar herët nga ky vend, akoma kanë kujtime të gjalla nostalgjike të fëmijërisë së tyre duke ndërmendur meshat e së dielës, gratë e moshuara ulur në shkallët e rrugës ose para kishës dhe gjallërinë e fshatit, kur ishte në kulmin e shkëlqimit të tij në vitet 1900.

Në jo më shumë se 10 vite, banorët e mbetur kanë frikë se gjithçka që do të mbetet nga Campodimele do të jetë kujtimi i një qyteti fantazmë. Disa prej tyre betohen se nuk do ta braktisin kurrë vendlindjen e tyre, dhe zotohen të vazhdojnë rutinën dhe mënyrën e jetesës, që kanë bërë gjithmonë, e që u ka falur atyre një jetë të shëndetshme dhe të gjatë.

Këta të paktë banorë të mbetur apo dhe pasardhës që kanë investuar në fshat, mundohen vazhdimisht t’i rikthejnë gjallërimin e dikurshëm. Edhe në kohë të vështira si ato të një izolimi global, që shkaktoi, pandemia Covid-19, festime dhe panaire të ushqimit organizohen për të joshur turistët dhe për t’u ofruar atyre receta që thuhet se kontribuojnë në jetëgjatësinë.

Pavarësisht se fshati po zbrazet dhe shumëçka po venitet, për autoritetet vendase, Campodimele ka ende të gjitha mundësitë që u duhen qytetarëve për të jetuar deri në një moshë të pjekur. Mjekët, sipas tyre, po analizojnë një grup të rinjsh dhe duket se edhe ata mbajnë të njëjtin gjen, duke u mburrur për një shëndet të mirë, me yndyra të ulëta të gjakut. Shumë pleq ende vazhdojnë të jenë në gjendje të ecin nëpër fshat, duke shkuar në bar për një kafe, e të vazhdojnë ritmin e tyre të jetës.

Gjithsesi, a është kjo e mjaftueshme për të mbajtur gjallë shkëlqimin dhe famën e Campodimele-s për banorët jetëgjatë? Vetëm koha do ta tregojë…

Marrë nga: A2

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota fshati campodimele fshati campodimele

Sondazh

Poll
Bota 17 Nëntor 2020, 14:54

FRANCË-Një artikull me titull “Rishikimi i partneritetit transatlantik në dritën e trazirave që formojnë botën” u nënshkrua nga Ministrat e Jashtëm të Fran...

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë