LIVE UPDATES
Aktualitet

Në kulmin e pandemisë, Skënder Brataj merret me Ilir Allkjan, i nxjerr mesazhet mjekut: Ja si spiunoi shokun për të shpëtu

24 Prill 2020, 19:26 Nga DOSJA
Në kulmin e pandemisë, Skënder Brataj merret me Ilir Allkjan, i

TIRANË– Shefi i Urgjencës, Skënder Brataj ka vijuar me sulmet ndaj mjekut Ilir Allkja duke publikuar disa mesazhe që ai i kishte nisur në maj të vitit 2017. Brataj kujton kohën kur në emisionet investigative kombëtare u publikuan pamje nga ambientet e brendshme të QKUM-së, që sipas mjekut ‘shtrembëruan’ realitetin e Urgjencës.

Mjeku Brataj shkruan se kishte parë nga kamerat, që kolegu Allkja bënte foto në orarin e punës dhe më pas e kishte thirrur në zyrë për t’i kërkuar shpjegime.

Sipas Bratajt, Allkja i kishte treguar historinë e faqes në të cilat ishin postuar pamjet e Urgjecës dhe personat që e administronin atë. Ndërsa pak më pas i kishte nisur edhe foto të një kolegu që kishte stilolaps me kamera, duke sugjeruar se ai kishte dërguar fotot në faqe.

Mirëmbrëma edhe njëherë Dr. Skënderi! Jam duke kaluar në mend gjithçka… Frroku mban një stilolaps me kamera në xhepin e përparmë. E kam vënë re rastësisht. NËS do e keni përballë do ta vëreni edhe ju. Ndoshta fotot e videot janë bërë me të. Gjithsesi iu mbetem borxhli derisa t’ju sqaroj gjithçka! Gjithsesi do të sqaroj në maksimunim e mundshëm. E thirra për kafe dhe e pyeta në një moment dhe po ma shpjegonte sesi funksionon i bëra këto dy foto, nëse do të thirrni në zyrë do ta vëreni që e mban me vete. Më tha që bën foto me cilësi,”-shkruhet ne mesazhet që Allkja supozohet që i ka dërguar Bratajt më  17 maj 2017.

Më tej, mjeku Brataj shkruan se komunikimi mes tij dhe Allkjas demonstron se sa i respekton kolegët doktori dhe sa i ndershëm është me ta.

“Ky antikomunist i tmerrshëm që spiunon kolegët për përfitime personale duke përdorur metodat komuniste, çfarë është??? Dr. Iliri ju kam thënë që flas vetëm me fakte! Ke edhe të tjera! Gjykimin le ta bëjnë qytetarët!,”-shkruan ndër të tjera Brataj.

POSTIMI I PLOTË:

Dy fytyrësia e një pseudoprofesionisti! Dr. Iliri vazhdon fushatën e shpifjeve dhe mashtrimeve. Po vendos korenspondencën time ëhatsapp me dr. Ilirin. Siç e kam thënë edhe herë tjetër, faqja “Urgjenca e Tiranës 127” që çuditërisht u mbyll në të njëjtën kohë me profilin e doktor Ilirit para 1-2 muajsh, që nga fundi i vitit 2015 ka vazhduar denigrimin e shërbimit të Urgjencës Mjeksore dhe pothuajse çdo ditë me ofendime dhe mashtrime në drejtimin tim personal. Personeli i ish- urgjencës së Tiranës që nga data 3 prill e vitit 2017 punoi për disa muaj te Njësia e Koordinimit te QKUM. Drejtuesit e kesaj faqe vendosnin fotografi dhe video të të gjitha postacioneve të punës në qytetin e Tiranës (ju kujtohen ndoshta të gjitha filmimet e bëra edhe në emisionet investigative kombëtare) dhe të ambjenteve të brendshme të institucionit ose paisjeve të njësisë së koordinimit, duke shtrembëruar realitetin e vërtetë të shërbimit të urgjencës. Ata e bënin për të treguar sa ishte shpenzuar për QKUM, që kjo qendër nuk është e nevojshme e të tjera! Nuk arrija ta kuptoja gjithë atë përgjigje negative dhe mospranim të ndryshimit të disa prej personelit mjeksor. Më bëri përshtypje dhe duke parë telekamerat e institucionit pamë që doktor Iliri bënte fotografi në orar të punës! E thirra në zyrë duke i kërkuar shpjegime, se përse foto të bëra nga ai te njësia e koordinimit rezultonin te kjo faqe! Duke e vënë para faktit me prova siç po veproj tani. Ai më tregoi historinë e kësaj faqe dhe personat që e administronin atë! Personi për të cilin bëhej fjalë në korinspondencën e doktorit dhe meje është me emër, por ajo çka më bëri përshtypje ishte fakti që të dy këta persona punonin në ekip me njëri- tjetrin prej dy-tre vjetësh së bashku! Ishin dhe janë shumë miq me njëri- tjetrin deri tani, nuk e di pas korrispondencës time sa do të vazhdojnë të jenë më, është problem i tyre. Komunikimi mes meje dhe tij demonstron se sa i respekton kolegët doktor Iliri, sa i ndershëm është me ata, sa profesionist është, sa i pa anshëm, sa objektiv është kur flet, sidomos si kërkon të afrohet me drejtuesit i këtij institucioni në kurriz të kolegëve të tij!! Ky antikomunist i tmerrshëm që spiunon kolegët për përfitime personale duke përdorur metodat komuniste, çfarë është??? Dr. Iliri ju kam thënë që flas vetëm me fakte! Ke edhe të tjera! Gjykimin le ta bëjnë qytetarët!

Prej disa ditësh, drejtorit të Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka nisur një debat publik me mjekun e Urgjencës, Ilir Allkjën. Shkak janë bërë deklaratat dhe akuzat e Allkjas për Bratajn dhe mënyrën si drejtohet ky institucion. Pasi denoncoi se ishte shkarkuar e më pas u rikthye në detyrë, Brataj e akuzon se ka mashtruar. (DEBATI I PLOTË)

(k.m.f.g./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ilir allkja shkarkohet ilir allkja skender brataj ilir allkja shkarkohet ilir allkja skender brataj


Sondazh

Poll

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta