LIVE UPDATES
Aktualitet

Viktima në shtëpi, Policia s’kalonte pragun, misteret e vrasjes së ish-ushtarakut në Vlorë

20 Shkurt 2022, 13:54 Nga DOSJA
Viktima në shtëpi, Policia s’kalonte pragun, misteret e vrasjes

VLORË– Ekzekutimi i ish-ushtarakut Altin Alikajt në Vlorë është kthyer në një mister të vërtetë, që duket i vështirë për t’u zgjidhur. 47-vjeçari, dikur nënoficer në repartin ushtarak 2004 në Vlorë, u gjet i pajetë dje nga e ëma, pasi rezultonte i zhdukur prej 8 ditësh. Kohë kjo, mëse e mjaftueshme për të zhdukur çdo detaj që mund të sjellë në zbulimin e autorëve të krimit.

Për 8 ditë me radhë, që nga marrja e denoncimit për humbjen e kontakteve me të, Policia kërkoi kudo, vetëm në banesën e tij, jo! As që nuk i shkoi ndërmend që të hetonte e të kontrollonte njëherë banesën e tij në Vlorë, se mbase mund të gjente ndonjë të dhënë të vlefshme. Për të mos thënë që në rastin konkret do të gjenin të ndjerin.

Sipas të dhënave të siguruara nga Evi Ruçi për “Ora News”, Alikaj nuk rezultonte fare në Shqipëri, e dhënë kjo që mund të ketë shpërqëndruar efektivët e Vlorës. Ai kishte ikur për në Kosovë, ndërsa dalja nuk ishte regjistruar në asnjë moment, ç’ka lë të kuptohet se është kthyer ilegalisht për arsye që nuk dihen. Megjithatë u kthye dhe u strehua në banesën e tij, ku do të gjente dhe vdekjen. Deri më tani, sipas rindërtimit të skemës së vrasjes nga grupi hetimor rezulton se vrasësi apo vrasësit, ende e paqartë se për sa persona bëhet fjalë, kishte menduar me detaje gjithçka.

Para se të hynte në banesë kishte helmuar qenin e fqinjit për të eliminuar çdo zhurmë. E jo vetëm kaq! Kishte prerë edhe energjinë elektrike, e më pas kaloi derën për të çuar deri në fund detyrën. I dhunuar me sende të forta e më pas i vrarë me një plumb, ish-ushtaraku nuk kërkoi dot kurrë ndihmë. Ndërsa vrasësi u largua pa rënë në sy duke përfituar nga errësira që e kishte shkaktuar vetë, e i bindur që nuk do fiksohej as nga ndonjë kamera sigurie. Ndërkohë që trupi dekompozohej në shtëpi, i afërmi i ish-ushtarakut denoncoi në Polici zhdukjen, e nga ana tjetër nëna e të ndjerit u kthye nga Greqia e shqetësuar për humbjen e djalit të saj. E në momentin që hapi derën e banesës e gjeti të pajetë, duke u dekompozuar.

Tani hetimet kanë nisur për të mësuar se kush e donte të eliminuar ish-ushtarakun, ndërkohë që familjarë dhe banorë të zonës janë marrë në pyetje dhe kanë konfirmuar se Altin Alikaj ishte përdorues i lëndëve narkotike. Madje për t’i konsumuar herë pas herë futej në borxhe. Deri më tani kjo është një pistë që po ndiqet nga Policia, por nuk përjashtohen as të tjera lidhur me profesionin e tij por edhe me prishjen e pazareve të drogës.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet altin alikaj vlore vritet altin alikaj altin alikaj vlore vritet altin alikaj

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj