LIVE UPDATES
Bota

Vit i parë i vështirë për Biden, presidentin e SHBA e pret një 2022 i lodhshëm

19 Janar 2022, 18:00 Nga DOSJA
Vit i parë i vështirë për Biden, presidentin e SHBA e pret

SHBA – Presidenti Joe Biden po e mbyll vitin e tij të parë në detyrë me vlerësime të ulëta të miratimit të publikut amerikan për punën e tij, kryesisht për shkak të një rimëkëmbjeje ekonomike të zvarritur nga inflacioni dhe një pandemie që po rritet përsëri. Kjo, pavarësisht arritjes së një konsensusi dypartiak për të miratuar planin stimulues prej 1.9 trilion dollarësh dhe një pakete prej 1 trilion dollarësh për infrastrukturën.

Korrespondentja e Zërit të Amerikës pranë Shtëpisë së Bardhë, Patsy Widakuswara, njofton.

Një paketë prej 1.9 trilion dollarësh për rimëkëmbjen nga COVID-19, e shtyrë nga administrata Biden në mars ka ndihmuar bizneset dhe familjet amerikane të përballojnë ndikimin financiar të pandemisë.

Paketa mundësoi dërgimin e 1,400 dollarëve në financim stimulues për miliona amerikanë dhe pagesa mujore që kanë rezultuar të suksesshme në uljen e varfërisë

Por për shumë njerëz, rritja e inflacionit ka minimizuar ndikimin e kësaj ndihme.

“Për shkak të COVID-it, njerëzit nuk kanë para. Ne sapo po fillojmë përsëri nga puna. Çmimet e gazit sot janë të dhimbshme”, thotë Telilia Scott, konsumatore amerikane.

Çmimet e konsumit në dhjetor ishin 7% më të larta se ato të një viti më parë, duke shënuar normën më të lartë të inflacionit në 40 vjet.

Inflacioni ka dëmtuar rimëkëmbjen ekonomike në një vit që administrata thotë se ka treguar rritjen më të madhe të vendeve të punës në historinë amerikane.

“Shikoni kërkesat fillestare për përfitime nga papunësia. Ishin 812,000 një vit më parë. Tani janë në 210,000. Shkalla e papunësisë dhe padyshim krijimi i vendeve të punës, ka ndryshuar. Sa i përket COVID-it, nëse shohim një vit më parë, vetëm 1% e të rriturve ishin plotësisht të vaksinuar. 74% e të rriturve janë plotësisht të vaksinuar tani”, tha sekretarja e shtypit, Jen Psaki.

Plani i vaksinave për COVID-19 ka ofruar mbrojtje për më shumë se 200 milionë amerikanë, dhe madje siguroi një kthim të shkurtër në normalitet vitin e kaluar.

Kjo, derisa Omicroni bëri që rastet dhe shtrimet në spital të rriteshin përsëri.

Sipas firmës Ipsos të hulumtimeve, pandemia dhe inflacioni kanë qenë dy faktorë kryesorë në rënien e vlerësimeve të miratimit të punës së Presidentit Joe Biden në fund të vitit të tij të parë, rreth 45 për qind.

“Presidenti bëri fushatë për çrrënjosjen e COVID-it dhe rimëkëmbjen e ekonomisë, duke e kthyer Amerikën në normalitet. Dhe sa më gjatë të zgjasë pandemia, aq më shumë pasiguri kanë amerikanët, dhe sinqerisht, aq më shumë zhgënjim ndiejnë për faktin se janë ende duke u marrë me pandeminë”, thotë Mallory Newall me kompaninë Ipsos.

Ndërkohë, axhenda legjislative e Bidenit ka qënë gjithashtu e përzierë. Ai arriti të miratojë një ligj për infrastrukturën prej 1 trilion dollarësh me mbështetjen e republikanëve – investimi më i madh në punët publike të vendit në një brez.

Por presidenti Biden ende nuk ka arritur të miratojë planin e tij prej 1.75 trilion dollarësh për shpenzimet sociale dhe ndryshimet klimatike, edhe pse ai tashmë është përgjysmuar nga përmasat origjinale.

Pikat e tjera të rendit të ditës mbeten të bllokuara. Dy projektligje për të drejtën e votës që do të zgjeronin shumë kontrollin federal mbi zgjedhjet, janë bllokuar në Senat për shkak të kundërshtimit të republikanëve.

Disa analistë thonë se administrata dhe demokratët duhet të riformatojnë axhendën e tyre.

“Ata duhet të kuptojnë se republikanët do të kenë shumë pak interes për bashkëpunim për çështje të mprehta. Duhet të identifikojnë cilat janë gjërat më të vogla për të cilat mund të punojnë që me kalimin e kohës mund të ndryshojë dinamikën – nga Biden erdhi me dy plane ambicioze dhe dështoi, në atë që ai u përpoq dhe arriti shumë fitore më të vogla, thotë Kevin Kosar me Institutin American Enreprise.

Dhe pavarësisht premtimit të Biden për të shëruar një komb të ndarë, amerikanët janë ende thellësisht të polarizuar pas sulmit të Kapitolit nga mbështetësit e Donald Trump më 6 janar 2021. Sondazhet sugjerojnë se shumica e republikanëve ende besojnë pretendimin e pabazë të shtyrë nga ish-presidenti, se zgjedhjet e 2020 u vodhën.

Marrë nga VOA

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota joe biden joe biden

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen