LIVE UPDATES
Bota

SHBA-ja dhe Rusia, asnjë ndryshim mbi Ukrainën ndërsa tensionet rriten

19 Janar 2022, 20:24 Nga DOSJA
SHBA-ja dhe Rusia, asnjë ndryshim mbi Ukrainën ndërsa tensionet

SHBA- Shtetet e Bashkuara dhe Rusia nuk dhanë asnjë shenjë të mërkurën se kanë ndryshuar qëndrim mbi zgjidhjen e krizës së shkaktuar nga dislokimi i një pranie të madhe ushtarake ruse në kufi me Ukrainën. Ky zhvillim ka nxitur frikë mbi mundësinë e një sulmi rus, e një luftë të re në Evropë. Përpara bisedimeve vendimtare të premten mes Sekretarit amerikan të Shtetit Antony Blinken dhe ministrit të Jashtëm rus Sergey Lavrov, palët treguan se nuk janë pranë një kompromisi që mund të lehtësonte tensionet dhe të shmangte kërcënimin e një pushtimi rus. Ndërkohë Ukraina tha se ishte e përgatitur për më të keqen dhe do se t’i mbijetonte çdo vështirësie që do t’i paraqitet.

Në një vizitë në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev, zoti Blinken akuzoi Rusinë se po planifikon të përforcojë edhe më shumë kufirin, duke shtuar të tjera trupa ushtarake, krahas rreth 100,000 që ka vendosur deri tani. Zoti Blinken sugjeroi se shifra mund të dyfishohet “me një vendim të shpejtë”.

Sekretari Blinken nuk dha detaje mbi këto pohime, por ajo që dihet është se Rusia ka dërguar një numër të paspecifikuar trupash, në vendin aleat të saj Bjellorusinë, që gjithashtu ndodhet në kufi me Ukrainën, për stërvitje të mëdha ushtarake muajin e ardhshëm.

Zoti Blinken përsëriti kërkesat e Uashingtonit, që Rusia të ulë tensionet duke larguar forcat e saj nga zona kufitare, diçka që Moska e ka refuzuar në mënyrë kategorike. Zoti Blinken tha se nuk do t’i jepte Rusisë përgjigjen me shkrim që pret mbi kërkesat e saj, kur ai dhe zoti Lavrov të takohen në Gjenevë.

Ndërkohë, një diplomat i lartë rus tha se Moska nuk do të tërhiqet nga pozitat e saj duke këmbëngulur tek kërkesa që SHBA-ja ta pengojë zyrtarisht Ukrainën që të anëtarësohet në NATO si dhe që të zvogëlojë praninë ushtarake të saj e të aleancës në Evropën Lindore. Zëvendësministri i Jashtëm Sergei Ryabkov tha se Moska nuk kishte ndërmend të pushtonte Ukrainën dhe se kërkesat e saj për garanci sigurie ishin të panegociueshme.

SHBA-ja dhe aleatët e saj kanë thënë se kërkesat ruse nuk janë të pranueshme, gjë që Rusia e di dhe se Presidenti rus Vladimir Putin po i përdor ato pjesërisht për të krijuar një pretekst për pushtimin e Ukrainës, e cila ka lidhje të forta etnike dhe historike me Rusinë. Ish-republika sovjetike aspiron t’i bashkohet aleancës, megjithëse ka pak shpresë për ta bërë këtë në një të ardhme të afërt.

Bisedimet diplomatike të cilat janë futur në një rrugë pa krye, nuk japin shpresë se takimi Blinken-Lavrov, do të lehtësojë tensionet që janë rritur edhe më tej me shtimin e aktivitetit ushtarak rus. Shtetet e Bashkuara nuk kanë dale ende në përfundimin nëse zoti Putin po planifikon të sulmojë apo nëse shfaqja e forcës nga ana e tij, synon të ushtrojë trysni për lëshime mbi kërkesat e saj pa shkuar tek një konflikt.

Në Kiev, zoti Blinken u bëri thirrje vendeve perëndimore të qëndrojnë të bashkuar përballë agresionit rus. Ai gjithashtu siguroi udhëheqësin e Ukrainës për mbështetjen e NATO-s, ndërsa u bëri thirrje të qëndrojnë të vendosur. Zoti Blinken i tha Presidentit Volodymyr Zelenskyy se SHBA-ja dhe aleatët e saj mbeten të palëkundur në mbështetjen e Ukrainës dhe aspiratave të saj demokratike kundër përpjekjeve ruse për të nxitur përçarje përmes “agresionit të pamëshirshëm”.

“Forca jonë varet nga ruajtja e unitetit mes nesh dhe kjo përfshin edhe unitetin brenda Ukrainës“, i tha ai zotit Zelenskyy. “Mendoj se një nga qëllimet e kahershme të Moskës ka qenë të përpiqet të mbjellë ndarje mes dhe brenda vendeve tona. Ne nuk mund dhe nuk do ta lejojmë ta bëjë një gjë të tillë”.

Administrata e Presidentit Biden ka njoftuar më parë një ndihmë ushtarake shtesë prej 200 milionë dollarësh për Ukrainën. Zoti Blinken bëri të ditur se kjo ndihmë do të rritet, nëse Rusia pushton Ukrainën.

Zoti Zelenskyy falënderoi zotin Blinken për ndihmën, e cila u miratua në fund të dhjetorit, por që nuk ishte konfirmuar deri të mërkurën.

“Kjo mbështetje (ushtarake) jo vetëm që flet për planet tona strategjike për anëtarësimin e Ukrainës në aleancë, por çka është më e rëndësishmja, për nivelin e ushtrisë e furnizimeve tona ushtarake”, tha ai, duke iu referuar dëshirës së Kievit për t’iu bashkuar NATO-s.

“Vizita juaj është shumë e rëndësishme”, shtoi zoti Zelenskyy. “Ajo nënvizon edhe një herë mbështetjen tuaj të fuqishme për pavarësinë dhe sovranitetin tonë”.

Nga Kievi, zoti Blinken planifikon një ndalet për një vizitë të shkurtër në Berlin për bisedime me autoritetet gjermane dhe aleatët e tjerë evropianë të enjten përpara se të takohet me zotin Lavrov. Të mërkurën, Presidenti francez Emmanuel Macron i bëri thirrje Bashkimit Evropian që të hartojë një plan për të lehtësuar tensionet me Rusinë.

“Ne duhet ta hartojmë (planin) mes evropianëve, pastaj ta ndajmë me aleatët tanë në kuadrin e NATO-s e më pas ta propozojmë për negociata me Rusinë”, tha ai. Uashingtoni dhe aleatët e tij kanë mbajtur derën e hapur për bisedimet e mundshme të mëtejshme mbi kontrollin e armëve dhe masat e ndërtimit të besimit për të reduktuar mundësinë për konflikt. Zoti Ryabkov këmbënguli, megjithatë se nuk mund të ketë bisedime kuptimplota për këto çështje nëse Perëndimi nuk merr parasysh kërkesat kryesore ruse për moszgjerimin e NATO-s, me një përgjigje zyrtare. Ai tha se kërkesat ruse janë “një paketë dhe se Moska nuk është e përgatitur t’i ndajë ato në pjesë.

Por zoti Blinken, tha se nga ana a Uashingtonit nuk do të vinte një përgjigje e tillë zyrtare. “Nuk do t’i paraqes një letër Ministrit të Jashtëm Lavrov”, tha ai. “Ne duhet të shohim se ku jemi e të shohim nëse ka mundësi për të ndjekur rrugën diplomatike dhe për të vazhduar dialogun”.

Administrata e Presidentit Biden dhe aleatët e saj kanë akuzuar zotin Putin për krijimin e krizës dhe thonë se i takon atij dhe rusëve, të vendosin nëse do të pushtojnë Ukrainën dhe për pasojë të vuajnë sanksione të rënda ekonomike. Rusia ka kundërshtuar thirrjet për të tërhequr trupat duke thënë se ka të drejtë të vendosë forcat e saj kudo ku dëshiron, brenda territorit të saj. Ajo gjithashtu ka hedhur poshtë akuzat e SHBA-së se po fabrikon një sulm të cilin do ta përdorte si pretekst për ndërhyrje. Rusia i ka hedhur poshtë këtë pohim me force.

Para vizitës së zotit Blinken në Kiev, një delegacion senatorësh amerikanë udhëtoi në Ukrainë për të theksuar mbështetjen e Kongresit ndaj këtij vendi. Rusia pushtoi gadishullin e Krimesë në vitin 2014, pas largimit nga pushteti të udhëheqësit të Ukrainës me lidhje të ngushta me Moskën. Rusia mbështet gjithashtu një kryengritjeje separatiste në Ukrainën lindore. Më shumë se 14,000 njerëz janë vrarë në gati tetë vjet luftime mes rebelëve të mbështetur nga Rusia dhe forcave ukrainase, në zemrën industriale të vendit, të quajtur Donbas.

Marrë nga VOA

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota antony blinken sergey lavrov shba antony blinken sergey lavrov shba

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen