LIVE UPDATES
Bota

VOA: Kina i bën jehonë propagandës së Rusisë për luftën në Ukrainë

6 Maj 2022, 20:45 Nga DOSJA
VOA: Kina i bën jehonë propagandës së Rusisë për

SHBA- Më 5 maj, media e lidhur me shtetin kinez, “T-House” ripostoi në Twitter një karikaturë të botuar nga gazeta e Partisë Komuniste Kineze, “Global Times”. Karikatura tregon “Uncle Sam”, një figurë që përdoret për të simbolizuar Shtetet e Bashkuara, duke goditur me thika pas shpine “Evropën”, me diçiturën “SHBA qëndron gjithmonë me aleatët e saj”.

Në secilën nga katër thikat e ngulura në shpinën e “Evropës” shkruhet respektivisht: “Largim kapitali”, “Mungesa energjie”, “Refugjatët” dhe “Kriza ushqimore”. Në një tabelë në të djathtë, shkruhet “Kriza në Ukrainë.” “T-House” shton shënimin e vet ironik: “Një mik i mirë do të të mbrojë gjithmonë.”

Me pak fjalë, mesazhi që përçohet është: “Shtetet e Bashkuara janë fajtore për ngjarjet katastrofike në Evropë, që rrjedhin nga lufta e Rusisë kundër Ukrainës”. Është një mesazh i rremë, por është gjithashtu tregues i mënyrës sesi disinformimi kinez është përpjekur ta përdorë këtë luftë duke përhapur raportime të rreme të vazhueshme, që demonizojnë Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre perëndimorë.

Kina ka refuzuar vazhdimisht të kritikojë Rusinë për veprimet e saj në Ukrainë. Përpara fillimit të agresionit rus në Ukrainë në shkurt, Kina akuzoi Shtetet e Bashkuara se po “ekzagjeronte kërcënimin e luftës”, ndërsa Kremlini vazhdonte të gënjente për planet e tij. Edhe kur Rusia ndërmori sulmin, Kina vazhdoi të mos ta quante luftën luftë. Mediat shtetërore kineze vazhdojnë ta quajnë atë një “situatë”, “krizë” ose “konflikt”, duke ndjekur shembullin e Moskës, e cila e bëri vepër penale cilësimin e saj si luftë.

Zyrtarët kinezë vazhdojnë të përsërisin gënjeshtrën se Shtetet e Bashkuara i kishin premtuar Rusisë se nuk do ta zgjeronin kurrë NATO-n drejt lindjes, tek ish-shtetet sovjetike, ose vendet fqinjë. Një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Kinës tha kohët e fundit se Shtetet e Bashkuara mbajnë “përgjegjësi të pashmangshme për shpërthimin e krizës në Ukrainë”. Me fjalë të tjera, Kina nuk e ka konsideruar Rusinë përgjegjëse për faktin e pakundërshtueshëm, se ajo ndërmori një sulm në shkallë të gjerë ndaj Ukrainës, duke zgjeruar një konflikt që Kremlini e filloi në vitin 2014 duke aneksuar Krimenë dhe duke nxitur një konflikt separatist.

Për sa u përket pasojave si largimi i kapitalit, mungesat energjitike, refugjatëve dhe krizës ushqimore, raportet e medias shtetërore kineze rrallë i paraqesin këto probleme brenda kontekstit të pushtimit të paligjshëm të Rusisë. Për shembull, një artikull i agjencisë kineze të lajmeve Xinhua argumentonte se “i gjithë kontinenti evropian po mban peshën kryesore të krizës”, të cilën ajo e quan “konflikt”, jo luftë. Artikulli vinte në dukje rritjen e çmimeve globale të energjisë, kërcënimet ndaj sigurisë energjitike dhe “një rënie të standardit të jetesës në shumë pjesë të Evropës”, e cila ka qenë e varur nga furnizimet ruse me naftë dhe gaz.

Xinhua shkruante se sanksionet ekonomike të Shteteve të Bashkuara dhe Perëndimit “e kishin bërë edhe më kaotike situatën në Evropë”. Në artikull përdorej shprehja “konflikti Rusi-Ukrainë”, duke mos bërë dallimin midis Ukrainës, si palë e sulmuar dhe Rusisë, si agresore. Mungesa sistematike e kontekstit e bën surreal mbulimin e luftës nga ana e Kinës, e cila shpesh përshkruan pasojat e sulmeve pa përmendur kurrë se cila palë i kryen ato, apo as se kush po lufton. Në një njoftim mbi sulmin ajror të Rusisë ndaj një teatri në Mariupol, për të cilin Associated Press tha se mund të ketë shkaktuar vdekjen e 600 vetëve, një korrespondent rusisht-folës në televizionin CGTN të Kinës shtroi pyetjen nëse sulmi kishte qenë “një provokim keqdashës”.

Titrat e përkthimit në anglisht nuk e përfshinin frazën “provokim keqdashës”. Raportimi për krizën e refugjatëve të larguar nga Ukraina ka qenë i ngjashëm. Kombet e Bashkuara thanë se agresioni ka shkaktuar një “krizë të rëndë humanitare”, me rreth 5.6 milionë refugjatë dhe 7.7 milionë njerëz të shpërngulur brenda vendit. Një kronikë e televizionit CGTN postuar në YouTube më 25 shkurt përfshinte intervista me refugjatë që shpreheshin “të lumtur që ishin në Rusi” por nuk përmendte arsyen, pse ata ishin larguar nga Ukraina.

Një raportim tjetër i CGTN-së vinte në dukje se dhjetëra mijëra njerëz iknin nga Ukraina çdo ditë, përsëri pa përmendur pse. Edhe një video tjetër, e shoqëruar me muzikë, vinte në dukje se njerëzit po largoheshin për shkak të “konfliktit në Ukrainë”, por nuk përmendte faktin se Rusia kishte sulmuar.

Një video e CGTN-së që përdorte fjalën “luftë” në përshkrimin e videos nënkuptonte se Ukraina është përgjegjëse: “Me vendimin e qeverisë ukrainase për të zgjatur ‘gjendjen e luftës’ deri në fund të prillit, njerëzve të zhvendosur u duhet të kënaqen me pak.

Mediat kineze e trajtojnë të ashtuquajturën “mungesë energjitike” një në mënyrë të ngjashme të njëanshme. Në mars, Shtëpia e Bardhë nënshkroi një urdhër ekzekutiv që ndalon importin e naftës, gazit natyror të lëngshëm dhe qymyrit nga Rusia në Shtetet e Bashkuara. Bashkimi Evropian tha më 4 maj se mund të ndalojë gjithashtu naftën ruse, gjë që Radioja Publike Kombëtare amerikane e quajti “një problem veçanërisht të vështirë për Evropën”.

Rusia është furnizuesja kryesore për nevojat e BE-së për energji. ABC-ja njofton se vendet e Bashkimit Evropian importojnë 40 për qind të gazit dhe 25 për qind të naftës së tyre nga Rusia dhe nuk pritet ta arrijnë pavarësinë energjitike për vite me radhë. Ndërkohë, rreth 40 për qind e buxhetit të Rusisë sigurohet nga shitja e naftës dhe gazit. Me këto të ardhura ajo financon luftën duke zbutur goditjen e sanksioneve perëndimore.

Njoftimet e medias shtetërore kineze fokusohen tek sanksionet, ose citojnë ekspertë, që thonë se Bashkimi Evropian po përballet me “pasojat e sanksioneve ndaj Rusisë”, duke anashkaluar faktin që Rusia po ndëshkohet për luftën e saj të paligjshme. Media shtetërore kineze intervistoi një zyrtar rus i cili tha se “sanksionet e paligjshme ndaj energjisë ruse veçse do ta bëjnë Evropën gjithnjë e më shumë të varur nga [Shtetet e Bashkuara].”

Zyrtari e paraqiti situatën në mënyrë të tillë, sikur forcat e jashtme po “krijonin një situatë anti-ruse në Ukrainë” dhe jo të krijuar nga veprimet brutale të Rusisë në Ukrainë. Dhe në fakt sanksionet nuk janë “të paligjshme”. Ukraina është një nga eksportuesit më të mëdhenj në botë të drithërave. Luftimet, së bashku me bllokadat ruse, po rrisin çmimet botërore dhe po përkeqësojnë mungesën e ushqimit në mbarë globin, duke i bërë miliona njerëz të përballen me urinë.

Por po të nisesh nga raportimet në mediat kineze kjo nuk është përgjegjësia e Rusisë. Një gazetar i CGTN-së pyeti një zyrtar të lartë të bujqësisë se si mund të ndikojnë sanksionet e Rusisë tek siguria ushqimore. Një njoftim i Xinhua-së thoshte: “Çmimet botërore të ushqimeve rriten në nivele të larta në mes të konfliktit Rusi-Ukrainë.” Por është Rusia që është akuzuar për vjedhjen e grurit nga Ukraina, ndërsa miliona tonë drithë kanë mbetur të bllokuar në Ukrainë dhe nuk mund të dërgohen jashtë vendit.

Marrë nga VOA

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

bota bota cgtn lufta ukraine-rusi cgtn lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!