LIVE UPDATES
Bota

1 Gusht 2020, 20:25 Nga DOSJA

SHBA-Melania Trump, Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, ishte modele para se të martohej me presidentin Donald Trump para 15 vjetësh.

Ajo është imigrante nga Sllovenia dhe zakonisht u shmanget daljeve publike, përveç rasteve kur flet në emër të kauzave që mbështet, që përqendrohen përgjithësisht tek mirëqenia e fëmijëve. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Carolyn Presutti përmbledh disa nga tiparet më të spikatura që e dallojnë Melania Trump si Zonjë e Parë.

Zonja e Parë Melania Trump, gjithmonë elegante dhe e veshur bukur.

Një imigrante që u rrit në Slloveni, një ish-republikë jugosllave me një popullsi prej dy milionësh, ku ende jetojnë miqtë e saj të fëmijërisë.

“Ishte shumë njeri pozitiv. I pëlqente të lexonte. I pëlqente gjithashtu të stilonte, të bënte rroba të reja nga ato të vjetrat”, thotë Mirjana Jelançiç. shoqe fëmijërie e Melanias.

Ai pasion për t’u veshur bukur e ndihmoi të siguronte punën e parë si modele, përmes së cilës ajo erdhi në Shtetet e Bashkuara.

“Është e para Zonjë e Parë imigrante që pas gruas së Presidentit John Quincy Adams, Louisa në shekullin e 19-të”, thotë gazetarja e revistës People, Michelle Tauber.

Melania dhe presidenti Donald Trump me një diferencë prej 24 vjetësh, u takuan në një festë dhe u martuan në vitin 2005.

Barron Trump lindi një vit më pas dhe është djali në moshë më të vogël i një presidenti, pas atij të presidentit Kennedy, John F. Kennedy, Junior, në vitin 1963.

“Ajo është një mama e mrekullueshme dhe e do shumë djalin e saj,Barron”, thotë Presidenti Donald Trump.

“Atij i pëlqen shkolla dhe sporti. Është atlet i zoti. Dhe dua ta ruaj nga vëmendja e tepruar tani për tani”, thotë Melania për të birin. Ajo vetë i shmanget syrit të publikut, përveç ndonjë paraqitjeje për kauzat të saj.

Fushata e saj “BE BEST” është e përqendruar tek mirëqenia e fëmijëve. Në korrik ajo shpërndau ushqime në një qendër për nënat e pastreha. Fushata e saj është gjithashtu kundër bulizmit në mediat sociale.

“Teknologjia u mundëson njerëzve një mburojë digjitale për t’u fshehur dhe anonimiteti shpesh zëvendëson kujdesin dhe përgjegjësinë, që mund t’i bëjë edhe fëmijët dhe të rriturit të jenë më të guximshëm për të qenë të egër”, shprehet Melania.

Ajo nuk ka folur publikisht për mesazhet e të shoqit në Twitter, që shpesh i trajton ashpër kundërshtarët. Kur ai u tall me veprimtaren ambjentaliste, Greta Thunberg, zyra e saj nxorri një deklaratë ku thuhej: “Nuk është sekret që Presidenti dhe Zonja e Parë, shpesh komunikojnë ndryshe, si shumë çifte”.

Ndonjëherë ajo vetë është vënë në shënjestër. Kur Presidenti Trump fitoi zgjedhjet, sllovenët vendosën një statujë për nder të saj, me veshjen e ditës së inaugurimit. Por më 4 korrik të këtij viti, dita e Pavarësisë amerikane, vandalët i vunë zjarrin dhe statuja u hoq.

Është një detyrë shumë e vështirë. Është më e lehtë për zonjat e para që kanë luajtur një rol të ngjashëm më pare, por për dikë që nuk ka qenë kurrë më parë në qeveri, është një punë e vështirë”, është shprehur analistja Cokie Roberts, e cila nuk jeton më.

Melania Trump është katolike, e para Zonjë e Parë katolike, që pas Jacqueline Kennedy. Është e vetmja Zonjë e Parë që flet pesë gjuhë të huaja.

“Është nder për mua dhe një kënaqësi e madhe që jam këtu para jush, si Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara”, tha ajo në një rast.

Megjithëse ajo i ka kaluar katër vitet e fundit kryesisht larg kamerave, ekspertët thonë se Melania Trump do të jetë më shumë e pranishme publikisht, ndërsa përpiqet të jetë zonjë e parë edhe për një mandat tjetër.

Marrë nga:VOA

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota melania trump shba melania trump shba

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet