LIVE UPDATES
Bota

Zgjedhjet në Mal të Zi, shqiptarët bashkohen në dy lista dhe synojnë 3 mandate deputetësh

1 Gusht 2020, 19:11 Nga DOSJA
Zgjedhjet në Mal të Zi, shqiptarët bashkohen në dy lista dhe

MALI I ZI– Kryetari i Forcës së Re Demokratike në Mal të Zi, Nazif Cungu ka deklaruar se shqiptarët në Mal të Zi, janë bashkuar në dy lista zgjedhore dhe në zgjedhjet e ardhshme hynë për t’i fituar tri mandate në Kuvend, por edhe për t’u angazhuar më shumë lidhur me kërkesat e shqiptarëve në këtë vend.

Integrimi i shqiptarëve në të gjitha institucionet shtetërore, arsimi shqip dhe zhvillimi në vendet e banuara me shqiptarë, janë synimi kryesor i koalicionit që drejton Cungu. Ai në një intervistë për KosovaPress, ka thënë se me kërkesë të diasporës, kanë tentuar që të gjitha subjektet politike shqiptare të dalin me një listë të përbashkët, por që për fat të keq një gjë e tillë, ishte e pamundur.

“Këtë koalicion e përbëjnë Forca e Re Demokratike, Forumi Shqiptar i cili është i përbërë prej Alternativës Shqiptare dhe Lidhjes Demokratike Shqiptare, pastaj, Unioni i Tuzit dhe Iniciativa Qytetare Përspektiva, kështu që jena të përfshirë në të gjitha trevat shqiptare… kjo është lista të cilën e përfaqësoj unë i forcës së Lidhjes Demokratike, Alternativa Shqiptare, Lidhja Demokratike Shqiptare, Unioni i Tuzit dhe Iniciativa Qytetare Perspektiva. Kjo është domethënë lista e madhe, ku është e përbërë  prej 71% e votave të cilët kanë qenë në periudhat e caktuara të cilët i kemi vlerësuar. Edhe është lista tjetër e cila është e përbërë prej Partisë Demokratike, Unioni Demokratik i Shqiptarëve edhe Lidhjes Demokratike në Mal të Zi”, tha ai.

Cungu thekson se në zgjedhjet e ardhshme në Mal të Zi, tentojnë të fitojnë dy mandate në Kuvend.

“Numri më i madh shqiptarëve është edhe në diasporë se sa vendet tona, dhe diaspora ka tentuar që të na ndihmoj dhe kanë shprehë gatishmëri që të vijë që të votojë që të na përkrahin. Sikur të ndodhte ajo, atëherë sigurisht do të ishte reale që të gjithë së bashku të arrijmë në tre mandate, por pasi që jena “ç’rregullu, përsëri atëherë unë besoj në qoftë se një numër i shqiptarëve prej diasporës do të vijë, atëherë mund të jetë reale që të marrim vetëm, pa as një koalicion dy mandate, por do të shohim”, tha ai.

Ai flet edhe për fushatën parazgjedhore.

“Ekzistojnë edhe kufizime ku kemi mundësi në hapësira të mbyllura të kemi takime deri maksimum 20 persona, kurse në hapësira të hapura 40 persona, kështu që nuk do të ketë promovime të mëdha, por sigurisht se do të debatoj me rrjete sociale, me së shumti të kontaktoj me simpatizantët dhe kombëtarët tonë, kështu që do të ketë një trajtim të veçantë edhe për shkak të situatës së përgjithshme, pritet që edhe numri i votuesve të jetë me i vogël se çka qenë në periudhën e kaluar”, ka shkruar ai.

Cungu tha se shqiptarët kërkojnë që të integrohen në të gjitha institucionet e Malit të Zi.

“Ne kemi synim që të integrohemi në të gjithë sistemin politik të Malit të Zi, dhe në të gjitha institucionet shtetërore, edhe deri tash në këtë koalicionin shqiptar të vendosur, që kemi arrit një mandat, për fat të keq vetëm një, kemi fituar nënkryetarin e parlamentit të Malit të Zi, një pozicion të ministrit domethënë një ministri, ministri për pakica, edhe disa ndihmësministrash në disa ministri tjera. Në qoftë se do të kemi sukses dhe të fitojmë dy deputetë, atëherë mundësia është e madhe që të kemi përsëri, pra pjesëmarrje në parlament, të themi së paku nënkryetarin e parlamentit dhe ndoshta edhe dy ministri. Varësisht prej rezultatit që do t’i kemi, atëherë edhe do të bahet ndarja e këtyre funksioneve në mes të këtyre pesë subjekteve, kështu që  qëllimi është të kemi vota sa ma shumë dhe shumë lehtë do të merremi vesh brenda nesh, pasi që e kemi dëshmuar se jemi të gatshëm për bashkëpunim”, tha ai.

Ai shtoi se gjatë katër viteve janë arritur disa synime që i kanë pas, por sigurisht që kanë mbet edhe disa pika që t’i realizojnë.

“Ne e kemi kryesore arsimin në gjuhën shqipe që të avancohet arsimi në gjuhën shqipe, por edhe udhëheqësit e këtyre shkollave të jenë pra, prej shqiptarëve edhe të cilët do të jenë të përcaktuar prej Këshillit Kombëtar Nacional, dhe jo të jenë të imponuara dhe të përcaktuar prej dikujt tjetër. Problemi kryesorë tek ne është pjesëmarrja në institucionet shtetërore, pra ne si shqiptar jemi rreth 5% në përgjithësi, kurse pjesëmarrja është shumë më e vogël, e nuk e arrin as 1%. Domethënë, duhet që të kemi pjesëmarrjen në të gjitha institucionet, në Qeveri, në polici, në gjyqësorë, në prokurori, pra në të gjithë sistemin e Malit të Zi. Këto janë ato kërkesat tona kryesore edhe diçka çka është edhe më e rëndësishme, diçka çka është jetësore ajo është ekonomia, trevat ku jetojmë ne shqiptarët, treva me potenciale më të mëdha zhvillimore në tërë Malin e Zi, por për fat të keq jemi të trajtuar si pjesë e cila është e pa zhvilluar”, tha ai.

Cungu theksoi se nuk kanë mundësi për zhvillimin e turizmit, bujqësisë, blegtorisë.

Sipas tij, shqiptarët në Mal të Zi kanë emigruar pikërisht për shkak të problemeve ekonomike dhe nëse do të ketë përparim në këtë drejtim, një pjesë e tyre do të kthehen dhe do të investojnë në vend.

(Marrë nga Kosova Press)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni nazif cungu shqiptaret ne malin e zi zgjedhjet ne malin e zi nazif cungu shqiptaret ne malin e zi zgjedhjet ne malin e zi

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen