LIVE UPDATES
Bota

Von Cramon: Optimiste për afrim qëndrimesh Kosovë-Serbi

30 Qershor 2021, 06:23 Nga DOSJA
Von Cramon: Optimiste për afrim qëndrimesh Kosovë-Serbi

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, tha në Prishtinë (29.06) se është optimiste se në muajt e ardhshëm do të ketë përafrim të qëndrimeve në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi. Cramon tha, se propozimet e reja për dialogun janë të mirëpritura, ndërsa sipas saj, nuk mund të refuzohen marrëveshjet e kaluara në këtë proces. Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, qëndroi në Kosovë dy ditë ku takoi udhëheqësit e institucioneve të Kosovës dhe vizitoi rajone të ndryshme përfshirë edhe një vizitë në veri të Kosovës banuar me shumicë serbe.

Shpresoj që në javët e ardhshme, muajt e ardhshëm do të shohim një afrim të pozicioneve, kjo bëhet përmes negociatave dhe nuk është e papritur për mua që të kemi pozicion maksimal në njërën anë dhe pozicion maksimal në anën tjetër”, tha Cramon. Sipas saj, propozimet e reja të kryeministrit Kurti në dialog janë të mirëpritura, por nuk mund të jetë kundër marrëveshjeve ekzistuese.

“Ne duhet të kemi zotimin nga kjo qeveri, se ata janë të gatshëm për këtë dialog dhe se do të punojnë mbi marrëveshjet ekzistuese, asgjë tjetër nuk ka rëndësi. Nëse dikush vjen me propozime të reja është shumë mirë edhe për audiencën e brendshme, është mirë për idetë e reja, por natyrisht nuk mund të jeni kundër marrëveshjeve ekzistuese”, u shpreh Von Cramon. Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, gjatë vizitës në Kosovë takoi udhëheqësit më të lartë të institucioneve të Kosovës. Në këtë takim, kryeministri Kurti dhe von Cramon diskutuan për takimin e 15 qershorit ndërmjet kryeministrit Kurti dhe presidentit serb Aleksandër Vuҫiq.

Ujdi se nga dialogu duhet të përfitojnë qytetarët

Sipas kryeministrit Kurti, rreth ҫështjes së të zhdukurve të luftës, “Serbia duhet t’i hapë arkivat dhe të tregojë vendndodhjen edhe të varrezave të tjera që dyshohet se janë në Serbi”. Kryeministri Kurti dhe Viola von Cramon, sikurse thuhet në njoftim të qeverisë, “u pajtuan se dialogu i ri për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të jetë një proces konstruktiv dhe i qartë, nga i cili përfitojnë qytetarët”. Edhe presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, në takim me raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, foli për dialogun Kosovë-Serbi, ku sipas presidentes “ky proces duhet të përmbyllet me njohje nga ana e Serbisë dhe se marrëveshjet e arritura duhet të ndikojnë në përmirësimin e jetës së qytetarëve”.

Raportuesja për Kosovën Viola von Cramon duke folur për marrëveshjen e nënshkruar me 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për përmirësimin e raporteve ekonomike, tha se ajo nuk është e sigurt, nëse administrata e re amerikane do të insistonte në zbatimin e saj.

“Nuk jam e sigurt se BE-ja ka qenë plotësisht në pajtueshmëri me këtë, apo e ka përkrahur. Unë jam për dialogun e lehtësuar nga BE-ja dhe administrata e re Biden është me rëndësi që të ketë harmonizim edhe me të dërguarin e veçantë z. Palmer lidhur me harmonizimin e raporteve të Uashingtonit dhe BE-së për çështjen e dialogut”, tha von Cramon.

Franca ende bllokon liberalizimin e vizave

Raportuesja për Kosovën duke folur për çështjen e liberalizimit të vizave, ka shprehur keqardhje dhe e ka quajtur të gabuar vendimin e Francës për mosdhënie të dritës së gjelbër për procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën, as në vizitën e fundit që pati në Paris kryeministri i Kosovës Albin Kurti. Ajo përsëriti qëndrimin se Kosova i ka plotësuar kushtet teknike dhe tha se BE-ja po e humbet kredibilitetin në këtë proces.

“Shpresoj që në një moment do të shohim qëndrime më pak të polarizuara dhe mjedis politik më të përshtatshëm në Francë. Unë kam shpresuar që gjatë presidencës së Gjermanisë në BE vitin e kaluar do të qe e mundur ta kishim këtë temë në agjendë, ndërkohë që të gjithë e dimë se Kosova i ka përmbushur kushtet teknike edhe komisioni dhe shtetet e tjera do të dëshironin që të marrin dritën e gjelbër për liberalizim të vizave. Në fund të fundit është çështje e Këshillit të Evropës dhe në këtë pikëpamje ka disa anëtarë të këshillit që janë ende skeptikë dhe hezitojnë”, tha Viola von Cramon.

Sidoqoftë, trysnia e faktorit ndërkombëtar rreth dialogut Kosovë-Serbi po shtohet dita – ditës duke kërkuar që Kosova dhe Serbia të arrijnë një marrëveshje për përmirësim të raporteve. Takimi i radhës ndërmjet kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiq do të mbahet me datën 25 korrik i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Njëra ndër çështjet që këto ditë u bë objekt debati në mediat në Prishtinë dhe Beograd, por jo nga institucionet e të dyja vendeve, ishte njëraport i SHBA-së mbi liqenin e Ujmanit që pritet të jetë pjesë e bisedave Kosovë-Serbi. SHBA-ja ia dorëzoi qeverisë së Kosovës dhe qeverisë së Serbisë studimin e fizibilitetit për Liqenin e Ujmanit, që është pjesë e marrëveshjes së 4 shtatorit 2020 nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë në prezencë edhe të presidentit të atëhershëm Donald Trump.

Me këtë marrëveshje synohet përmirësimi i marrëdhënieve ekonomike Kosovë-Serbi. Në raportin e Departamentit amerikan të Energjisë, propozohet formimi i një komisioni apo komiteti për lumin Ibër që gjendet në pjesën veriore të Kosovës që do të ndihmonte diskutimin midis palëve për mundësitë e menaxhimit të burimeve ujore siç është liqeni i Ujmanit. Liqeni i Ujmanit është një liqen artificial i ndërtuar në shtratin e lumit Ibër, në veri të Kosovës.

Marrë nga DW

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni prishtine viola von cramon prishtine viola von cramon

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen