LIVE UPDATES
Politike

Nga dosja “339”, tek studentët e Korçës dhe i besuari i Ballukut, 8 rastet kur blerja e votave është bërë vetëm nga

24 Shkurt 2019, 13:18 Nga DOSJA

TIRANË-Ka patur probleme me shitblerjen e votës: Po! A mund të ndryshonin këto rezultatin e zgjedhjeve: Jo!”, ishte kjo deklarata e bërë  nga zv.ambasadori i OSBE në Shqipëri, Robert Wilton.

Zv.ambasadori shkoi dhe më tej duke thënë se votat në zgjedhjet e 2017 nuk janë vjedhur vetëm nga një palë por nga të dy kahët e politikës. Provat për vjedhjen e votave deri tani e rrëzojnë deklaratën e Wilton, pasi flasin për vjedhje vetëm të një krahu.

Nga viti 2013, kur në pushtet erdhi Partia Socialiste dhe sot 6 vite më vonë, akuzat dhe hetimet për vjedhjen e votave janë bërë vetëm për ata që qeverisin sot. Por le ti marrim me radhë faktet që rrëzojnë deklaratën e diplomatit Ëilton.

Dosja “339”

Disa përgjigje zyrtare të Prokurorisë të publikuara nga “Zëri i Amerikës” të akuzuar dhe të hetuar dilnin vetëm eksponentë të qeverisë. Përgjimet e bandës së Avdylajve në Shijak, flisnin për lidhje të tyre me zyrtarin më të lartë të Bashkisë Durrës, Vangjush Dakon.

 Ata flisnin në emër të tij, premtonin në emër të tij dhe takoheshin me të. Kjo dosje për më shumë se një vit është denoncuar nga Partia Demokratike, e cila shkon dhe më tej duke thënë se ka dosje “339/1” dhe 339/2”, por që edne nuk janë zbuluar nga Prokuroria.

Vora dhe i besuari i Ballukut

Edhe pse e re në një post të lartë publik, ministrja e Infrastukturës Belinda Balluku, duket se është një tjetër eksponent i qeverisë në bandën e të akuzuarve për vjedhjen e votave. Pak ditë më parë një njeri i afërt i saj, Arben Marku është i dënuar me vendim Gjykatë për blerje votash.

Marku ka qenë pjesë e shtabit të Ballukut në zgjedhjet e 2017 në Vorë, pasi kjo e fundit ka qenë e dërguara e PS për këtë Bashki. Po ashtu Balluku është kapur dhe në Kuvend duke shkëmbyr mesazhe me deputetin e PS, Sadi Vorpsi, duke bërë planin si të hiqnin nga bashkia e Vorës, kryebashkiakun e PD, Fiqiri Ismaili.

 

 

“Volvo 4” dhe lidhjet me ish-deputetin e PS

Një tjetër rast i publikimit të përgjimeve për blerjen e votave është dhe operacioni “Volvo 4”. Përveç goditjes së katër grupve kriminale, në pranga ra dhe ish-deputeti i PS në Lëzhë, Arben Ndoka.

Ndoka në përgjimet e Prokurorisë rezultonte të fliste për blerje votash, teksa kishte rënë në rrjetën e akuzës pas përgjimeve që u bëhej disa të akuzuarve.

Bashkia Dibër dhe ish-minsitri

Një tjetër bashki e anatemuar si e marrë me vota të vjedhura është Bashkia Dibër. Që në zgjedhjet e 2015 dhe 2017, Partia Demokratike ka hedhur akuza për babain e deputetes së PDIU, Reme Lala, e cila ka kaluar me Partinë Socialite.

PD akuzon Ymer Lalën se ka vjedhur votat në Dibër dhe kanë tjetërsuar vullnetin e votuesve me kërcenime. Po ashtu sipas PD ka dhe përgjigme që faktojnë akuzat e tyre, por nuk bëhen publike nga Prokuroria. Për Dibrën PD, akuzon dhe të dërguarin e PS në këtë qark për zgjedhjet e 2015, ish-ministrin Damian Gjiknuri, për të cilin deklaron që ka përgjime që zbulojnë vjedhjen e votave.

“Bajrat” dhe Bushati

Partia Demokratike në mbledhjen e saj në Shkodër, së bashku me opozitën e bashkuar, foli me emra konkret ku përmendi Bajrat. “Bajrat e Shkodrës, kriminelë të rrezikshëm ndërkombëtarë, u kthyen në punëtorë elektoralë për PS. Përgjimet e tyre tregojnë se ata flasin më shumë me politikanë se me kriminelë. Nga Ditmir Bushati e drejtues të tjerë të kupolës në Tiranë tek politikanë socialistë në Shkodër”, tha Basha nga Shkodra.

Pak ditë pas kësaj deklarate grupi i Bajrave u godit nga Policia dhe në përgjimet e tyre rezultonte që flitej dhe për zgjedhjet dhe për blerje votash, ku në rrjetën e Prokurorisë ra dhe ish-deputeti Arben Ndoka.

Akuzat për Safet Gjicin

I ftuar në emisionin ‘Kjo Javë’në News24, nënkryetari i PD, Edi Paloka tha se Presidenti i skuadrës së Kukësit, Safet Gjici ka dalë në përgjimet e ndërkombëtarëve duke blerë vota në Kukës në favor të PS. Paloka u shpreh se janë 400 CD me përgjime të reja nga dosja ‘339’.

Po e them për ju për herë të parë. Safet Gjici në Kukës ka dalë në përgjimet e shërbimeve të huaja për blerje votash. Janë 400 CD të tjera që nuk janë zbardhur tek dosja 339. A do i zbardhi kjo Prokurori?  Kush t’i hetojë kjo prokuroi që është sot? Këtyre CD-ve nuk do u dihet fati nëse vazhdohet me këtë prokurori që kemi sot”– ishte kjo deklarata e Palokës. Safet Gjici iu përgjigj Palokës, duke i thënë se do shihen sëbashku në gjykatë dhe në sfidën e ardhshme në 30 qershor për zgjedhjet lokale.

“Habilajt” në Vlorë

Një tjetër rast kur eksponentë të qeverisë janë lakuar si blerës votash është Vlora. Një dosje volumineze e autoriteteve italiane, e cila përgjonte një grup trafikantësh zbulon dhe  mekanizmin e vjedhjeve të votave. Sipas përgjimeve rezulton se trafikantët e grupit Habilaj, flisnin me njër-tjetrin për blerjen e votave, duke thënë dhe shumat marramendëse që duheshin hedhur në fushatë. Nje prej të përgjuarëve që përmend dhe emrin e Saimir Tahirit, deklaron se në një fushatë elektorale duhen minimum 20 milionë euro.

Studentët e Filos në Korçë

Por nga milionat e eurove të zbuluara nga përgjimet e Prokurorisë Italiane për Vlorën, në Korçë vota arriti të blihej dhe me 2000 lekë. Ishte emisioni “Fiks Fare” që zbuloi se si shtabi elektoral i PS, blinte votat e studentëve. Kamerat e emisionit filmuan të gjithë procesin e pagesës që u bëhej  studentëve në këmbim të votës. Në bazë të pamjeve filmike të bëra publike, u zbardh edhe skema e përdorur nga shtabi elektoral i kandidatit të majtë për blerjen e votës. Mënyra për t’i tërhequr drejt kutive të votimit, ishte mbulimi i shpenzimeve të udhëtimit gjatë fundjavës, pra, 2000 lekë të reja për çdo votë pro PS-së.

Këto 8 fakte tregojnë se deklarata e zv.ambasadorit të OSBE e bërë nga Shkodra, është shumë periferike me realitetin e Shqipërisë, pasi provat flasin se të akuzuarit janë vetëm të maxhorancës dhe nga opozita nuk ka asnjë.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike arben ndoka bajrat ne shkoder dosja 339 habilajt i besuari i ballukut student 2000 leke ne korce vangjush dako vjedhja e votave ymer lala arben ndoka bajrat ne shkoder dosja 339 habilajt i besuari i ballukut student 2000 leke ne korce vangjush dako vjedhja e votave ymer lala


Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet