Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANE– Përfaqësuesi për Politikën e Jashtme të PPE në Parlamentin Europian, Eurodeputeti Michael Gahler ka reaguar ashpër për votimin e sotëm në Parlament për Kodin Zgjedhor. Gahler shprehet se Rama po pengon zgjedhjet e ardhshme të prillit.
Reagimi i Gahler:
Duke votuar sot shkeljen e Marrëveshjes së 5 Qershorit të negociuar nga Bashkimi Evropian me opozitën, kryeministri shqiptar Edi Rama hodhi një hije të errët mbi zgjedhjet e ardhshme të prillit, të cilat duhet të ishin të lira e të ndershme, dhe më të mira se të mëparshmet.
Me këtë veprim Rama qartësisht pengon integrimin evropian të Shqipërisë. Më saktësisht, shkelja e marrëveshjes së 5 Qershorit rrezikon të bllokojë dhe të shtyjë Konferencën e parë Ndërqeveritare si hapin e parë për fillimin e negociatave të pranimit në BE.
Shqipëria meriton shumë më mirë se kaq. Ne i bëjmë thirrje Presidentit ti kthejë ligjin e sotëm Parlamentit. Ne i bëjmë thirrje Kryeministrit Rama të rishikojë pozicionin e tij për hir të së ardhmes evropiane të popullit shqiptar.
Sot Kuvendi miratoi me 97 vota pro ndryshimet e Kodit Zgjedhor. Ndërkohë që opozita e bashkuar e kundërshtoi, PS miratoi formulën e re të koalicioneve me listë unike, pa mbështetjen as të opozitës parlamentare. PS negocioi vetëm uljen e pragut nga 3 në 1%, dhe lejimin e garës për kryetarin e partisë deri në 4 qarqe, dy kërkesa këto të opozitës parlamentare. Për listat, PS ka vendosur ti ndajë në dy pjesë; listë e sigurtë dhe pjesa e poshtme, që mund ta thyejë pjesën e sigurtë me një numër më të lartë se herësi, por jo më shumë se 10 mijë vota. Listat kanë ngelur sërish të mbyllura, ndërsa koalicionet nuk do të jenë më si në zgjedhjet e shkuara, por partitë do të garojnë bashkë në një listë të përbashkët.
(a.b)/dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Emrat e disa prej artistëve dhe personaliteteve të njohura, që kanë dhënë kontributin e tyre në Tiranë, do të vendosen nga sot në rrugët e kryeqyte...
TIRANË- Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka reaguar së fundmi pas miratimit me 96 vota të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor. Në fjalimin e saj ajo ka kërcënua...
TIRANE– Publikohet ekstrakti i parë i listave zgjedhore të 25 prillit.Nga të dhënat të drejtën e votës e kanë 3,608, 003 shtetas. Të drejtën e votës e kanë 3,60...
TIRANE– Grida Duma ka postuar një video në ‘Facebook’ aty ku ka përmbledhur fjalët e kryeminstrit Rama që ka thënë ndër vite.Duma e krahason Ramën me Don ...
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka dënuar miratimin me 97 vota pro sot në Kuvend, të Kodit të ri Zgjedhor. Në një reagim në Twitter, B...
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi se sot në Kuvend u miratua një marrëveshje që është dokordësuar nga palët p...
TIRANE- Adriatik Alimadhi, Myslim Murrizi, Ralf Gjoni, Kujtim Gjuzi, Artur Roshi, Zef Shtjefni, Ambra Borova, Gjetan Gjetani, Fatjona Dhimitri, Halit Valteri, E...
TIRANË- Deputetja Rudina Hajdari në një deklaratë për mediet jashtë Kuvendit tha se Edi Rama sot vendosi interesat e oligarkëve mbi interesat e qytetarëve....
TIRANË- Kuvendi i dha sot dritën jeshile ngritjes së Komisionit të Ri Qendror të Zgjedhjeve, një organ që do të ketë përgjegjësinë e organizimit dhe zhvill...
TIRANË–Kuvendi ka miratuar me 97 vota ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Deri më tani janë marrë 97 vota, nga 84 që duheshin për miratim, dhe Kodi konsiderohet ...