Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
TIRANË– Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave ka reaguar zyrtarisht për efektivin e policisë që ekzekutoi me armë zjarri 25-vjeçarin Klodian Rasha. Në reagimin zyrtar, SHÇBA-shkruan se efektivi 25-vjeçar Nevaldo Hadëraj ka hapur zjarr pasi nuk ka arritur që ta prangosë dot të riun, për të cilin dyshonte se po kryente veprime të dyshimta dhe mbante në dorë një armë zjarri.
Këtë veprim, SHÇBA-ja e konsideron tejkalim të kompetencave nga ana e efektivit. Sipas Shërbimit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave është konkluduar se veprimet e punonjësit të Policisë Hadëraj bien në kundërshim me procedurat standarde të përdorimit të armëve të zjarrit dhe se ky i fundit nuk ka qenë në kushtet e përcaktuara në ligjin për përdorimin e armës së zjarrit, duke kapërcyer kufijtë e mbrojtjes së nevojshme.
Efektivi tashmë është vënë në pranga dhe akuzohet, për veprën penale “Vrasje e kryer në kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme”.
Njoftim për media i SHÇBA-së: Në vijim të hetimeve për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndodhur në orët e para të mëngjesit në Tiranë, ku humbi jetën një 25 vjeçar, specialistët e SHÇBA u angazhuan menjëherë së bashku me grupin hetimor të ngritur për këtë qëllim. Në përfundim të veprimeve të para hetimore, nën drejtimin e Prokurorisë, sqarojmë se: Sot rreth orës 01:45, punonjësi i policisë N.H., efektiv i Patrullës së Policisë, gjatë shërbimit në rrugën “Dritan Hoxha”, ka qëlluar me armën e shërbimit shtetasin K.R., i cili ka gjetur vdekjen në spital. Shërbimi i Policisë i përbërë nga dy punonjës, të dislokuar në rrugën “Dritan Hoxha”, kanë konstatuar gjatë patrullimit një shtetas, i cili sillej dhe kryente veprime të dyshimta, çka bëri shkak që Patrulla të kryente verifikimin e shtetasit. Pas thirrjes së Policisë për të ndaluar, i riu nuk i është bindur thirrjes së efektivit dhe ka tentuar të largohet për t’i ikur policisë, e cila është vënë në ndjekje të tij nëpër rrugica. Në ndjekje e sipër, punonjësit e Policisë kanë konstatuar se shtetasi kishte me vete një send në dukje armë zjarri, çka ka bërë që Patrulla të kërkojë përforcime nga Salla Operative duke dhënë rrethanat, adresën dhe karakteristikat e personit që po ndiqnin. Shtetasi K.R. është larguar me vrap dhe në ndjekje e sipër është përballur me punonjësin e policisë N.H., i cili pasi nuk ka arritur të kapë dhe prangosë atë, ka hapur zjarr me armën e shërbimit në drejtim të tij. Për pasojë ky shtetas është plagosur dhe më pas ka gjetur vdekjen në spital. Menjëherë pas njoftimit është formuar grupi i posaçëm hetimor, i përbërë nga oficerë të Policisë Gjyqësore të SHÇBA-së, Policisë së Shtetit dhe i drejtuar nga Prokurori i Rrethit Gjyqësor Tiranë, që ka kryer veprimet e para hetimore. Gjatë hetimeve paraprake, si kqyrja e vendit të ngjarjes ku ka gjetur vdekjen shtetasi K.R., grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit, administroi pamjet filmike të subjekteve private pranë vendit të ngjarjes. Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale dy gëzhoja dhe një predhë, që dyshohet se janë qitur nga arma e shërbimit të punonjësit të policisë N.H. Nga grupi hetimor, gjatë kqyrjes së vendit të ngjarjes është sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë, e gjetur në një nga rrugicat ku ka kaluar viktima gjatë ndjekjes nga punonjësit e Policisë. Nga hetimet paraprake është konkluduar se dyshohet se veprimet e punonjësit të Policisë N.H., bien në kundërshim me procedurat standarde të përdorimit të armëve të zjarrit. Ai nuk ka qenë në kushtet e përcaktuara në ligjin për përdorimin e armës së zjarrit, duke kapërcyer kufijtë e mbrojtjes së nevojshme. Për sa më sipër, grupi i posaçëm hetimor, ka kryer arrestimin e punonjësit të policisë Inspektor N.H., për veprën penale “Vrasje e kryer në kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme”. Hetimet vazhdojnë, ndërsa materialet i janë referuar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Duke përfituar nga ky komunimim publik, shprehim ngushëllimet më të thella familjes dhe miqve të të ndjerit dhe garantojmë se do të bëhen të gjitha përpjekjet për zbardhjen e plotë të ngjarjes me paanshmëri dhe objektivitet.
Ngjarja e rëndë ndodhi në orën 01:45 pas mesnate. Polici ishte duke patrulluar në Laprakë, kur ka pikasur të riun i cili ishte duke lëvizur përtej afatit të lejuar nga autoritetet. I riu nuk ka pranuar që të ndalojë në moment që patrulla i ka kërkuar të ndalojë për verifikim dhe sipas dëshmisë së policit është larguar dhe i riu ka vrapuar. Polici e ka ndjekur të riun, derisa ky i fundit i ka nxjerrë armën. Në këtë moment polici e ka qëlluar duke e plagosur me dy plumba, një në kokë dhe një në shpatull nga mbrapa. Klodian Rasha ka ndërruar jetë në spital ndërsa familja mohoi ekzistencën e një arme në dorën e tij.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK), ka përfunduar hetimin dhe ka siguruar masën e sigurimit “arrest me...
TIRANË– 936 viktima, 20 mijë e 973 të infektuar aktivë dhe 22 mijë e 527 të shëruar. Ky është bilanci i Covid-19 në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë, gja...
SHKODËR- Ilirjan Doci, 43 vjeç ka humbur jetën ditën e sotme. Burime pranë policisë së Shkodrës bëjnë me dije se ai sihte punonjës në një fabrikë pe...
TIRANË– Ish-prokurori Gentian Trenova ka komentuar ekzekutimin e 25-vjeçarit Klodjan Rasha i cili u qëllua për vdekje nga punonjësi i Policisë...
VLORË- 3 persona janë arrestuar ditën e sotme të cilët janë kapur në flagrancë duke transportuar 10 emigrantë. Policia ka bërë të ditur se personi A.B 25 v...
ITALI-Autoritetet policore në qytetin e Romës kanë bërë të mundur sekuestrimin e 75 kg kanabis sattiva, ku dhe kanë vënë në pranga dy shtetas shqiptarë me inici...
TIRANË– Shoqërohet në polici Viktor Ymeri pasi dyshohet të ketë lidhje me një atentat në Durrës. Viktor Ymeri është daja i Edison Harizaj, i cili u vra në ...
TIRANË-Mjeku i njohur Skënder Brataj ka dhënë një mesazh ngushëllimi për mjekun gjinekolog nga Vlora Leonard Kamberi, i cili ndërroi sot jetë. Ndër të tjer...
TIRANË– Mbrëmjen e djeshme në emisionin “PolitikON” është diskutuar lidhur me influencuesit e rrjetit, ku ndër ta është përmendur edhe Alfred Cako. I...
TIRANË– Polici i “Shqiponjave” që qëlloi për vdekje të riun pas mesnatës së djeshme është Nevaldo H. 25-vjeç dhe babai i dy fëmijëve.Ai qëlloi...