Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Shkodër-Policia e Shkodrës ka arrestuar 23-vjeçarin Stjuart Smakaj, si autori vrasjen e Gledis Krajës, ish-futbollist i “Vllaznisë”. Policia sqaron se 23-vjeçari gjatë një konflikti ka tentuar të vrasë me armë zjarri të modifikuar Denis Halilin, por aksidentalisht plumbat kanë kapur Gledis Krajën. Ndërkohë, mësohet se është shpallur në kërkim vëllai i tij Sebastian Smakaj dhe babai i tij, si të përfshirë në këtë ngjarje. Po kështu, Policia ka sekuestruar edhe armën e krimit si dhe në vendgjarje janë gjetur 18 gëzhoja.
Njoftimi i Policisë:
Zbardhet ngjarja e ndodhur mbrëmjen e datës 17.08.2020, ku humbi jetën aksidentalisht nga përdorimi i armës së zjarrit shtetasi G. K., 23 vjeç. Fale reagimit në kohë të strukturave të DVP Shkodër, rrethimit të zonës, kontrolleve të shumta në bashkëpunim me FNSH dhe presionit të ushtruar nga forcat e policisë duke mbajtur në rrethim zonën ku fshihej autori, si dhe pas negociatave me familjarët, u bë e mundur vënia në pranga e autorit të ngjarjes së mbrëmshme ku mbeti i plagosur me armë zjarri dhe më pas humbi jetën 23 vjeçari G.K. Vihet në pranga shtetasi S.S. 23 vjeç, banues në Shkodër Sekuestrohet edhe arma e zjarrit e modifikuar. Nga strukturat e DVP Shkodër në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, falë reagimit në kohë dhe si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore në lidhje me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e datës 17.08.2020, u bë e mundur zbardhja e ngjarjes, identifikimi dhe arrestimi i autorit, shtetasit S. S., 23 vjeç, banues në lagjen “Perash”. Ky shtetas gjatë një konflikti të çastit ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin D. H., ku si pasojë aksidentalisht ka ngelur i plagosur rëndë shtetasi G.K., 23 vjeç banues në lagjen “Perash”, Shkodër, i cili më pas ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Shkodër. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar arma e zjarrit 18 gëzhoja të qitura nga kjo armë zjarri , automjetet të cilat janë të palëve në konflikt, si dhe vijon puna intensive për dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale “Vrasja me dashje, e kryer në bashkëpunim” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit”.
Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme në Shkodër, ku Gledis Kraja u ekzekutua me 14 plumba automatiku. Ai ishte duke udhëtuar me makinën e një shokut të tij, të llojit “Ford”, në lagjen Daniel Matlija, në momentin që u qëllua me breshëri plumbash. I riu u dërgua në spital, por ndërroi menjëherë jetë.
J.V/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
ITALI-Një 21-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane në Flero, për shpërndarje të lëndëve narkotike. Ai nuk shqiptoi asnjë fjalë në sy të po...
SHQIPËRI- Nisja e procedurave për të birësuar një fëmijë do të jetë më e lehtë dhe do të përfundojë në një kohë më të shkurtër. Kjo pasi, ministria e Drejt...
TIRANË– Një foshnje e seksit mashkull, është gjetur e pajetë ditën e sotme në një kosh mbeturinash në lagjen “Ali Demi”, mbrapa ish-markatës së vjetër, në ...
TIRANË -Policia e Tiranës ka gjobitur pronaren e një restoranti dasmash në Kamëz, e cila vijonte aktivitetin në kundërshtim me aktin normativ. Më konkreti...
TIRANË- Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu deklaroi se parakusht për hapjen e shkollave vlerësohet krijimi i kushteve dhe respektimi rigoroz i pro...
TIRANË -Ministrja e Arsimit, Besa Shahini dha sot lajmin se shkollat do të hapen në muajin shtator. Gjatë një komunikimi për mediet Besa Shahini, tha se në...
TIRANË- Alfrd Koçi është një nga viktimat e COVID-19. Specialisti i Drejtorisë Arsimore, njëkohësisht edhe muzikant humbi jetën pasditen e djeshme, ...
POGRADEC- Mëngjesin e sotëm në qytetin e Pogradecit është gjetur i pajetë një 60-vjeçar. Mësohet 60-vjeçari u gjet i pajetë brenda banesës që kish...
TIRANË- Shënohet një tjetër viktimë nga COVID-19. Mësohet se ka humbur jetën specalisti i drejtorisë arsimore, 40-vjeçari Alfred Koçi. Ky i f...
ELBASAN-Policia e Elbasanit ka arrestuar 50-vjeçarin me iniciale N.Ç, pasi ka penguar punonjësit e Zyrës së Përmbarimit, që të ekzekutonin vendimi...