"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Aktualitet
“Vërini gishtin kokës, mos i besoni fjalëve të kota, situata është rëndë”/Thirrja e muzikantit që humbi jetën nga
18 Gusht 2020, 11:11Nga DOSJA
TIRANË- Alfrd Koçi është një nga viktimat e COVID-19. Specialisti i Drejtorisë Arsimore, njëkohësisht edhe muzikant humbi jetën pasditen e djeshme, pasi pësoi trompozë në mushkëri. Ai qëndroi 22 ditë i shtruar në spitalin Infektiv, po nuk mundi të fitonte betejën me virusin.
Gjatë qëndrimit në spital, 40-vjeçari dha e një intervistë për ABC News, ku u shpreh se ndihej i lidhur, por nuk kishte frikë. Ai u bëri thirrje të gjithëve që t’i venë gishtin kokës dhe të besojnë në ekzistencën e COVID-19.
“Jo, i trembur jo, por Covid-i të lodh shumë. Jam i lodhur. Kam 22 ditë këtu. Kam probleme me frymëmarrjen. Mjekë dhe infermirë janë të gjithë në këmbë duke na shërbyer. Të gjithë po na shërbejnë, por në fund, ai që duhet të dalë nga kjo krizë, je ti, dalja është e jotja. Kjo lloj daljeje nga situata është e vështirë shumë. Po shumë e vështirë. Kështu që kushdo që të na shohë, t’i verë gishtin kokës. Kur të shohë atë ajrin e pastër aty jashtë, të shohë jetën para. Mos t’i besojë kot fjalëve që s’ka virus, etj., virus ka, ekziston dhe ja ku jam unë tani.”, tha ai.
Por historia bëhet akoma edhe më e trishtë. Teksa ishte shtruar në spital, Alfredi humbi nënën e tij nga virusi. Këtë fakt ai e mësoi, pak ditë para se të humbte jetën.
J.V/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
GREQI-Ministria e Punëve të Jashtme të Greqisë ka vendosur të njohë deri në fund të vitit, pasaportat e shqiptarëve, që skadojnë shpejt apo kanë skaduar tashmë....
SHQIPËRI-Shfaqet sërish në “skenë” Mihal Kokëdhima, pronari i restorantit ‘Panorama’ në Porto Palermo që dhunoi turistët spanjollë. Së fundmi JOQ ka publik...
Instituti i Shëndetit Publik pranon se sistemi i gjurmimit të COVID-19 nuk i ka kapacitetet për t’u bërë tamponin të gjithë pacientëve të dyshuar dhe madje, një...
BERAT-Teqeja e Kulmaku në malin e Tomorrit, ashtu si çdo vit, ka hapur edhe sot dyert për besimtarët bektashinj. Në pamjet e siguruara nga Dosja.al, shih...
SHKODËR- Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e 23-vjeçarit Gledis Kraja në Shkodër. Burimet bëjnë me dije se i riu është vrarë aksidentalisht nga sh...
LUSHNJE-Numri i të prekurve nga COVID-19 në Lushnje është rritur. Së fundmi mësohet se në qytetin e Lushnjes është prekur një punonjëse e Sigurimeve Shoqërore.K...
SHQIPËRI- Operacioni Forca e Ligjit u ka dërguar formularët për të deklaruar pasurinë 5 të dënuarve. Mësohet se në “sitën” e OFL-së janë: Elis Bahushi, Edm...