Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen!
20 ...
Aktualitet
Drejtësi për Mateon/Protesta para burgut, familja kërkon Çalamanin, nëna: Ma sillni!
21 Nëntor 2021, 07:57Nga DOSJA
VLORË– Protesta e cila kishte si synim drejtësi për vrasjen e Mateo Vasiut nisi ditën e sotme para paraburgimit të Vlorës, ku dhe ndodhet vrasësi i tij. Familjarë të shumtë u mbledhën para kangjellave të burgut me pankarta duke bërë thirrje për varjen e autorit të ngjarjes (Klodian Çalamanit).
Mes familjarëve në protestë ishte dhe nëna e Mateos, e cila tentoi që të ngjitet nga kangjellat e burgut dhe të futet brenda. Ajo ka kërkuar që vrasësi i djalit të saj, ta shoh në sy dhe t’i thotë arsyen se përse e bëri këtë veprim.
Ndërkohë që qytetarë të thjeshtë si dhe të afërm të Mateos, janë vetëofruar që të futen brenda në burg dhe të bëjnë vetëgjyqësi, nëse autoritetet nuk vendosin që ta varin Çalamanin. As të sharat nga ana e familjarëve të Mateos nuk kanë munguar gjatë protestës së sotme në paraburgimin e Vlorës.
Pas protestës në paraburgim, familjarët dhe të afërmit me pankarta në duar e kanë zhvendosur protestën e tyre në qendër të qytetit bregdetar. Në një tubim paqësor, të cilit i janë bashkuar qytetarë të ndryshëm, familjarët kërkojnë dënimin maksimal për vrasësin e Mateos.
Me pankarta, familjarët janë ulur në rrugë duke bllokuar qarkullimin e makinave në shenjë proteste, ndërkohë që një detaj preksës gjatë kësaj proteste është edhe momenti, kur babai i Mateos, ulet dhe puth fotografinë e të birit.
Klodian Çalamani, vrasësi i 8-vjeçarit Mateo Vasiu në Grecalli të Fierit, është izoluar prej mbrëmjes së 18 nëntorit në paraburgimin e Vlorës. Kjo për të shmangur sulmet që mund të bëjnë ndaj tij të gjithë të paraburgosurit e tjerë.
E gjitha pasi ai, më 16 nëntor rrëmbeu, vrau dhe më pas varrosi në oborrin e banesës së tij të miturin, por u arrestua në të njëjtën ditë. Ndërkohë që ngjarja ka tronditur të gjithë vendin, duke bërë që familjarët por edhe qytetarë të nisin një peticion për mbledhjen e firmave, në mënyrë që në vend të rikthehet dënimi me vdekje.
LUSHNJE– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Lushnje, ku një i mitur është gjetur pa jetë në banesën e tij.Sot, rreth orës 18:00, në spital...
SARANDË-Një 72-vjeçare ka përfunduar në spital, pasi ka rënë nga soleta e banesës së tij. E moshuara me inicialet R.L., është paraqitur për ndihmë m...
VLORË- Fotot e mësipërme janë kapur nga protesta që po zhvillohet ditën e sotme në Vlorë, për vrasjen e 8-vjeçarit Mateo Vasiut. Duke e nisur protes...
MORINË- Punonjësit e Doganës së Morinës i janë bashkuar aksionit për pastrimin e vendit nga mbeturinat e hedhura në tokë. Me anë të një postimi në Facebook...
VLORË- Protesta për vrasjen e 8-vjeçarit Mateo Vasiu është zhvendosur në qendrën e qytetit të Vlorës. Pas protestës që bën para paraburgimit të Vlor...