“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
All - General - 1
Aktualitet
Vrasja e vëllait të Talo Çelës,Nuredin Dumani ndërhyri pasi bashkëpunëtorit iu bllokua arma
1 Prill 2022, 17:57Nga DOSJA
All - Paragraf - 1
TIRANË- Një nga ngjarjet më të rënda për të cilat akuzohet Nuredin Dumani është vrasja e Bujar Çelës në shtator të vitit 2020. Në këtë ngjarje, sipas kamerave të sigurisë, njërit prej tre autoreve i është bllokuar arma pasi kishte plagosur vëllain e Talo Çelës. Më pas kamerat kanë fiksuar momentin kur Nuredin Dumani i afrohet viktimës dhe e qëllon me pistoletë duke e lënë të vdekur.
Një nga ngjarjet më të rënda për të cilat akuzohet Nuredin Dumani i arrestuar tri ditë më parë në Fier është vrasja e Bujar Çelës, vëllait të Talo Çelës më në 17 shtator 2020.
Për këtë ngjarje, Dumanit pritet t’i njoftohet masa e re e arrestit ndërsa “Ora News”, ka siguruar vendimin e muajit tetor 2020 të gjykatës së Elbasanit, për autorin e dyshuar.
Në dosjen hetimore që bën fjalë për ekzekutimin e Bujar Çelës me profesion taksist, tregohet se Dumani së bashku me dy bashkëpunëtorët e tij është afruar në orët e para të mëngjesit të 17 shtatorit 2020,në lokalin ku qëndronte Bujar Çela me një shok, raporton Ora News.
Si e futi Talo Çela në grackë Nuredin Dumanin dhe telefonata që çoi RENEA-n në apartamentin ku fshihej në Fier Sipas materialit hetimor, autorët janë afruar me një automjet tip “Volvo”, ku në drejtimin e makinës ka qenë pikërisht Nuredin Dumani.
Sapo janë afruar në lokal, dy shokët e Dumanit ende të paidentifikuar kanë dalë nga makina dhe janë afruar tek kafeneja ku qëndronte viktima.
Ata kanë qëlluar në prani të mikut të Çelës që ndodhej në tavolinë. Duke ju referuar pamjeve filmike të lokalit, prokuroria e Elbasanit thotë në materialin hetimor se për një moment njërit prej autorëve i bllokohet arma.
Ky çast vihet re nga Nuredin Dumani që ndodhej në makinë. Dumani ka zbritur nga automjeti dhe është drejtuar drejt lokalit ku qëndronte i plagosur, Bujar Çela, të cilin e ka qëlluar disa herë nga afër me një pistoletë, raporton Ora News.
Këto goditje i kanë shkaktuar vdekjen e menjëhershme dhe më pas Dumani së bashku me dy shokët e tij ende të paidentifikuar, janë larguar me makinë, të cilën e kanë djegur disa kilometra me larg vendit të krimit.
Nuredin Dumani mbyll gojën për atentatin në Elbasan, nesër masa e sigurisë për vrasjen e Bujar Çelës Ndërkohë identifikimi i Dumanit, është arritur të kryhet përmes gjurmëve në një kartëmonedhë 50 euroshe, të sekuestruar në një pikë karburanti, ku autorët kishin mbushur me naftë automjetin që do përdornin për vrasjen e Bujar Çelës.
Marrë nga Ora News
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
SHBA- Raportimi i gazetarit të “CNN” në Twitter se një djalë nga Kosova kishte gjetur një portofol me 2000 Dollarë që i përkiste aktores hollivudiane Meryl Stre...
TEPELENE-Aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Levan-Tepelenë. Një person ka humbur jetën dhe është plagosur një tje...
LEZHË-Personi në foto është Altin Marku, i cili dyshohet si autor i plagosjes së Kreut të Njësisë Administrative Kallmet, Besnik Simonin. Marku u arrestua ...
LEZHË– Besnik Simoni, kreu i njësisë administrative në Kallmet të Lezhës është plagosur me armë zjarri mesditën e sotme. Mësohet se ngjarja ka ndodhu...
TIRANË– Një seri më mesazhe janë shpërndarë në numrat e telefonit të qytetarëve shqiptarë. Persona të paidentifikuar, me profile false, pretendojnë s...