“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
All - General - 1
Aktualitet
VD-EMRAT/ Breshëri kallashnikovi zyrtarit në Lezhë, sherri nisi në zyrë, arrestohet autori
1 Prill 2022, 11:35Nga DOSJA
All - Paragraf - 1
LEZHË– Besnik Simoni, kreu i njësisë administrative në Kallmet të Lezhës është plagosur me armë zjarri mesditën e sotme. Mësohet se ngjarja ka ndodhur këtë mesditë në Kallmet, pranë zyrave të administratës ku dhe punonte 41-vjeçari.
Simoni është konfliktuar fillimisht me autorin e ngjarjes, një person i identifikuar si Altin Marku i cili e ka qëlluar më pas me breshëri kallashnikovi. Tre plumba e kanë kapur në pjesë të ndryshme të trupit zyrtarin publik, i cili është nisur me urgjencë drejt spitalit të Traumës, pasi mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.
Por autori pretendon të kundërtën. Pasi u vu në pranga disa orë pas përplasjes me armë zjarri, ai është shprehur se në fakt e kanë qëlluar me armë zjarri në krah, prandaj dhe ai është përgjigjur po me zjarr. Ndërkohë që nuk dihen detaje të tjera lidhur me gjendjen e tij shëndetësore, por është sjellë me urgjencë tek spitali i Traumës, ku po mjekohet edhe Simoni. Tani pritet që të zbardhet shkaku i sherrit, por paraprakisht raportohet se ngjarja ka si pikënisje detyrën e Simonit.
TIRANË– Një seri më mesazhe janë shpërndarë në numrat e telefonit të qytetarëve shqiptarë. Persona të paidentifikuar, me profile false, pretendojnë s...
TIRANË– Mesditën e sotme, Nuredin Dumani ka pritur vizitat e para në shtratin e spitalit të Traumës, ku edhe po mjekohet për plagën e marrë gjatë për...
LEZHË– Altin Marku është arrestuar në Lezhë. Arrestimi i Markut është bërë në fshatin Kallmet në Lezhë, ku ai ishte fshehur brenda një banese.Ai ësht...
LUSHNJE-Personi që shihni në foto është Rrahman Çela, drejtori i një shkolle në Lushnje në fshatin Gjuzë. Ai u vu në pranga ditën e sotme nga policia, pa...
TIRANË- Në Shqipëri nuk ka asnjë humbje jete me Covid gjatë 24 orëve të fundit. Në përditësimin e fundit nga Ministria e Shëndetësisë, raportohet se janë k...
DURRËS– Krimi mjedisor në vendin tonë duke se nuk ka fund. Në një zonë të Hamallajt, ku janë në ndërtim e sipër disa vila e ndërtesa, inertet e ndërt...