Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tiranë- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Enkeljed Alibeaj në një deklaratë për mediet deklaroi se krimi po bën festë dhe se policia ka ikur në drejtim të paditur. Ai theksoi se mungesa totale e shtetit dhe lënia e territorit nën thundrën e krimit, ka sjellë një situatë kaosi në vend. Sipas tij Rama ka dështuar me vendosjen e rendit dhe sigurisë.
“Edi Rama ka dështuar me vendosjen e rendit dhe sigurisë, sepse ai erdhi dhe qëndroi në pushtet duke patur ortak krimin dhe bandat. Prioriteti i tij është të mbrojë dhe të pasurojë kriminelët që i mbajnë në këmbë pushtetin dhe jo të mbrojë qytetarët shqiptarë.”, shprehet ai.
Deklarata:
2 vrasje mafioze në Krujë, 2 vrasje të njëpasnjëshme në Vlorë, njëra në formën e një atentati mafioz, 2 vrasje për larje hesapesh në Kurbin, shpërthim tritoli nga Tirana në Vlorë, ky është bilanci i policisë së Edi Ramës dhe Sandër Lleshajt brenda 10 ditëve të fundit. Krimi bën festë, ndërsa policia ka ikur në drejtim të paditur. Krimi e ka mposhtur shtetin, sepse shefi i policisë së Edi Ramës është i zënë duke i bërë gjyqin një gruaje, pasi policia është e zënë duke rrahur fëmijë.
Vrasjet, shpërthimet me tritol, atentatet nuk parandalohen dhe autorët nuk gjenden, sepse policia e Edi Ramës është e zënë me shfaqjet e turpshme me dron antikanabis, që zbulojnë vetëm 30 fidanë, sepse policia nuk lufton krimin, por rreh qytetarët që protestojnë në mbrojtje të Teatrit. Mungesa totale e shtetit dhe lënia e territorit nën thundrën e krimit, ka krijuar një situatë të përkeqësuar për sigurinë e jetës së qytetarëve. Vrasja e dyfishtë mbrëmë, në Krujë, është vetëm episodi i radhës, që ka plotësuar serialin e gjakshëm në vend ku fjalët ligj, rend, siguri tashmë janë bërë të huaja. Janë të gjitha akte që frymëzohen nga mbrojtja e dhunës shtetërore prej Edi Ramës, Sandër Lleshajt dhe Ardi Veliut. Edi Rama, si strategu i të gjithë kësaj psikoze dhune dhe krimi që ka zaptuar vendin, nuk gjen asnjë shenjë pendese apo dhembshurie në rastin e fatkeqësisë së përdhunimit të një të miture 15 vjeçare, por i vërsulet kujtdo që kërkon llogari për këtë situatë. Nën një justifikim të rremë, se kërkesa e llogarisë ndaj tij, ministrave të tij, pushtetit të tij, “është e dhunshme”, jep prova ditë pas dite se mënyra e vetme për t’i shpëtuar përgjegjësisë është sulmi ndaj çdo zëri që ndjehet i revoltuar me këtë situatë. Dhunë, përdhunime, krim, plagosje, vrasje! Kjo është gjendja që përjetojnë shqiptarët tani pas situatës së pandemisë, në një kohë shumë të shkurtër. Qetësia e rreme dhe ndjesia hipokrite e ndihmës ndaj qytetarëve përgjatë 2 muajve, frikshëm, i ka lënë vendin sundimit të krimit, të kthyer në normalitet gjatë bashkëqeverisjes së tij me Edi Ramën.
Edi Rama ka dështuar me vendosjen e rendit dhe sigurisë, sepse ai erdhi dhe qëndroi në pushtet duke patur ortak krimin dhe bandat. Prioriteti i tij është të mbrojë dhe të pasurojë kriminelët që i mbajnë në këmbë pushtetin dhe jo të mbrojë qytetarët shqiptarë.
Ky reagim i Alibeajt vjen, pasi javët e fundit kanë ndodhur një sërë vrasjesh në vend. Jo më larg se dje u ekzekutuan me armë zjarri në Krujë dy vëllezërit Xhontil dhe Gramoz Bardhi. Policia është ende në kërkim të autorit, Roland Pula.
J.V/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
SHKODËR- Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj zhvilloi ditën e sotme një takim në Shkodër, ku foli për mbrojtjen e mjedisit, luftën kundër kanabisit dhe pr...
Tiranë- Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma ka reaguar për deklaratat e kryeministrit Edi Rama, në lidhje me rastin e përdhunimit të 15-vjeça...
TIRANË–Komisioni i Ligjeve zhvilloi sot një mbledhje online, ku ndër të tjera u diskutuar edhe ndryshimi në procedurën penale për krimet që lidhen me abuzi...
TIRANË- Presidenti Ilir Meta pas takimit me ambasadoren amerikane Yuri Kim,bëri me dije se ka zhvilluar ditën e sotme një telefonatë me kreun e PD, Lulzim ...
Presidenti Ilir Meta u shpreh ditën e sotme se nuk ka qenë pjesë e diskutimeve për reformën zgjedhore. Ai apeloi për konsensus sa më të shpejtë, jo vetëm për qy...
Tiranë- Presidenti Ilir Meta ka treguar detaje nga takimi i sotëm me ambasadoren e SHBA-së, Yuri Kim. Meta në një konferncë për mediet u shpreh se takimi ishte...
Tiranë- Presidenti Ilir Meta sa i përket çështjes së negociatave deklaroi se palët politike në vend duhet të tregojnë vullnet për zgjedhje të lira dhe të...
Tiranë-Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar ditën e sotme një konferencë për mediet, ku foli për çështjet “më të nxehta” të momentit. Në fillim të konferen...
TIRANË– Lëvizje nga të gjitha palët për Reformën Zgjedhore. Dita ka nisur me takimin e presidentit Ilir Meta me ambasadorën e SHBA-ve, Yuri Kim, të cilën e...
TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka komentuar protestën e djeshme në kryeqytet, ku qindra qytetarë dënuan aktin e rëndë të përdhunimit të 15-vjeçares ng...