Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Bota
Vrau gruan e tij me lugën e kepucëve, shqiptari 67-vjeçar del para gjyqit në Zvicër
29 Shtator 2020, 13:56Nga DOSJA
ZVICËR– I akuzuari, i cili nga Kosova kishte ardhur në Zvicër si punëtor ndërtimi më 1974, e më vonë këtu e kishte marrë edhe familjen, mund të dënohet edhe me dëbim nga Zvicra për 10 vjet. Ai aktualisht ndodhet në paraburgim, shkruan SDA.
Siç përmendet në aktakuzë, familja e tij prej shtatë anëtarësh ka funksionuar në mënyrë harmonike për një kohë të gjatë. I akuzuari përshkruhet nga fëmijët e tij si person i qetë, me zemër të mirë, i durueshëm dhe mirëkuptues.
Por, kur i fundit nga pesë fëmijët ishte larguar nga banesa e prindërve të tyre në vitin 2017, marrëdhënia mes çiftit ishte përkeqësuar. Sipas aktakuzës, gruaja kishte ndrushuar psikologjikisht dhe shpesh e kishte fyer e poshtëruar burrin e saj, ndërsa ai kishte duruar për disa muaj.
Por, në një të premte të vitit 2019, ai e humbi kontrollin dhe fillimisht e goditi gruan e tij me shuplakë në fytyrë. Pastaj, siç thuhet në aktakuzë, e ka kapur një lugë këpucësh prej metali, të gjatë 56 centimetra dhe e ka goditur viktimën rreth 20 deri 30 herë. Gruaja kishte vdekur nga plagët e rënda që kishte marrë.
I akuzuari e kishte thirrur vetë Policinë dhe pa rezistuar ishte arrestuar nga ta.
Sipas aktakuzës, ai ka thënë se nuk donte ta vriste gruan, duke u shfaqur thellësisht i penduar për aktin.
Marrë nga GazetaExpress
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
HAGË– Nënkryetari i veteranëve, Nasim Haradinaj sot para gjyqtarit të procedurës paraprake ka deklaruar se mandati i Tribualit Special ka skaduar në ...
KOSOVË- Zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Seibert, tha të hënën (28.09.2020) në Berlin, se në dialogun mes Serbisë dhe Kosovës, që po zhvillohet nën ...
KOSOVË– Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë nuk ka vdekur asnjë person me Covid-19, ndërsa janë konfirmuar 54 raste të reja dhe janë shëruar 72 pacientë.Me ...
KOSOVË– Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati, do të paraqitet më datë 1 tetor në sallën e ...
MAQEDONI E VERIUT– Të paktën 8 persona kanë vdekur gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut dhe janë konfirmuar 112 raste të reja me koronavirus.N...
KOSOVË– Legjislativi në Kosovë ka mbetur me një votë minus, pas vetëdorëzimit në Qendrën e Paraburgimit të Prishtinës të deputetit Etem Arifi. Në baz...
SHBA– Një në 3 prindër nuk kanë ndërmend ta vaksinojnë fëmijët e tyre për gripin këtë sezon, pavarësisht kërcënimit nga vala e dytë e Covid-19, thuhet në...
FRANCË– Bota po përballet ashpër me luftën kundër koronavirusit ku ditë pas dite po shënohen balance të frikshme të rasteve të reja dhe viktimave. Prej di...
ARMENI– Vijon lufta midis Armenia dhe Azerbajxhani, ku të dyja palët fajsojnë njëra-tjetrën për fillimin e sulmeve jashtë rajonit të Nagorn-Karabakut.Mini...