LIVE UPDATES
Politike

“Vrave Azemin, e nxorre në pritë”/ Klosi-Berishës: Ke rrjedhur dhe jam i bindur që ke gisht në ngjarje, unë e lajmëro

29 Shtator 2020, 18:33 Nga DOSJA
“Vrave Azemin, e nxorre në pritë”/ Klosi-Berishës: Ke

TIRANË– Fatos Klosi është shprehur se kryeministri Sali Berisha gënjen kur thotë se është ai përsoni që e nxorri në pritë Azem Hajdarin. Në një intervistë për Abcnews, Klosi tha se Berisha ‘ka rrjedhur’ dhe se kjo gjë nuk është e vërtetë.

Klosi tha se Berisha ka gisht vetë në këtë ngjarje dhe se i dinte gjërat më herët, pasi 20 minuta pas vrasjes, ka dalë në konferencë duke treguar gjithçka.

Intervista e plotë

Zoti Klosi, ju keni folur shumë për këtë ngjarje, çfarë komenti keni për prononcimin e Sali Berishës mbrëmë?

Eshtë në vazhdën e mënyrave si e ka trajtuar ai. Ka thënë 500 versione deri tani.

Po mbrëmë çfarë ndryshoi?

Ai ndryshoi mbrëmë që tha që zbritën në aeroport, kur zbriti Nano e takuan, që unë kisha vajtur në Maqedoni për të siguruar arratisjen e kryeministrit në Maqedoni, që ndodhi pas dy ditësh, gjëra që janë absurde, nuk kanë asnjë kuptim. Unë nuk e dija që kryeministri do të ikte. Nuk e di përse i bën këto gjëra. Thotë versione të reja. Kam përshtypjen dhe frikë se ai po rrjedh. I ngatërron gjërat, nuk mban mend cfarë ka thënë. Kurrë se ka thënë ndonjëherë që unë kam qenë në Bullgari apo Maqedoni atë natë, vetëm ka thënë se isha në Himarë, që nuk ishte e vërtetë, unë isha me të vërtetë jashtë vendit. 

Kjo m’u duk e çuditshme që unë paskam shkuar në Maqedoni për të rregulluar largimin e Fatosit nga Tirana në datë 14, as e kemi imagjinuar që do të ndodhte kjo gjë. Atë ditë që ka ikur Fatosi në Maqedoni, as Presidenti, as ministri i Brendshëm dhe as unë nuk dinim gjë. E kemi marrë vesh vetëm të nesërmen kur hyri nga Maqedonia në Shqipëri. Nuk e di pse duhet të sajojë një njeri kaq i rëndësishëm sa ai, çudira, për të qenë sa herë që del në televizor interesant. Sa herë që del shpik ndonjë gjë të re.

Çfarë komenti keni për akuzën e Berishës që ju e paralajmëruat Azemin, por nuk e mbrojtët?

Jo! Jo! Shërbimi Informativ nuk merrte masa. Ishte Informativ, nuk kishte mundësi të merrte masa. Ne e kemi paralajmëruar Azemin përmes ministrisë së Brendshme, i çuam relacion dhe ministria e Brendshme, ministri ma ka pohuar vetë, se e kishte lajmëruar se e kishte shok Azemin. Azemi e ishte falënderuar dhe i kishte thënë “Unë i kam marrë masat, por do të jem i kujdesshëm”. Gati një javë apo 10 ditë para në një nga televizionet ai e ka thënë këtë gjë dhe e ka falënderuar shërbimin. Për këtë janë edhe shkresat.

Sali Berisha mbrëmë la të kuptohet se nuk do të shkojë në gjykatë nëse do të thirret si dëshmitar…

Ai mund të bëjë ç’të dojë, por nuk varet prej tij. Ai ka qenë njeriu që vetëm pas 20 minutave që ndodhi ngjarja deklaroi me detaje se si, kush ishte, si ishte, ca bënë. Ai i dinte gjërat që përpara. Për këtë jam i bindur, s’kam fakte, se nuk mund ti di marrëdhëniet e brendshme në PD. Di që bëri një deklaratë që e implikonte keq, kur as policia nuk ishte prononcuar. Ai doli dhe bëri një deklaratë. Gjë që e rëndon. Por figura e tij, unë e di që e kanë thirrur, jam i sigurt, por figura e tij, akoma ishte shumë i rëndësishëm dhe nuk e çuan deri në fund, uroj ta çojnë këtë radhë. Nuk e di a është koha apo jo, se ky nuk është gjyqi i plotë.

Ju mendoni se dosja është zbardhur plotësisht?

Ekzekutorët janë zbardhur, por nuk kanë qenë ata që kanë vendosur. Kanë pasur pjesën e tyre, kanë qenë shumë të rëndësishëm, por edhe janë ndihmuar. Ky është problemi. Ata kanë qenë të rëndësishëm se ishin djem të zotë.

Nëse do ju thërrasin ju do të shkoni në gjykatë?

E kam deklaruar do të shkoj. Sigurisht. Gjithçka që kam ditur, janë në shkresa që ia kemi çuar prokurorisë dhe policisë. Kemi bashkëpunuar fort me prokurorinë. Për mua nuk është ezauruar si dosje. Edhe Berisha vetë ka thënë se nuk është ezauruar. Berisha ka thënë se kur të vijmë ne në pushtet do ta rihapim. Edhe mbrëmë ai tha e vrau shteti. Por është absurde ta mendosh. Shteti nuk kishte asnjë interes ta vriste. 

Azemi për shtetin nuk ishte armik, përkundrazi PS-në e ndihmonte se kishte konflikt të brendshëm me Berishën. Edhe për mua, policinë dhe kryeministrin, që vendoste, SHISH është vartës i kryeministrit, nuk kishte asnjë kuptim që krijohej gjithë ajo zallamahi me vrasjen. Por kush e shfrytëzoi atë vrasje? E ka shfrytëzuar vetë Berisha. Po i lëmë faktet. Por arsyetimi logjik. Kujt i leverdiste. Kush përfitoi?

Keni shpresë se nga gjyqi mund të dalë dicka?

Jo! Nuk besoj. E shoh sa shumë u sorollatën që nga fakti që ai u kthye në Shqipëri dhe deri tani, dhe gjyqi nuk do të jetë për çështjen Hajdari, por implikimin e Izetit, që nuk ka qenë gjatë procesit gjyqësor, është gjykuar në mungesë. Izeti ka thirrur dëshmitarë, që mbase në deklarimet e tyre mund të nxjerrin fakte të reja. Është Musolmani, që është brenda i dënuar me burg përjetë, rrethana të veçanta mund të bëjnë që gjyqi ta kalojë detyrën imediate që do të merret me pozicionin e Izetit dhe po nxori fakte të reja është tjetër gjë. Por unë nuk besoj ndonjë gjë të madhe.

Një natë më parë në një lidhje me “Skype” në “Opinion”, Berisha akuzoi Klosin se ai ishte personi që e kishte nxjerrë në pritë Azem Hajdarin. Madjes, sipas Berishës, ai që bën atentatin ka dhe dijeni dhe shtoi se Klosi ishte mes atyre që e vranë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike fatos klosi sali berisha vrasja e azem hajdarit fatos klosi sali berisha vrasja e azem hajdarit

Sondazh

Poll
Politike 29 Shtator 2020, 14:56

Bashkimi Evropian do të japë 40 milionë euro për rindërtimin dhe restaurimin e monumenteve të kulturës në vend të dëmtuara nga tërmeti i 26 nentorit.Për marrëve...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet