LIVE UPDATES
Politike

VV Shqipëri prezanton kandidatin në qarkun e Gjirokastrës, për zgjedhjet e 25 prillit, Kreshnik Merxhani 

31 Janar 2021, 20:40 Nga DOSJA
VV Shqipëri prezanton kandidatin në qarkun e Gjirokastrës,

GJIROKASTËR- Lëvizja Vetëvendosje në Shqipëri ka prezantuar ditën e sotme kandidatin e saj në qarkun e Gjirokastrës, për zgjedhjet e 25 prillit, Kreshnik Merxhani. Në fjalën e tij, Merxhani ka thënë se për këtë zonë janë bërë shumë premtime për të zhvilluar turizmin, por nuk kanë dhënë rezultate të mira.

Ai tha se Gjirokastra mund të zhvillohet në shumë aspekte të tjera, të cilat VV i ka në agjendën e saj. Ai gjiothashtu ka thënë se përveç Gjirokastrës si qytet, investime do të ketë edhe në zonat e tjera përreth si Përmeti, Tepelena, Libohova, Këlcyra, Memaliaj, Dropulli dje të tjera zona.

Prezantimi i kandidatit nga zgjedhësit, Kreshnik Merxhani, për qarkun e Gjirokastrës
Lëvizja VETËVENDOSJE! Qendra në Shqipëri prezantoi sot para mediave dhe publikut të gjerë kandidatin nga zgjedhësit, Kreshnik Merxhani, për qarkun e Gjirokastrës në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Në fjalën e tij Merxhani tha: “Deri më sot për këtë zonë është folur shumë për turizëm dhe janë bërë edhe projekte të ndryshme. Por edhe zhvillimi i turizmit nuk ka qenë i qëndrueshëm, edhe Qarku i Gjirokastrës nuk mund të zhvillohet vetëm përmes turizmit. Është e domosdoshme që mbrojtja dhe zhvillimi i trashëgimisë të ndërlidhet me prodhimin vendas, sipas modelit të shtetit zhvillimor që ka në program Lëvizja VETËVENDOSJE!. Zhvillimi nuk mund të jetë në shpërputhje me vlerat. Vlerat po rrënohen nga politikat e papërgjegjshme. Ndërtohen rrugë dhe shkatërrohen arsyet, rrënohen destinacionet. Nuk mund të ndërtohen “bypasse” në Gjirokastër që bllokojnë zemrën e qytetit dhe e rrezikojnë sigurinë e qytetarëve dhe monumenteve. Ju kujtoj se vetëm në Gjirokastër, çdo vit ne humbasim rreth 30 monumente kulture. Nuk ka turizëm, nuk ka zhvillim vendor, nuk ka vende pune, po i zhdukëm dhe shkatërruam monumentet e kulturës. Nuk ka ekonomi pa kulturë. Nuk ka kulturë pa mbrojtjen e mjedisit. E gjithë lugina e Vjosës duhet të mbrohet e të shpallet Park Kombëtar. Industria e lehtë përpunuese e produkteve bujqësore dhe blegtorale duhet zhvilluar me prioritet dhe me investime konkrete sipas nevojave të fermervë. Fushata jonë do jetë e gjitha në rritje të ndjeshmërisë së qytetarëve dhe në mbrojtje të vlerave të Gjirokastrës, Përmetit, Tepelenës, Libohovës, Këlcyrës, Memaliajt, Dropullit dhe gjithë zonës…Largimi i qytetarëve nga Qarku i Gjirokastrës është alarmant. Por ne nuk e pranojmë këtë si fatalitet. Prandaj angazhohemi me gjithë energjitë tona për ta transformuar këtë situatë bashkë me qytetarët. Historia e Qarkut të Gjirokastrës ka qenë motor i çështjes kombëtare shqiptare, me Frashërllinjtë, Vëllezërit Topulli, Musine Kokalari, Eqerem Çabej, Ismail Kadare, e shumë të tjerë, pra ka qenë i gjithanshëm. Kontributi i jashtëzakonshëm i Labërisë në luftrat çlirimtare shqiptare zë një vend të lavdishëm në historinë e popullit tonë. Ne e ngremë në rang testamenti gjithë këtë kontribut duke ndjerë peshën e atdheut në secilin hap tonin përpara. Peshën e atdheut duhet ta ndjej çdo njeri i kësaj toke para se t’i dorëzohet fatin të refugjatit. Në jemi në Gjirokastër që të rikthejmë shpresën duke mbajtur e rikthyer njerëzit.”

Në prezantimin e Merxhanit kanë folur edhe anëtyaret e bordit të VV, Gearda Demiraj dhe Elvis Hoxha ku kanë folur për arritjet e kandidatit të tyre. Ata kaë thënë se Merxhani ka qenë lektor në shumë Universitete të ndryshme në Shqipëri për arkitekturën dhe trashgimin kombëtare.

Anëtarja e Bordit, Gearda Demiraj, në prezantimin e kandidatit theksoi se: “Kreshnik Merxhani i ka kryer studimet e larta për arkitekturë në Universitetin Politeknik të Tiranës dhe më pas ai është specializuar në fushën e restaurimit dhe mbrojtjes së trashëgimisë kulturore dhe arkitekturës tradicionale. Z. Merxhani ka dhënë në vazhdimësi mësim si lektor në Universitete të ndryshme në Shqipëri mbi arkitekturën dhe restaurimin. Prej vitit 2007 është angazhuar si bashkëautor në studime, projekte restaurimi e rijetëzimi në disa qendra historike, kryesisht në qytetin e Gjirokastrës por dhe në Tiranë, Krujë, Korçë e Shkodër. Ai ka punuar në qytetin e Gjirokastrës 10 vite si arkitekt restaurator dhe si studiues me orgnizata ndërkombëtare dhe lokale. Gjithashtu ka mbajtur pozicionin e shefit te sektorit Teknik pranë Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare në Gjirokastër. Puna e tij ka përfshirë objekte banimi Monumente Kulture të Katergorisë së Parë e të Dytë në Qendrën Historike të Gjirokastrës si ato të familjes Babameto e Çabej, por edhe ura, hamame, kalldrëme dhe projekte restaurimi dhe rijetëzimi të Kalasë së Gjirokastrës dhe Libobohovës… ka bërë pjesë në projektin për restaurim në Gjirokastër që në vitin 2010 u listua si një nga 11 projektet me cilësore nga organizata prestigjioze ‘Agha Khan’. Në vitin 2014 Merxhani ishte pjesë e ekipit që fitoi çmimin e organizatës Europa Nostra për Kampet Rajonale të Restaurimit në Gjirokastës që u vlerësuan si praktika më e mirë e mbrojtjes së trashëgimisë dhe edukimit. Për më shumë, ai është autor dhe bashkautor i mjaft shkrimeve e studimeve shkencore për arkitekturën tradicionale, të cilat janë prezantuar në koferenca të ndryshme në Spanjë, Mal të Zi, Greqi, Kosovë, etj. duke përfshirë edhe punën në konferenca të organizuara nga UNESCO për mbrotjen e vlerave të Gjirokastrës.
Profesionin e tij ai e ka çuar një hap më tej përmes aktivizmit, duke kundërshtuar me argumente shkencore projekte të dëmshme si Bypassi në Gjirokastër apo edhe shembjen e Teatrit Kombëtar në Tiranë. Kreshnik Merxhani ka qenë bashkënismëtar dhe një nga arkitektët kryesorë që përgatiti dhe çoi përpara dosjen në organizatën Europa Nostra për listimin e Teatrit Kombëtar si trashëgimi në rrezik. Kujtojmë që ne jemi për rindërtimin e Teatrit Kombëtar aty ku ishte e siç ishte.”

Anëtari i Bordi Elvis Hoxha deklaroi se: “Kreshnik Merxhani bashkëpunon intensivisht që prej 5 vitesh me Lëvizjen… Parimi ynë, si parim integral i Lëvizjes VETËVENDOSJE! është prezantimi sa më i plotë dhe i dinjitetshëm i qytetarit në institucionin më të lartë të vendit. Kandidatët tanë janë njerëz që me vlerat e tyre si veprimtarë shoqëror dhe profesionistë të vendosur do të sjellin një tjetër pikëpamje sesi bëhet politika. Sa më shumë vendosen në mbrojtjen publike të çështjeve të politikës, aq më të qenësishëm janë subjektet politikë. Mbrojtje publike për çështjet publike, mbrojtje profesionale për interesat e qytetarëve. Ne e dimë mirë sa i rëndësishëm është deputeti i Kuvendit të Republikës. Për këtë arsye ne nuk synojmë të sjellim të fortin e lagjes në vendin që me parim dhe përkufizim është vendi më i mençur i Republikës. Përkundrazi, ne e marrim me përgjegjësi maksimale propozimin e emrave dhe njerëzve të ditur të profesioneve për Kuvendin, qarkun, qytetin dhe lagjen.”
Tiranë, 31 janar 2021
Lëvizja VETËVENDOSJE!
Qendra në Shqipëri

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike elvis hoxha gearda demiraj kreshnik merxhani elvis hoxha gearda demiraj kreshnik merxhani

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet