LIVE UPDATES
Politike

Yuri Kim: Janë hapur dosje të rëndësishme, kohës së pandëshkueshmërisë po i afrohet fundi

18 Maj 2021, 20:37 Nga DOSJA
Yuri Kim: Janë hapur dosje të rëndësishme, kohës

TIRANË– Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, teksa ka folur për procesin e Reformës në Drejtësi në Shqipëri, ka thënë se pandëshkueshmëria duhet të marrë fund. Në një intervistë në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Kim tha se janë hapur disa çështje të rëndësishme dhe tha se nuk është e vërtetë që nuk ka përparim të drejtësisë në vend.

Diplomatja amerikanë ka folur dhe për Byronë Kombëtarë të Hetimit duke thënë se procesi i krijimit të këtij institucioni dhe trajnimit të hetuesve po shkon shumë mirë.

Blendi Fevziu: Ambasadore, numrat janë numra, nuk po them gjë për numrat, por problemi është tek rastet konkrete, shembujt e mëdhenj që publiku nuk po i sheh ende. Le të themi, të mëdhenjtë, personat e rëndësishëm, personat me pushtet, këta nuk janë ende nën hetim.

Ambasadorja Yuri Kim: Shiko, nuk mund…

Blendi Fevziu: Sepse njerëzit, lidhur me reformën në drejtësi, kishin parasysh peshqit e mëdhenj, po përdor këtë term të vjetër, që do të hetoheshin. Megjithatë, deri tani, nuk kemi emra të mëdhenj, të fuqishëm nën hetim…

Ambasadorja Yuri Kim: Do të jem e drejtpërdrejtë siç jam zakonisht. Mendoj se jeni keqinformuar…

Blendi Fevziu: Pse?

Ambasadorja Yuri Kim: Dhe mendoj se po përsërisni diçka që është e rreme. Ka pasur çështje të mëdha që janë shpallur…

Blendi Fevziu: Për shembull?

Ambasadorja Yuri Kim: Dhe ju nuk flisni për to. Nuk do t’i përmend me emër sepse nuk dua të ndërhyj në çështje në vazhdim…

Blendi Fevziu: Raste të mëdha për të cilat nuk flet media?

Ambasadorja Yuri Kim: Po. Për shembull, Verën e shkuar, u shpall një çështje e madhe, e cila përfshinte trafikun e drogës që ka një lidhje me median dhe biznesin. Ju nuk flisni për të dhe pastaj të gjithë pretendoni që nuk po ndodh asgjë. Ka prokurorë, ka mjekë, ka të tjerë që po hetohen. Tani, nëse më thua që askush nuk do ta besojë deri sa politikani më i madh apo, kushdo tjetër, të jetë në burg, mendoj që po injoroni faktet dhe vazhdoni propagandën. Thjesht nuk është e vërtetë që nuk ka përparim. Në fakt, ka pasur përparim të jashtëzakonshëm. Pra, nuk mund të më thuash nga njëra anë që i pranon shifrat e mia, por nga ana tjetër nuk pranon të vërtetën për atë që po ju them.

Blendi Fevziu: Jo, jo, po flas për shembujt e mëdhenj…

Ambasadorja Yuri Kim: Pra, nëse do të isha si ju, do t’ju nxisja të kërkoni më shumë dhe të jeni më të guximshëm në raportimin e fakteve se kush nuk po hetohet dhe për çfarë. Mos pretendoni se nuk po ndodh asgjë sepse është shërbim i keq për popullin shqiptar.

Blendi Fevziu: Do të pyes zyrtarisht kreun e SPAK-ut dhe të shohim ç’do ndodhë.

Ambasadorja Yuri Kim: Ju lutem bëjeni.

Blendi Fevziu: Ka shumë pretendime, sidomos nga opozita, që reforma në drejtësi është kapur nga Rama dhe është përdorur prej tij, edhe SPAK. A keni ndonjë koment për këtë?

Ambasadorja Yuri Kim: Nuk kam asnjë koment për këtë.

Blendi Fevziu: Dhe çfarë mendoni për rastet e mëdha që SPAK do të ketë në të ardhmen? Keni thënë në deklarata që po hetojnë tri apo katër çështje të mëdha. Çfarë mendoni, do të kenë rezultate konkrete për çështjet e mëdha në të ardhmen?

Ambasadorja Yuri Kim: Besoj që po. Shikoni, qoftë reforma në drejtësi dhe veprimtaria e SPAK dhe të tjerë, qoftë krimet zgjedhore, qoftë sjellja në përgjithësi, askush nuk është mbi ligjin. Koha e pandëshkueshmërisë po i afrohet fundit.

Blendi Fevziu: Të shpresojmë.

Ambasadorja Yuri Kim: Të shohim. Dhe, një e vërtetë tjetër: media, reporterët, ju, duhet të jeni më të guximshëm për të raportuar çfarë po ndodh. Vë re kur çështje të caktuara shkojnë në gjykatë, askush nuk flet për to. Vë re që kur njerëzit…

Blendi Fevziu: Po, është e çuditshme.

Ambasadorja Yuri Kim: Janë të dyshuar, askush nuk flet për ta. Pse, më thoni pse?

Blendi Fevziu: Varet nga çështja. Zakonisht studio është gjithmonë e hapur dhe…

Ambasadorja Yuri Kim: Dëgjoj për telefonatat që iu bëhen shefave të studiove. I dëgjoj këto.

Blendi Fevziu: Për të ndaluar.

Ambasadorja Kim: Ky është problemi, të mosfolurit për çështje të caktuara. Pra ky është problem. Është problem propaganda. Është problem perceptimi.

Blendi Fevziu: Është skandal nëse ka ndodhur.

Ambasadorja Kim: Është problem pushteti. Pandëshkueshmëria duhet të marrë fund. Reporterët, gazetarët kanë një rol për këtë. Sigurisht, rolin më të madh e kanë ligjzbatuesit, por të mos bëjmë sikur.

Blendi Fevziu: Ambasadore, BKH është rrugës por jo e plotë. Pse është kaq e vështirë?

Ambasadorja Yuri Kim: Në fakt po bëjnë shumë përparim aty. Janë 30 e ca hetues që pothuajse kanë përfunduar trajnimin tani. Ka pasur një raund të dytë thirrjesh për më shumë hetues. Kjo do të marrë disa muaj më shumë. FBI jonë është përfshire në trajnim. Pra, është një proces emocionues.

Blendi Fevziu: Në ndihmë të BKH?

Ambasadorja Yuri Kim: Po ofrojnë trajnime në fillim dhe sipas nevojës do të ofrojnë edhe këshilla.

Marrë tvklan.al

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike blendi fevziu yuri kim blendi fevziu yuri kim

Sondazh

Poll

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion