LIVE UPDATES
Aktualitet

Zagani si Konti i Monte Kristos, lufta me Habilajt, Tahirin e ish-gjeneralin: Deri në fund

13 Shkurt 2022, 15:22 Nga DOSJA
Zagani si Konti i Monte Kristos, lufta me Habilajt, Tahirin e ish-gjeneralin:

TIRANË– Një histori e ngjashme me Kontin e Monte Kristos, dënim i padrejtë, arratisje dhe hakmarrje. Nuk ka thesar, nuk ka rikthim, nuk ka ndryshim identiteti, por Drejtësia është kthyer në anën e tij. I pamundur të riatdhesohet, megjithëse koha i dha të drejtë, Dritan Zagani tani jeton azilin e pajustikuar, azilin e një heroi që duhet të ishte duke marrë dekoratat dhe ndjesën e madhe, që, jo vetëm nuk u dëgjua, jo vetëm u censurua, por u arrestua, u akuzua dhe u detyrua të arratiset për të shpëtuar veten dhe familjen.

Jeta e re që ka filluar në Zvicër, nuk i ka lënë shumë kohë për të ndjekur gjyqin e Saimir Tahirit, apo procesin ne Fabrizio Lisit, apo të rishkruajë historinë që iu mohua më shumë se 6 vjet më parë. Fundjava është momenti i vetëm për t’iu rikthyer kujtimeve të hidhura të 2015-s, kur denoncimet e tij censuroheshin dhe ai përndiqej nga pushteti që po përgatiste kanabizimin e plotë të vendit.

Janë 1 grup i organizuar dhe 3 personazhe, me te cilët ai u përplas i vetëm. U duk se humbi, e futën në burg, e dënuan pa i dhënë mundësinë të mbrohet, e detyruan të arratiset, e privuan nga atdheu perveçse i prishën karrieren. Sot ka me çfarë të krenohet, kur të katërt personazhet, 2 prej të cilëve italianë, janë në hetim, ose të dënuar: Habilajt, Saimir Tahiri, Fabrizio Lisi dhe Anna Poggi.

Habilajt, sekuestroja e parave dhe lirimi i tyre i shpejtë

“Kur u ndërruan pushtet edhe unë si shumë policë të tjerë isha në një paqartësi se çfarë po bëhej…si do vazhdojë e si janë pozitat e politikës së re me krimin dhe drogën (sektori im droga ishte) në prezantimin e parë kur ai u bë ministër që javën e parë sapo solli në Fier një ushtarin e tij nga Tepelena Ervin Hoda, ai erdhi dhe me një pompozitet të paparë për mua më parë foli e u soll sikur ky të ishte vetë media e kësaj pune, kjo në sallën e policisë, por që sapo dola jashtë tek porta e drejtorisë pashë grupin e tij të shoqërimit, njoha disa aty, dhe ndër ta edhe trafikant droge që rrinin të fryrë para policëve sikur donin tu thonin “he do guxoni më të na çani trapin ju”…këtu me erdhi një pështjellim në stomak e mu shpif përfundimisht politika, sepse kisha parë, kisha informacione plot për politikën që iku në lidhje me trafiqet apo përfitimet që paraardhësit e Tahirit kishin pasur me trafikantë apo trafiqe të ndryshme, këto edhe për ministra apo drejtues të lartë të policisë se si edhe rasti i sekuestros së rreth 100 mijë eurove të Habilajve, të cilat pas një ryshfeti të rëndomtë tek i “madhi” për kohën u liruan shumë shpejt (këtë e konfirmuan vetë ata në intervistë me firmën e personit që për etikë s’po e them por edhe sepse e di mbarë vendi kush ishte e si ishte),”– tregon ai për Habilajt. 

Tahiri, ministri kampion, ‘qefliu i trafiqeve’

“Pra zhgënjimi dhe shpresa për një ditë më të mirë në punen time si polic jo u zhgënjye, por u venit pa shpresë kur pashë këto skena. Gjithsesi pak nga inercia e zanatit pak nga ajo që unë si tip, aty ku më dalin e më fryhen trafikantët, aty une “sulmoj” edhe më fort, nuk e çova në mendje të tërhiqem, përkundrazi kur kam mësuar që targa e famshme 003 ishte e vetë Tahirit, aty i kam mëshuar edhe më shumë bindjes time për mos të mbyll kurrë një sy e një vesh përballë asaj që shikoja live çdo ditë në lidhje me përkeqësimin e situatës kriminale të trafikut të drogës. Pastaj si dhe ça ishte Tahiri, koha dhe puna e mirë e partnerëve italianë e provoi atë qe unë dija një e nga një deri sa sot jemi në momentin kur drejtësia e vetuar dhe e degjeneruar nga vetë Tahiri dhe shefi i tij në këto vite të mbrapshta për ne, arriti që t’i japë nje dënim me burg këtij të fundit, edhe pse dënim qesharak, për këdo qe kupton sado pak nga gjuha juridike e interpretimit të ligjit, kur dëgjon faktet e cituara nga goja e gjykatës dhe neni për atë çfarë citohet si vepër penale. Por gjithsesi për mua kjo është diçka në drejtim të luftes me ministrin e shefin e tij, edhe pse s’ka asnje vlerë për qytetarin qefli trafiqesh S.T. ,them qefli per mos ta trashur fare ta quaj trafikant edhe pse për mua kjo është 100% e provuar,”- vijon Zagani për Tahirin.

Heshtja e Fabrizio Lisit, ish-gjeneralit italian dhe bashkëpunimi me Ëngjëll Agaçin

“Në punë kam pasur rastin të krijoj shumë lidhje e njohje me kolegë Italianë, me detyra apo grada të ndryshme deri edhe te Gjeneralë qe janë akoma sot në drejtim dhe funksion, por me Lisin s’kam pasur kurrë një njohje direkt. Edhe pse e dija mirë kush ishte e çfarë përfaqesonte, kjo falë diskutimeve verbale me kolegët e ndryshëm italianë gjatë kohes disa vjeçare kur unë isha pikë kontakti me ta dhe ata i kishim në ndihmë për luftën kundër trafiqeve në Vlorë apo Durrës. Pas asaj që më ndodhi, dhe pas heshtjes që bënë zyrtarisht partnerët italianë rreth akuzave jo thjesht pa prova, por në kuptimin e plotë të fjalës akuza “idiote” fillova të studioj e diskutoj me miqtë e mi atë ç’ka ndodhi e përse ndodhi. Mësova dhe kuptova motivin e heshtjes, që ishte thjesht lidhja e këtij gjenerali i cili ishte drejtuesi i Interpol Roma në atë kohë, me një avokat shqiptar në Romë, Engjëll Agaçi, që më vonë më rezultoi si krahu djathtë i vetë atij që më akuzoi publikisht për ato akuza boshe të pabaza, pra çdo gjë ishte e qartë se si dhe pse ishte heshtur nga Italia, kjo sepse vetë shefi i interpolit, qe ishte edhe shefi i zyrës ndërlidhëse në Tiranë që përfaqësohej nga Anna Poggi ishte pjesë e këtij sistemi korruptiv që nuk ishin të interesuar mbi faktet dhe të vërtetën time, por heshtën që tu bënin nderin miqve të shtetit (për mua mafies) shqiptar të cilët me çdo kusht për të shpëtuar fytyrën e tyre nga e verteta ime, duhet të më anatemonin mua dhe të vërtetën time, dhe për këtë u duhej “mbeshtetja” italiane, e cila edhe pse nuk u bë zyrtarisht, nën rrogoz u bë më së miri nga linja Lisi-Poggi si me veprimet ashtu dhe me mosveprimet e tyre, pastaj se kush janë këta dy personazhe si gjenerali shef ashtu dhe vartësja e tij Poggi mjafton te klikohen në Google dhe mëson shume mbi këta burokratë të korruptuar që Bënin shumëçka në shkelje të ligjit për përfitime personale deri sa ai sot është nën arrest për të njëjtat forma që zbatoi me rastin tim edhe pse rasti im nuk eshte akoma objekt akuze ndaj tij,”- tha Zagani më tej. 

Ana Poggi, personazhi kontravers që erdhi si diplomate në Shqipëri

“Ndërsa Ana Poggi po të kërkosh në rrjet do mësosh shumë që është një personazh kontravers në Itali si dhe e hetuar e dënuar për vepra penale si abuzim me detyrën, dhe që sipas skemës që shikoj unë ajo u dërgua në një mision diplomatik jashtë Italisë nga eproreët e saj thjesht për ta larguar nga vëmendja e te vërtetave në Itali, por si i thonë nje fjalë ai që është mësuar nuk rri dot urtë, edhe në mision diplomatik ajo sipas kendveshtrimit tim ka shumë veprime e mosveprime që lënë për të dëshiruar e të dyshimta. Si p.sh unë s’e kuptoj dot logjikën “diplomatike” kur ajo ka imunitet diplomatik në një vend të huaj, ne rastin tonë Shqipëri, dhe po aty kërkon dhe bëhet shtetase e merr pasaportë shqiptare, gjë që mesa di unë edhe po nuk është e ndaluar, nuk ka si të jetë korrekte për nje funksionar diplomatik, për të mos folur pastaj për shumë përfitime të tjera ku kjo zonjë/zotëri ka gjetur “amerikën” në Shqipëri me terrenin shumë pjellor për përfitimet personale, duke përfituar nga pozicioni që gëzon zyrtarisht. Veprimet dhe mosveprimet e saj lidhur me çështjen time unë i kam denoncuar publikisht ka disa vite, si dhe për fat edhe me kerkesën e saj momentalisht jemi në një proces gjyqësor në shtetin italian, gjë që unë dhe avokatët që më kanë marrë përsipër do t’i shkoj deri në fund,”- përfundon për Poggin.

Nga Dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet dritan zagani fabrizio lisi grupi i habilajve saimir tahiri dritan zagani fabrizio lisi grupi i habilajve saimir tahiri


Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet