LIVE UPDATES
Aktualitet

Zbardhen 16 rastet e hetuara brenda një muaji për drogën në Skrapar, përgjimet zbulojnë ‘lojën e dyfishtë’ të trafi

9 Janar 2021, 15:31 Nga DOSJA
Zbardhen 16 rastet e hetuara brenda një muaji për drogën në

SKRAPAR– Në vetëm një muaj, nga data 20 gusht në 17 shtator, Policia ka gjetur dhe ka sekuestruar plot 5045 bimë kanabisi dhe 176 lëndë narkotike e paketuar gjatë operacionit “Gjergjova” në Skrapar. Gazetari Elton Qyno ka publikuar të gjitha episode e zbuluara gjatë vetëm një muaji hetimi në lidhje me këtë operaion, në kuadër të të cilit ranë në pranga 23 persona, mes tyre efektivë policie dhe zyrtarë shtetërorë.  

Konkretisht:

Me datë 20.08.2020, nga kontrolli i ushtruar nga policia gjyqësore në Njesine Administrative Vendreshe, fshati Vale, lagjia “Usti”, janë gjetur dhe sekuestruar 74 bime narkotike të llojit “cannabis sativa”, bimë të mbjella në dy parcela në brendësi të pyllit, afër njëra-tjetrës dhe të rrethuara me gardh. Këto parcela me bimë narkotike ndodheshin ngjitur me parcelat e mbjella me misër nga shtetasi Edmir Tarellari dhe furnizoheshin me ujë nga i njëjti tubacion i vendosur nga shtetasi Edmir Tarellari, i cili ishte dhe me funksionin e Kryeplakut të këtij fshati. Për këtë fakt janë administruar kopje të akteve të procedimit penal nr.2811 të vitit 2020, të regjistruar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat.

Me datë 21.08.2020, nga kontrolli i ushtruar nga policia gjyqësore në fshatin Përrenjas të Njësisë Administrative Gjerbës, është konstatuar një parcelë me sipërfaqe 1300 m2, e mbjellë me bimë narkotike të llojit cannabis sativa. Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se në këtë parcelë ishin mbjellë gjithësej 785 bimë narkotike cannabis sativa. Parcela ishte e pajisur e tubacion uji plastik dhe një kasolle e mbuluar me plasmas. Për këtë fakt janë administruar kopje të akteve të procedimit penal nr.516/1 të vitit 2020 të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat (autorë shtetasit Ardit Namik Bulica, Hyda Abaz Vila dhe Fioraldo Fatos Dyrmishi per vepren penale te kultivimitte bimeve narkotike neni 284 I K.Penal. Gjithashtu, për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës, është marrë si person nën hetim dhe shtetasi Asllan Lajthia ne funksionin e administratorit te Njësisë Gjerbës.

-Me datë 22.08.2020, nga kontrolli i ushtruar nga policia gjyqësore ne fshatin Vale, Njësia Administrative Vendreshe, janë sekuestruar 24 bime narkotike të llojit cannabis sativa, të cilat ishin mbjellë në një sipërfaqe toke 150 m2. Në afërsi të kësaj par. Parcela me bicele me bimë narkotike ndodhej një parcelë e mbjellë me perime në pronësi të shtetasit Festim Tarellarimë narkotike dhe parcela me perime e shtetasit Festim Tarellari furnizohej dhe vaditej nga i njëjti tubacion uji. Shtetasi Festim Tarellari ishte lindur në fshatin Vale ku u gjet lënda narkotike dhe kishte marrë tokë në përdorim në këtë fshat sipas Ligjit Nr.7501, por ndërkohë ai banonte në fshatin Pronovik, Bashkia Poliçan. Për këtë fakt janë administruar një kopje të akteve të procedimit penal nr.2699 të vitit 2020, të regjistruar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat.

-Me datë 22.08.2020, nga kontrolli i ushtruar nga policia gjyqësore në fshatin Vale, Njësia Administrative Vendreshe, lagjia “Usti”, është konstatuar një sipërfaqe toke e shpyllëzuar, me sipërfaqe 1300 m2, e mbjellë me 630 bimë narkotike të llojit cannabis sativa., të cilat janë sekuestruar me cilësinë e provës material. Për këtë fakt janë administruar një kopje të akteve të procedimit penal nr.586 të vitit 2020, të regjistruar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat.

Me datë 31.08.2020, nga kontrolli i ushtruar nga policia gjyqësore në fshatin Rehovë të Njesisë Administrative Tërpan, është gjetur një sipërfaqe toke , në të cilën ishin mbjellë 20 bimë narkotike të llojit cannabis sativa (janë dërguar materialet proceduriale ne Prokurorinë Berat për parcelat e gjetura ne Njesine Administrative Tërpan fshati Rehove. Nuk na rezulton i regjistruar si procedim penal, por nga studimi që i bëhet akteve, rezulton se përveç ndërhyrjes së policisë vetëm pas monitorimit ajror të datës 28.08.2020, ka dhe mospërputhje të rrethanave. Konkretisht në procesverbalin e këqyrjes së vendit të ngjarjes rezulton një parcele me 70 gropa me bimët e prera në sipërfaqe, e cila nuk është raportuar ne aktet e tjera. Ajo që është raportuar është vetëm sasia prej 20 bimësh narkotike. Për këtë rast është shpallur në kërkim policor Eduart Axhem Çaushaj).

Me datë 31.08.2020, nga kontrolli i ushtruar nga policia gjyqësore në fshatin Floq të Njësisë Administrative Gjerbes, janë konstatuar dhe sekuestruar 17 bimë narkotike të llojit cannabis sativa. Për këtë fakt janë administruar kopje të akteve të procedimit penal nr.587 të vitit 2020, të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat. (i dyshuar shtetasi Sokol Muhamet Baja).

-Me datë 30.08.2020, nga kontrolli i ushtruar nga policia gjyqësore në fshatin Floq-Renovë të Njësisë Administrative Gjerbes, janë gjetur dhe sekuestruar 40 bimë narkotike të llojit cannabis sativa. Gjatë kontrollit të banesave të shtetasve Veli Hebipaj dhe Sokol Baja, janë sekuestruar 550 gr material bimor të llojit cannabis sativa dhe 15 kg bimë narkotike cannabis sativa, e cila ndodhej në proces tharjeje. Për këtë fakt janë administruar kopje të akteve të procedimit penal nr.558 të vitit 2020, të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat.

Me datë 31.08.2020, nga kontrolli i ushtruar nga policia gjyqësore në fshatin Trepel të Njesisë Administrative Zhepe, janë konstatuar tre parcela mesipërfaqe rreth 1000m2, të mbjellë me bimë narkotike dhe janë sekuestruar 137 bimë narkotike të llojit cannabis sativa. Për këtë fakt janë administruar kopje të akteve të procedimit penal nr. 527 të vitit 2020, të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat (i dyshuar shtetasi Mirat Sadush Ismailaj, me detyrë kryeplak fshati)

-Me datë 31.08.2020, nga kontrolli i ushtruar nga policia gjyqësore në fshatin Duncke të Njësisë Administrative Zhepe, janë konstatuar dhe sekuestruar 90 bimë narkotike të llojit cannabis sativa, të mbjella në tre parcela, në afërsi të njëra-tjetrës. Për këtë fakt janë administruar kopje të akteve të procedimit penal nr. 559 të vitit 2020, të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat.

-Me datë 31.08.2020, nga kontrolli i ushtruar nga policia gjyqësore në fshatin Grevë, të Njësisë Administrative Gjerbes, janë konstatuar dy parcela me 129 bimë narkotike, të llojit cannabis sativa. Për këtë fakt janë administruar kopje të akteve të procedimit penal nr.578 të vitit 2020, të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat. (i dyshuar shtetasi Mandi Elam Hajderasi)

-Me datë 03.07.2020, nga kontrolli i ushtruar nga policia gjyqësore në fshatin Prishkë, të Njësisë Administrative Çepan, janë konstatuar dhe sekuestruar 295 bimë narkotike të llojit cannabis sativa, të mbjella në dy parcela pranë njëra-tjetrës. Për këtë fakt janë administruar kopje të akteve të procedimit penal nr.432 të vitit 2020, të Prokurorist pranë Gjykatës 30 Shkallës së Parë Berat. (i dyshuar shtetasi Julian Zeni Lushka.

-Me datë 02.09.2020, nga kontrolli i ushtruar nga policia gjyqësore në fshatin Matrallos të Njësisë Administrative Terpan, janë konstatuar 178 gropa të hapura, nga të cilat, 140 prej tyre ishin me bimë narkotike të llojit cannabis sativa, të prera, ndërsa 30 gropa ishin me bimë narkotike në lartësinë 3-5 metër. Gjatë këqyrjes të vendit përreth kësaj parcele, janë gjetur të hedhura 170 bimë narkotike të llojit cannabis sativa me një gjatësi 3-5 metër. Në afërsi të parcelës me bimë narkotike ndodhej një parcelë tjetër e mbjellë me bimë medicionale sherebel që ju përket shtetasit Petrit Veliaj. Për këtë fakt janë administruar kopje të akteve të procedimit penal nr.536 të vitit 2020, të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat.

-Me datë 01.09.2020, nga kontrolli i ushtruar nga policia gjyqësore në fshatin Grevë të Njësisë Administrative Gjerbes, janë konstatuar dhe sekuestruar 27 bimë narkotike të llojit cannabis sative me lartësi 120 cm. Për këtë fakt janë administruar kopje të akteve të procedimit penal nr.541 të vitit 2020, të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat.

Me datë 03.09.2020, nga kontrolli i ushtruar nga policia gjyqësore në fshatin Gjergjovë të Njësisë Administrative Potom, konkretisht në vendin e quajtur “Përroi i Paganes”, janë konstatuar dhe sekuestruar 5 parcela në afërsi të njëra -tjetrës, të mbjella me 319 bimë narkotike të llojit cannabis sativa. Tek dy prej parcelave janë vënë re bimë të prera dhe në njërën prej parcelave janë konstatuar 170 gropa me bimë të prera dhe jashtë parcelës janë konstatuar mbetje bimësh të mbetura nga djegia e tyre. Lartësia e bimëve të sekuestruara është nga 1.5m deri në 2.6 m. Gjithashtu, në këto parcela janë gjetur mjete që përdoreshin për vaditjen e nëve gjatë kohës së kultivimit të tyre, si bidona plastik, tubacion vaditës, që vazhdonte në gjithë sipërfaqet e parcelave dhe depozitë plastike për mbajtje uji. Tokat në afërsi të vendit ku u gjetën bimët narkotike, janë dhe shfrytëzohen nga shtetasit Fuat Dushi, Olgert Dushi dhe familjarët e tyre. Për këtë fakt janë administruar kopje të akteve të procedimit penal nr.578 të vitit 2020, të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat.

–Me datë 10.09.2020, nga kontrolli i ushtruar nga policia gjyqësore në territorin midis fshatrave Staraveckë -Melckë, të Njësisë Administrative Potom, është konstatuar një sipërfaqe toke e shpyllëzuar 3000m2, e mbjellë me bimë narkotike në lartësi 1m-1.30m. Nga të dhënat e përftuara nga proces-verbali këqyrjes së kësaj parcele janë sekuestruar 1020 bimë narkotike të llojit cannabis sativa. Në vazhdim të këqyrjes, ngjitur me këtë parcel ndodhej një parcel tjetër me sipërfaqe 1000 m², e mbjellë me bimë narkotike me lartësi 1. 5m. Në këtë parcelë janë sekuestruar 400 bimë narkotike të llojit cannabis sativa. Gjatë këqyrjes në vijim, është konstatuar një parcel tjetër ngjitur me parcelat e para, e mbjellë me bimë narkotike të llojit cannabis sativa. Në vijim të kësaj parcele, është gjetur një parcelë tjetër me sipërfaqe 500 m2, e mbjellë me 400 bimë narkotike të llojit cannabis sativa me një lartësi nga Im-1.5m. Në vijim të kësaj parcele, është konstatuar një parcelë tjetër me sipërfaqe 2500 m2, e mbjellë me 860 bimë narkotike të llojit cannabis sativa. Gjithsej nga këta parcela janë sekuestruar 2680 bimë narkotike të llojit cannabis sativa.

Nga ana tjetër, sot janë zbardhur edhe përgjime të shumta që kanë zbuluar një lojë të dyfishtë mes fshatarëve dhe efektivëve, pasi vidhnin kanabisin mes njëri-tjetrit. Gazetari Arsen Rusta shkruan se Altin Sula, Redian Shimi, Myftar Sula, Nertil Dyrmishi, në bashkëpunim me njeri tjetrin vjedhin parcelat me kanabis të kultivuara nga bashkëfshatët e vet. Vjedhjen e bëjnë në momentin e përshtatshëm ku konstatojnë se bima është në fazën e pjekjes.

Altin Sula ka rezultuar se është person që merret me organizimin e vjedhjeve me armë të bimëve narkotike të mbjella në Skrapar. Ai ka bashkëpunëtor në këtë aktivitet disa persona të tjerë të evidentuar konkretisht si: Redion Shimi i cili ka rol zbulimin e parcelave të mbjella me canabis sativa nga shtetas të ndryshëm, dhe pasi i gjen keto parcela, njofton Altinin, qe te shkojë bashkë me Nertil Dyrmishin për të kryer vjedhjen e tyre. Shtetasi me emrin Redi ndodhet në zonën e Gjerbës Skrapar dhe gjithashtu, ka rol për të siguruar armët, të cilat sipas interceptimeve telefonike i mban nje shtetas (lidhje e tyre shoqërore) me emrin Landi.

Përgjimet që zbuluan vjedhjet:

Altin Sula- Alo

Person i paidentifikuar- Çfarë po ben oo

Altin Sula- Hic ja po iki per Fier,

Person i paidentifikuar- Çfarë do të bësh andej

Altin Sula- Do haj ndonje fik…vape e madhe,

Person i paidentifikuar-  Këtej është me lart është me nxehte…ca po ben,

Altin Sula- Ja punë shpi

Person i paidentifikuar- Vete ne pune?,

Altin Sula- Po vete o aq punoj une 4 ore,

Person i paidentifikuar- Po pse?,

Altin Sula- Po aq s’ka pune,

Person i paidentifikuar- Ej, te gjitha muhabetet që kemi bere bashke vjen mi thote Xhevua te shpia,

Altin Sula- Xhevua? Per cfare?,

Person i paidentifikuar- Per ato…që mora 7 cope.që I kam vënë nëpër gode që thashe po ashtu tja jap Myftarit ato 7….ca thua I thash ca 7? Ato skan dalë, une i kam te shpia njëherë…jo tha I ke vënë ti nga moçalja tha Xhevoja…,

Altin Sula- Unë i thash s’ka, 5-6 copë ka…

Person i paidentifikuar- I ka thënë Myftari të gjitha, kishte vajt Myftari andeja nga mocalja…kishte kontrolluar nëpër rrather.

Altin Sula- Kush o ?.

Person i paidentifikuar- Myftari re…I kishte thënë Xhevos kontrollova ktu kontrollova atje, spo i gjej dot ku I ka vēni, Altin Sula- Gënjen ai Xhevoja, me Xhevon merresh!!!!

Person i paidentifikuar- Do vete do ta pyes njeher pastaj …kështu me tha, ka vajtur I ka kontrolluar tërë vendet tha që mbollën atë vit…I kontrollova të gjitha sja gjetu tha…,

Altin Sula-… Më duket se do ti vinin bashkë ata B-po ti vinin ore…unë te shpia / kam, ska dalë asnje kokërr ore….hapa njërën eshte e prishur nga Brenda, shiko mos na gjesh nonjë ashtu po vari lesht,

Person i paidentifikuar- Ashtu do gjej unë sezbën re se skam ca do bej une kiej poo… kshu I kishte thene ai re.,

Altin Sula-  Ata më ngatrruan dhe mua lash 300 mijë leke…

Person i paidentifikuar- Per ca te ngaterruan ore?

Altin Sula- Po mora klej unë, ata s’kishin leke andej, pagova vete, ata / prishën…,

Person i paidentifikuar- Ahhaha…ai vjen mi thotë të gjitha…ca I ka thene Myftari…pashe rrather..te gjitha

Altin Sula- Të provokon,

Person i paidentifikuar- Po jo unë të kisha…7 copë vari lesht…

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet altin sula gjergjova myftar sula nertil dyrmishi operacioni antidroge ne skrapar redian shimi altin sula gjergjova myftar sula nertil dyrmishi operacioni antidroge ne skrapar redian shimi

Sondazh

Poll

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta