LIVE UPDATES
Aktualitet

“Do të të zhvesh e do të të vras”/ Historia e vajzës së ‘pasur’ që u zhvat nga i dashuri i saj, Festimi e kërcë

9 Janar 2021, 15:03 Nga DOSJA
“Do të të zhvesh e do të të vras”/ Historia e

TIRANË– “Festim zemër, jam në shkollë. Më prit sa të mbaroj dhe të shkoj t’i marr e të ti sjell. Mos u mërzit’. Ky mesazh që mund të lexohet si përkushtim dhe  përkujdesje në një raport, mes një femre dhe personit të zemrës së saj, në fakt është një mesazh frike dhe nënshtrimi. Pas këtij mesazhi fshihen dhjetëra kërcënime dhe shantazhe për denigrim publik.

Festim O. është një 30 vjeçar i shpallur në kërkim nga policia për gjobëvënie dhe arratisje. I riu nga Librazhdi sipas policisë pasi e shfytëzoi të dashurën e tij nga Tirana, kur e kuptoi se ajo ishte ‘e pasur” dhe mund të përvetësonte akoma më tepër para nga të ardhurat e prindërve, i rriti kërkesat dhe nisi të vendosë gjoba ndaj saj.

Sipas burimeve të gazetës Si e reja, studente dhe banuese në kryeqytet u njoh me Festim O. gjatë pushimeve verore dhe për një kohë të gjatë e ndihmoi duke i plotësuar kërkesat, pasi ai ankohej vazhdimisht për pamundësitë dhe vështirësitë e jetës.

“U takuam për herë të parë në Himarë dhe më pas lidhja jonë vijoi, isha e dashuruar pas tij,”- tregon e  reja e cila për disa kohë është kërcënuar dhe shantazhuar nga 30 vjecari.

Do publikoj fotot tona intime, do i shpërndaj ngado, do ua nis prindërve dhe të njohurve,”- shkruan mes të tjerash i kërkuari, i bindur se sa herë që ai kërkonte para ajo do ja jepte në zarf madje do i lutej për takimin sa më shpejt dhe ku të dëshironte ai .

E reja tregon në polici: “Nga fillimi i tetorit pas njohjes, i dhashë me dëshirën time dhurata të shumta. Meqënëse kishte nevojë nisa t’i jap para, shuma të ndryshme. Njëherë i dhashë 8 mijë lekë, më pas  60 mijë lekë të reja, më pas 40 mijë lekë të reja , e kështu 20 mijë lekë të reja dhe sa të mundja,” – shpjegon vajza bujare që për çdo herë që e shikonte ngushtë të dashurin nga ana ekonomike nuk ka hezituar ta mbështesë.

Këto shuma nuk ia dhashë nga kërcënimet dhe as kanosjet apo shantazhet, por ja dhashë me dëshirë, pasi  herë pas here kishte probleme me punësimin,”– thotë më tej studentja që citohet nga burime policore që trajtuan rastin dhe e bëjnë publik për gazetën Si.

Por ndërsa për një kohë të gjatë studentja ka paguar shpenzimet e të dashurit që pak nga pak , siç u kuptua më vonë nuk po gjente më justifikime për të kërkuar ndihmë dhe para. Ai kishte menduar që çastet intime t’i fotografonte për t’i shfytëzuar si një plan B.

I dashuri më kërkoi një shumë prej 2 mijë eurosh. Më tha se do shkonte në Gjermani. Më vendosi afat. I tregova se nuk mundja ku t’i gjeja aq para sepse do më kuptonin prindërit dhe pastaj Festimi ma shtyu afatin, më urdhëroi se mund ta zbriste në 1200 euro,”- deklaron e reja.

Mbas shumë ditës, sipas hetimit dhe komunikimit me telefon, vajza i shkruan: Nuk munda t’i siguroj lekët.

Sipas policisë 30 vjeçari nga Librazhdi acarohet dhe i përgjigjet: Nëse nuk i gjen paratë, do të publikoj fotot, do të nxjerr të zhveshur jashtë shtëpisë dhe nëse tregon do të vras.

E ndodhur para një fakti të tillë 22-vjeçarja njofton prindërit dhe kërkon prej tyre zgjidhje. Mbas dorëzimit të shumës së kërkuar, 30-vjeçari u arrestua pranë një lokali të njohur, por teksa gjykata e la nën arrest shtëpie, ai rezulton se është arratisur dhe për këtë shkak është shpallur në kërkim që prej dhjetorit 2019.

Nga kqyrja e aparatit të telefonit të gjobëvënësit agjentët janë shtangur kur kanë zbuluar se në rubrikën e mesazheve janë gjetur fotografitë e vajzës së kërcënuar, emrin e të cilës 30-vjeçari e kishte shënuar shkurt “plehra”. Në njërën nga bisedat studentja shkruan: Festim zemër, hajde merri se mos m’i gjejnë lekët të shtëpisë, dhe të lutem fshiji fotot e mia se do t’i jap lekët që do.

Në një bisedë tjetër e reja shkruan: Kur të vish në Tiranë më njofto, ku je se kam frikë mos e marrin vesh prindërit, më merr të lëmë orarin për lekët.

Komunikimi i fundit i studentes është: Porosinë ta kreva, dhe nesër ti do t’i fshish fotot sic më premtove.

I riu sipas agjentëve nuk është gjendur në banesë kur është tentuar t’i komunikohet akuza. “Ai jeton në Librazhd dhe zbuluam që është arrarisur ndaj dhe është shpallur në kërkim dhe përveç shtrëngimit me anë të kanosjes për marrje pasurie do të hetohet edhe për largim nga vendi i të burgosurit” mbylli shpjegimin një burim policor i gazetës Si, sipas të cilit, të rinjtë duhet të bëjnë shumë kujdes me të dhënat personale dhe kujt ja besojnë privatësinë.

Shumë partnerë dhe ish partnerë rezulton se gjatë pandemisë kanë gjobitur dhe përvetësuar shuma, duke përdorur fotografi dhe video intime të shkrepura gjatë lidhjes” theksoi zyrtari i njësisë C, pranë policisë së shtetit.

“Distancimi social dhe kufizimet e lëvizjeve kanë sjellë një bum denoncimesh , për krimet që kryhen përmes rrjeteve sociale , ku përfshihen jo vetëm gjobëvëniet por edhe mashtrimet kompjuterike”, mbyll rrëfimin  e tij eksperti i policisë që shpesh gjatë këtyre muajve i kontaktar nga gazeta “Si” ju ka rënë këmbanave të alarmit.

Marrë nga GazetaSi

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet historia e studentes se shantazhuar nga festimi historia e studentes se shantazhuar nga festimi

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë