LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Zbardhen prapaskenat/ Kush është kolegia në Digitalb që ‘rrëzoi’ nga froni Ilda Bejlerin, pas 11 vitesh karrierë

11 Gusht 2019, 17:13 Nga DOSJA
Zbardhen prapaskenat/ Kush është kolegia në Digitalb që

Pas 11 vitesh karrierë si gazetare dhe moderatore e emisioneve sportive në “Digitalb”, pak ditë më parë, plasi lajmi se Ilda Bejleri u largua nga puna. E privilegjuara e kësaj platforme, jo vetëm si intervistuesja e futbollistëve me famë, por edhe si imazhi i fushatave publicitare të guximshme dhe drejtuese e formateve televizive ,largohet papritur.

E si rrallëherë, lajmi nuk mbeti vetëm si thashethem, por u konfirmua nga vetë Dritan Shakohoxha. I ftuar në programin “Pushime on Top”, për herë të parë Shakohoxha foli për largimin e Ilda Bejlerit nga “Digitalb”. Ai theksoi se vendimi për të ndërprerë marrëdhënien profesionale me Ildën nuk u prit mirë nga kjo e fundit. Pyetjes së moderatores Ori Nebijaj: A iku Ilda së fundmi dhe siç u tha, a pati një zënkë mes jush?, ai iu përgjigj:

“Mbase nuk e përjetoi mirë lajmin që i dhashë, por unë jam trajner, përveçse brigadier dhe në periudhën e verës rikompozojmë skuadrën. Në gjithë këto vite kanë hyrë dhe kanë dalë nga kjo skuadër shumë personazhe dhe kanë vazhduar karrierën e tyre diku tjetër. Unë vetë e kam marrë në fillim në televizion bashkë me çunat e stafit dhe po ne vendosëm që mund të shihte opsion në një kanal tjetër. E përjetoi me shumë emocion largimin nga ‘Digitalb’, por ne kemi qenë ata që i kemi dhënë mundësinë dhe ajo e ka shfrytëzuar shumë mirë dhe ka punuar si profesioniste, por jemi po prapë ne që do ta ndërrojmë.

Duke qenë se “Digitalb” festoi 15-vjetorin, pyetjes se festa e “Digitalb” ishte njëkohësisht festa e drejtorit, pra, atij, ai iu përgjigj: “Unë nuk jam drejtor, jam brigadier. S’jam ai që jap komanda. Jam ai që punoj si gjithë të tjerët, bëj të njëjtat punë që i bëjnë të gjithë: bëj intervista, komentoj ndeshje, si komentator kryesor dhe si komentator i dytë te stolat gjatë ndeshjes, ndaj punët”. Por nuk vonoi shumë reagimi i Ildës, e cila, me anë të një statusi në “Instagram”, thumboi gjithë ironi Shakohoxhën.

Nga puna të heqin e të marrin pronarët e jo komentatorët e ndeshjeve”. Kuptohet nga kjo replikë, dhe thashethemet se mes Ildës dhe Shakohoxhës kishte ndodhur një sherr. Sipas burimeve të “Panorama Plus”, shkak për këtë përplasje mes tyre është bërë një ridimensionim i hapësirave televizive mes prezantuesve. Sipas burimeve, ai ka dashur t’u japë përparësi moderatoreve të reja, siç është Lei Kraja, gjë që Ildës nuk i ka pëlqyer aspak, pasi do të mund të interpretohej si rënie nga froni. Kjo ka tingëlluar e papranueshme për Ilda Bejlerin, një komunikim që ka degjeneruar në konflikt e deri në marrjen e vendimit për largimin e saj nga puna. Por, ndërkaq, Ilda nuk ka vonuar të bëhet pjesë e merkatos televizive për sezonin e ri, duke nisur bisedimet për një punë të re brenda kompanisë.

RRËFIMI I ILDA BEJLERIT PAS LARGIMIT NGA PUNA: MË TAKONTE TË ISHA PROTAGONISTE

Ndërkohë, Ilda Bejleri ka zbuluar projektin e ri që do ta rikthejë në televizion. Ndërsa bëhej nami në Tiranë, moderatorja e sportit po kalonte ditë magjike në Mikonos, ndaj, përveç lajmeve për largimin nga puna, u komentua edhe për pushimet e luksit. Duke pranuar largimin nga “Digitalb”, ajo rrëfeu se do të vijë së shpejti me një projekt në “Top Chanel”.

“Po, është e vërtetë që jam larguar, tashmë mund të konfirmoj se do të rikthehem së shpejti në televizion, këtë herë në ‘Top Chanel’, megjithatë do të doja ta lija surprizë. E di që tingëllon si klishe, por do të doja të ishte një surprizë e bukur për të gjithë publikun, ndaj do të presim edhe pak”, ka thënë Ilda sa i përket ndryshimit në karrierën e saj. Mediat online kanë shkruar se sherri mes saj dhe Shakohoxhës vinte pikërisht prej protagonizmit të tepruar që gazetarja kishte. Pa komplekse, ajo ka folur edhe për këtë temë, por duke mos ndalur te sherri, por te puna e saj.

“Natyrisht që do isha protagoniste, kam 11 vjet te ‘Digitalb’. Besoj se protagoniste kam qenë në fushën time, në atë që di të bëj më mirë. Ndaj mendoj që shpërblimin e publikut e kam të merituar!”, përfundon ajo. Por për një tjetër fakt që është sulmuar këtë javë, është edhe për jetën e luksit që ajo bën. Rolex, pushime të shtrenjta, janë vetëm disa prej gjërave, për të cilat Ilda është pyetur në “Instagram”.

“Jam shumë e hapur të përgjigjem kur më drejtojnë pyetje. Përpiqem të jem e kujdesshme dhe e sinqertë në ato që them. Pastaj, nëse dikush nuk i pëlqen ato që unë them, ky nuk është problemi im. Natyrisht që do bëj një jetë të mirë, madje luksoze, nuk kam pse të jap llogari, rëndësi ka që unë e shijoj gjithçka timen”, rrëfeu ajo. Gjithnjë e hapur për përgjigje, ama kur vjen puna te jeta private, Ildës është thuajse e pamundur t’i shkëputësh qoftë edhe një fjali kur e pyesim se me kë po i shijon këto ditë në Mikonos. “Mund të them vetëm që jam shumë e lumtur dhe i kam shijuar pa fund këto ditë të mrekullueshme në Mikonos. Besoj se kjo ka më shumë rëndësi sesa kush më shoqëron”, ka mbyllur kështu Ilda prononcimin e saj.

ILDA BEJLERI GAZETARJA PA TABU, NGA SKENAT EROTIKE NË SPOTE TE KONFLIKTI ME MUÇ NANON PËR DEKOLTENË

Pas pushimeve të vitit të kaluar në ishullin grek Mikonos, gazetarja e sportit, Ilda Bejleri, u tha se e kaloi ndërrimin e viteve në Abu Dhabi, kryeqyteti dhe qyteti i dytë më i populluar i Emirateve të Bashkuara Arabe. Po duket se ai vend nuk i solli shumë fat në punë, ku për 11 vjet ra në sy për stilin ekstravagant si gazetarja e sportit pa tabu. E themi këtë, pasi Ilda u bë shpesh kryefjala e mediave rozë, nga realizimi i skenave erotike për një spot si te “50 hijet e Greit” e deri te përplasja në distancë me Mustafa Nanon, i cili e bëri pjesë të emisionit të tij “Provokacija”.

Duke qenë se Nano u mor me fenomenin e gjoksit të ekspozuar në ekran, në atë situatë ishte Shakohoxha, që i doli Ildës në mbrojtje. Por stili i saj ndër vite ka tërhequr edhe vëmendjen e mediave të huaja. “Ju prezantojmë me Ilda Bejlerin, një gazetare e sportit shumë e njohur në Shqipëri dhe ne e kuptojmë pse”, shkruante në “Facebook” faqja “La Minute Football”, duke e shoqëruar këtë shkrim edhe me disa foto seksi të gazetares.

Në një intervistë, ajo foli rreth jetës private dhe ngacmimeve që merr në rrjetet sociale. “Jam e pëlqyer për faktin se jam origjinale, jam e njëjta si në ekran, ashtu edhe në jetën e përditshme. Po, për të mbajtur suksesin, nuk bëj plane asnjëherë. Suksesi im është i imi dhe kështu do mbetet. Sado talente të ketë, besoj se gjithkush ka audiencën e vet. Ndihem shumë e sigurt për atë figurë që unë kam krijuar dhe për profesionin që kam zgjedhur”, tha ajo.

Në lidhje me raportimet nga stadiumi me veshje shumë seksi, ajo sqaron: “Mendoj se nuk kanë qenë aq seksi, sepse pothuajse gjithmonë kam pasur një xhaketë të veshur”, është shprehur ajo. Le të shohim se në çfarë formati do ta shohim Ildën, pas 11 vitesh eksperiencë me futbollin dhe futbollistët.

Marrë nga Panoramaplus

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz ilda bejleri ilda bejleri largohet nga digitalb lei kraja ilda bejleri ilda bejleri largohet nga digitalb lei kraja

Sondazh

Poll

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta