LIVE UPDATES
Politike

ZBARDHET programi qeverisës i PS-së për mandatin e 3-të, parashikohet rritje pagash e pensionesh, rindërtimi e vaksinimi ma

15 Shtator 2021, 12:13 Nga DOSJA

TIRANË“Qeverisja nuk është zanat por mandat i deleguar nga populli për ta ngjitur vendin më lart në shkallën e zhvillimit,“-kështu nis programi 42 faqësh me premtimet që kryeministri Edi Rama kërkoi votën e shqiptarëve më 25 prill. Sot, në faqen zyrtare të Partisë Socialiste u publikua programi qeverisës që nesër do të prezantohet në Kuvend para të gjithë deputetëve.

I gjithë programi është i mbështetur në 5 shtylla kryesore: 1. Rimëkëmbje e ekonomisë nga tërmeti dhe pandemia; 2. Mirëqenie për të gjithë, që do të përkthehet në një ekonomi të zhvilluar që krijon shanse për të gjithë; 3. Modernizim për zhvillim të ekonomisë prodhuese, turizmit, energjisë, bujqësisë, ekonomisë digjitale, transporteve dhe shërbimeve; 4. Familja si themeli ku ndërtojmë të ardhmen dhe 5. Shqipëri e fortë, me shtet të fortë, vëmendje për çdo Shqiptar dhe me dinjitet në botë.

 

TËRMETI&COVID

Edhe pse kishte premtuar se gjithçka do të mbyllej brenda vitit 2020, Qeveria ka shtyrë afatin për përfundimin e rindërtimit. Në fund të pranverës së vitit 2022 të kenë përfunduar 4500 banesa të reja individuale; 12 mijë apartamente në lagjet e reja; shkolla të reja etj. Edhe pse krizën tjetër, atë të pandemisë duket se do të ketë disa objektiva, ku renditet më prioritarja, vaksinimi i grupmoshës 16-60-vjeçare deri në shkurt 2022.

EKONOMIA

Pikat konsiderohen si “shënjestra”. Për 4 vitet e ardhshme, qeveria garanton rritje ekonomike do të jetë mesatarisht 4.5 % në vit dhe do të mbështesë një rritje edhe më të madhe të pagave në nivel vendi; konsolidim i përshpejtuar fiskal duke synuar borxh nën 60%; rrisim të ardhurat e disponueshme me 20%; rrisim pagën mesatare mujore bruto me 25% dhe pagat e administratës, të gjitha deri në fund të mandatit.

PAGAT dhe PENSIONET

Për 4 vitet e ardhshme do të rritet dyshemejapër pagat e pa-tatueshme nga 30 mijë në 40 mijë lekë në muaj. Me këtë masë, 435 mijë të punësuar, ose 63.8% e totalit të të punësuarve, paguajnë zero taksë. Më pas tatimi 23% do të fillojë të aplikohet në pagat mbi 200 mijë lekë, më pas nga 1 janari 2023, rimbursimi i TVSH-së për bizneset do të jetë automatik. Duke filluar nga Korriku 2022, do të rriten edhe pagat e administratës duke nisur nga mësuesit deri tek ato të nëpunësve publikë. Socialistët premtojnë se do të rrisin pagat e mësuesve, mjekëve dhe infermierëve me 40% deri në fund të mandatit të tretë; pagat e punonjësve të administratës publike do rriten me 30%, ndërsa ato të administrata do të rritet me nga 72 mijë lekë/muaj në 85 mijë lekë/muaj deri në fund të mandatit të tretë. Sa i përket pensioneve, çdo vit do të respektohet tradita e bonusit, që çdo vit do të rritet mbi 5% për çdo pensionist.

TRANSPORTI AJROR, RRUGOR, HEKURUDHOR DHE DETAR+ ENERGJIA

Më marrjen e mandatit të tretë do të nisin punimet për ndërtimin e aeroportit ndërkombëtar të Vlorës, i cili do të nisë funksionimin deri më 2024. Por nuk do të jetë i vetmi, pasi brenda vitit do të nënshkruhet kontrata edhe për aeroportin e Sarandës. Edhe pse ka nisur puna prej vitesh, rruga e Arbërit do të mbyllë punimet brenda vitit, ndërsa aksi Kardhiq-Delvinë do të përfundojë tërësisht në pranverën e vitit të ardhshëm (Maj 2022). Po ashtu brenda vitit do të nisë puna për hekurudhën Tiranë-Rinas-Durrës, ndërsa në Janar 2022 fokusi do të kalojë tek kthimi i portit të Durrësit në një marinë jahtesh. Marrëveshja me Amerikën për HEC-in e Skavicës pritet që të nisë në vitin 2022, ndërsa brenda qershorit 2022 nënshkruajmë kontratën për fillimin e punimeve për TEC-in e Vlorës. Në pranverën e vitit 2022 do të nisin punimet për ndërtimin e Parkut Fotovoltaik të Karavastasë prej 140 MË, më i madhi në Ballkan, por nuk thuhet asgjë për atë të Spitallës.

FAMILJA 

Të gjitha familjeve të reja do t’u ofrohen 1 milion lekë mbështetje për pagesën fillestare dhe zbutjen e interesit për blerjen e shtëpisë. Për të gjithë çiftet, do të ofrohet falas paketa e fertelitetit, por duke filluar nga viti që vjen. Qeveria do të ofrojë 10 mijë lekë /muaj për shpenzimet e çerdhes/kopshtit për familjet me të ardhura deri në 100 mijë lekë/muaj. Gjithashtu për të gjithë fëmijët e moshës 6-15 vjeç do të ketë ofrohet kujdes oral dhe për sytë, e gjitha falas.

INTEGRIMI DHE MARRËDHËNIA ME KOSOVËN

Qeveria Rama është e angazhuar që të mos bëjë hapa pas për nismën e Open Ballkan, ku thkesohet se do të zbatohen të gjitha marrëveshjet e arritura më 29 korrik, por në të njëjtën kohë Shqipëria angazhohet edhe për çështjen e Kosovës. Brenda këtij vitit do të mbahet takimi i përvitshëm i qeverive Shqipëri-Kosovë. Ndërsa për integrimin, Rama zotohet se do të mbajë konferencës së parë Ndërqeveritare për integrimin në BE dhe ndjekje e rekomandimeve për çdo etapë. 

DREJTËSIA+PRONAT

Përgjatë 4 viteve të ardhshme pritet edhe njëherë rritja e numrit tëmagjistratëve në Shkollën e Magjistraturës. Po ashtu pritet që të hetohet Kodi i ri Penal për të goditur kriminalitetin dhe pandëshkuesshmërinë. Premtohet se asnjë banesë shqiptare që mund të legalizohet, nuk do të ketë mbetur pa u legalizuar. Po ashtu se do të përfundojë procesin e regjistrimit fillestar të pasurive në të gjithë zonat kadastrale të bregdetit. Brenda 4 viteve të ardhshme do të dixhitalizohet edhe kadastrën.

KULTURA

Qeveria do të ndërtojë parkun e artit, një hapësire social-kulturore në zonën e
ish-Kinostudios “Shqipëria e Re”. Po ashtu, do të fillojnë punimet për ndërtimin e Muzeut Hebraik Shqiptar në Vlorë, ndërsa do të punohet edhe me Amfiteatrin e Durrësit. 

Në fund, Rama e mbyll me shprehjen e Gëtes: Qeverisja më e mirë është ajo që na orienton të udhëheqim vetveten. Megjithatë për të udhëhequr, duhet që nesër të marrë edhe kartona jeshil nga Kuvendi. Nesër janë parashikuar 4 orë fjalim, ku ai pritet të analizojë sektor më sektor prioritetet e qeverisë së tij për 4 vitet e ardhshme. Po ashtu në orën 13:00 është parashikuar që kreu i qeverisë t’u përgjigjet pyetjeve të deputetëve deri në orën 16:00.

(k.m.a.b/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edi rama programi qeverises i ps edi rama programi qeverises i ps


Sondazh

Poll

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion