LIVE UPDATES
Art&Argëtim

ZBULIMI/ Analizë gjaku që sinjalizon herët për kancerin

16 Janar 2021, 06:43 Nga DOSJA
ZBULIMI/ Analizë gjaku që sinjalizon herët për kancerin

Duke pasur rastin e babait dhe të fëmijës së tij të diagnostikuar me kancer, Solomon Moshkevich, punonjës në kompaninë kërkimore amerikane “Natera”, ndihmoi për të prodhuar një analizë gjaku që mund të sinjalizojë shumë herët për rikthimin e kancerit. Kompania thotë se mund të diktojë rikthimin e kancerit shumë më herët se skanerat tomografikë.

Jo shumë njerëz e kuptojnë kancerin si Solomon Moshkevich. Në 2014, babai i tij u diagnostikua me kancer të ezofagut të shkallës së tretë. Më pas në 2015, djali i tij tre-javësh zhvilloi një tumor. Ai thotë se ishte një periudhë e tmerrshme, por tashmë babai i tij është 78 vjeç dhe djali mbush 6 vjeç. Zoti Moshkevich beson se nga ai moment i lindi dëshira për të bërë diçka dhe që rezultoi me ndryshimin e mënyrës se si do të monitorohet kanceri në vitet e ardhshme.

“Pas diagnostikimit të babait dhe të djalit, isha shumë i motivuar për të bërë diçka që do të ndihmonte familjen tonë dhe njerëzit në mbarë botën”, tregon zoti Moshkevich, menaxher i përgjithshëm për onkologjinë në laboratorin e kompanisë Natera.

Me ndihmën e kompanisë “Natera” ku ai punon, zoti Moshkevich thelloi punën e kësaj kompanie në fushën e onkologjisë.

Fryti i kësaj pune ishte “Signatera”, një analizë gjaku e ndërtuar për të pikasur ADN-në e tumorit që qarkullon në trup. Duke shfrytëzuar të njëjtën teknologji të kompanisë Natera të përdorur gjatë kontrolleve të shtatëzanisë, mundësuan përshtatjen e këtij testi në fushën e onkologjisë.

Pacientëve u merren dy flakonë gjaku që analizohen në laboratorët Natera dhe kartografohet ADN-ja e qelizave tumoriale. Në vazhdim, përdoret kjo sekuencë unike e ADN-së për të kërkuar vazhdimisht për të njëjtën ADN që zbulon nëse është rikthyer tumori. Kjo u jep onkologëve mundësinë për të përcaktuar hapat që duhet të ndërmarrin për t’i ndihmuar pacientët përpara se të jetë tepër vonë.

“Fatkeqësisht sot, kanceri rikthehet tek 25% e pacientëve me kancer të zorrës së trashë brenda pesë viteve. Në shumicën dërrmuese të këtyre pacientëve, rishfaqja pikaset shumë vonë për të bërë ndonjë lloj kirurgjie kuruese”, thotë Steve Chapman, drejtor i kompanisë “Natera”.

Kompania madje pretendon se testi i saj e pikas kancerin më herët se mjetet e tjera, si skaneri tomografik (CAT), në disa raste deri edhe në dy vite më herët.

Babai i zotit Moshkevich ndihmoi duke rënë dakord të monitorohej nëpërmjet analizës së gjakut Signatera, ndërsa ajo ishte ende në fazën e prodhimit.

“Gjurmonim sasinë e ADN-së së tumorit që mund të gjenim në gjakun e tij. Dhe ne mund ta shihnim që kalonte nga pozitive gjatë trajtimit të tij, në negative menjëherë pasi ishte përfunduar kura. Dhe kjo ishte e pabesueshme”, thotë zoti Moshkevich.

Zoti Moshkevich vazhdoi të monitoronte babanë e tij dhe iu gjurmua një tjetër rishfaqje në 2018. Por kur Alex hyri për një skanim CT, skanimet nuk treguan asgjë. Katër skanime më vonë dhe ende nuk kishte asgjë, por rezultatet e analizës “Signatera” vazhduan të rezultonin pozitive për qelizat tumorale, kështu që mjekët sollën Aleksin për një skanim tomografik me kontrast, dhe mëlçia e tij u shfaq në skanime e ndezur si pema e Krishtlindjes, tregon zoti Moshkevich.

Zoti Moshkevich thotë se kjo përvoja i mundësoi babait të tij të kërkonte trajtim shtesë më shpejt dhe përpara se të bëhej tepër vonë.

“Fati në një farë mënyre po luan rol sepse unë jam në këtë vend, në këtë moment dhe kam mundësinë të punoj me këtë teknologji të mahnitshme që më dha shansin të ndihmoja familjen time. Nuk e di nëse ka bërë dallimin mes jetës dhe vdekjes për babanë tim. Por, ajo që di është se na ka ndihmuar”, thotë ai.

Djali i tij, i cili mbushi pesë vjet pa kancer në dhjetor, monitorohet çdo vit nëpërmjet analizës së gjakut “Signatera”. Ndërsa Alexi e bën analizën “Signatera” çdo tre javë.

Marre nga: VOA 

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

kuriozitete kuriozitete semundja e kancerit semundja e kancerit

Sondazh

Poll

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri