6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Zyrtarët amerikanë të zbulimit thanë të martën se qeveria ruse u përpoq të ndikonte në fushatën presidenciale të 2020-s në SHBA me “aludime mashtruese ose të pabazuara” kundër kandidatit të atëhershëm Joe Biden përmes disa aleatëve të ish-Presidentit Trump dhe të administratës së tij.
Ky vlerësim jepet në një raport prej 15 faqesh për ndërhyrjet në zgjedhje, të botuar nga Zyra e Drejtorit të Zbulimit Kombëtar.
Në raport thuhet se Presidenti rus Vladimir Putin ishte në dijeni dhe me gjasë i drejtoi vetë përpjekje për të manipuluar fushatën presidenciale të SHBA.
Raporti nënvizon aludimin se aleatët e zotit Trump bënë lojën e Moskës, duke amplifikuar në prag të zgjedhjeve të 3 nëntorit pretendimet e ngritura kundër zotit Biden nga disa figura ukrainase të lidhura me Rusinë. Zoti Biden mundi ish-Presidentin Trump në zgjedhje dhe mori detyrën si president më 20 janar.
Agjencitë e zbulimit amerikan identifikuan edhe tentativa të tjera për të ndikuar te votuesit, duke përfshirë një “fushatë ndikimi të fshehtë shumëplanëshe” nga ana e Iranit, që synonte të ulte mbështetjen për zotin Trump. Raporti gjithashtu nxjerr si të pavërtetë një version të mbështetur nga aleatët e zotit Trump se Kina po ndërhynte në emër të kandidatit Biden. Raporti arrin në përfundimin se Pekini “nuk bëri përpjekje për ndërhyrje”.
“Kina kërkoi stabilitet në marrëdhëniet e saj me Shtetet e Bashkuara dhe mendoi se nuk do t’ia vlente (të bënte diçka), pasi cilido rezultat zgjedhor nuk do t’i krijonte asaj ndonjë avantazh aq sa të rrezikonte një kundërpërgjigje nëse kapej,” thuhet në raport.
Zyrtarët amerikanë thanë se ata kishin zbuluar gjithashtu përpjekje nga ana e Kubës, Venezuelës dhe grupit militant libanez Hezbollah për të ndikuar në zgjedhjet e SHBA. Megjithatë, thonë autorët e raportit, “në përgjithësi, ne vlerësojmë se ato ishin më të vogla në krahasim me ato të ndërmarra nga Rusia dhe Irani”.
Agjencitë amerikane të zbulimit dhe ish-prokurori i posaçëm Robert Mueller disa vjet më parë arritën në përfundimin se Rusia ndërhyri në zgjedhjet e 2016-s për t’i dhënë shtytje kandidaturës së zotit Trump me një fushatë propagande që synonte dëmtimin e kundërshtares së tij demokrate Hillary Clinton.
SANKSIONE KUNDËR RUSISË?
Televizioni CNN njoftoi të martën se Shtetet e Bashkuara pritet të njoftojnë sanksione ndaj Rusisë për ndërhyrjen e pretenduar të saj në zgjedhjet presidenciale të SHBA në vitin 2020.
Duke cituar burime pa emër,CNN tha se sanksionet mund të shpallen qysh javën e ardhshme.
Irani gjithashtu ka të ngjarë të përballet me sanksione, njoftoi CNN.
Marrë nga VOA
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
KOSOVË-Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka shprehur disa kritika për kryeministrin e ardhshëm të Kosovës, Albin Kurit.Në një intervistë në Pressig ai ka...
TURQI– Mehmet Ali Bulut, oficer i policisë i angazhuar pranë Drejtorisë së Mbrojtjes Presidenciale ka vrarë veten. Bulut, i lindur në 1993, nuk kishte shk...
KOSOVË-Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka folur në lidhje me krijimin e institucioneve të Kosovës dhe për zgjedhjen e president...
KOSOVË-Anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka folur në lidhje me hapjen e Ambasadës së Kosovës në Jerusalem.Në një intervistë që k...
BERLIN- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjermani. Sipas mediave të huaja, një makinë është futur në një grup njerëzish në një vendkalim për këmbësorë në qytet...
KOSOVË– Kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku, teksa ka tyreguar se ka marrë shumë urime për postin e ri, ka thënë mesazhe ka marrë edhe nga Vjosa Osmani...
Rusia kërcënoi se do të bllokojë Twitter-in për një javë, duke thënë se platforma sociale ka dështuar të heqë përmbajtjen e paligjshme.Rregullatori rus i mediav...
TIRANË– Ditën e sotme, ish-ministri i Jashtëm në detyrë Gent Cakaj kërkoi ndihmë për babain e tij, i cili kishte nevojë për gjak. Gazetari Ylli Dylgj...
KOSOVË-Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani, ditën e nesërme do të jap një intervistë në median e huaj BBC, në emisionin ‘Hard Talk’ me Stephen Sa...
GREQI– Aktori shqiptar i serialit “Show”, Giannis Apergis, ka rrëfyer jetën e vështirë që ka kaluar në Greqi pas largimit nga Shqipëri. Sipas medias greke “Prot...