LIVE UPDATES
Aktualitet

Zbulohet dokumenti i SHISH, si u bë ‘Konsull Nderi’ mashtruesi indian, Nitin Sandesara

25 Mars 2019, 13:24 Nga DOSJA
Zbulohet dokumenti i SHISH, si u bë ‘Konsull Nderi’ mashtruesi

Skandali i dhënies së shtetësisë shqiptare dy vëllezërve indianë, që janë shpallur në kërkim ndërkombëtar për mashtrim, thellohet më tej.

Bëhet fjalë për procedurën e ndjekur nga autoritetet shtetërore shqiptare për dhënien e pëlqimit që njëri nga dy vëllezërit, Nitin Jayantilal Sandesara, të bëhej “Konsull Nderi” i Shqipërisë në Nigeri.

Burime të gazetës “Panorama” bëjnë me dije se Ministria e Jashtme i është drejtuar me një shkresë Shërbimit Informativ Shtetëror. SHISH, pasi kishte shqyrtuar kërkesën në bazë të informacioneve që dispononte, kishte dhënë pëlqimin që Nitin Jayantilal Sandesara të bëhej “Konsull Nderi” i Nigerisë në Shqipëri.

“Në përgjigje të shkresës suaj nr. 17437, datë 13.11.2018, pas verifikimeve të kryera ju bëjmë me dije se Shërbimi Informativ i Shtetit është i mendimit që të jepet pëlqimi për emërimin e z. Nitin Sandesara si ‘Konsull Nderi’ i vendit tonë në Nigeri. Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin”, thuhet në shkresën e Shërbimit Informativ Shtetëror, duke mos konstatuar asnjë problematikë në verifikimin e Nitin Sandesara, i cili kishte mashtruar bankat shtetërore indiane, duke marrë para kredi që kapnin vlerën deri në 1 miliard dollarë amerikanë.

Krahas kësaj, burime të gazetës “Panorama” bëjnë me dije se shtetasi indian, i cili kishte marrë edhe shtetësinë shqiptare, Nitin Sandesara, nuk u pajis nga Ministria e Jashtme Shqiptare me pasaportë diplomatike. Ministria e Jashtme, nga ana e saj, kishte marrë një kërkesë nga Ministria e Jashtme e Nigerisë, e cila kërkonte që Nitin Sandesara të bëhej konsull. Në shkresat që disponon gazeta “Panorama”, është edhe ajo e Policisë së Nigerisë, e cila thekson se shtetasi indian është i pastër.

SKANDALI

Referuar medias indiane “The Times of India”, dy vëllezërit Nitin Jayantilal Sandesara dhe Chetankumar Jayantilal Sandesara, kanë marrë rreth 725 milionë deri në 1 miliard dollarë amerikanë kredi nga bankat shtetërore të Indisë, duke i zhdukur më pas përmes një rrjeti prej 300 kompanish “offshore”, të krijuara prej vetë atyre.

Për këtë skandal, Gjykata në Indi ka dhënë katër urdhërarreste dhe është në kërkim të tyre. Ndërkohë që dy vëllezërit Sandesara dhe Hitesh Patel ishin ndër më të kërkuarit në Indi për shkak të mashtrimit, në Shqipëri ata jetonin të qetë dhe kishin investuar në disa zona, duke pastruar kështu paratë.

Ndërkohë, ata morën edhe nënshtetësinë shqiptare në shkurt të 2018-ës dhe pas kësaj, çdo gjë ka vazhduar në normalitet. Bazuar në procedurën e marrjes së nënshtetësisë, institucioni i Presidentit, me anë të një njoftimi, bëri të ditur të premten se ka qenë ministri i Turizmit, i cili ka propozuar që dy shtetasit për marrjen e nënshtetësisë shqiptare, duke u bazuar në arsyen se do të kryenin investime të rëndësishme në Shqipëri. Rasti i shtetasve indianë tregon se sa lehtë mund t’u fshihesh urdhërarresteve në Shqipëri, edhe nëse ato janë bërë publike në mediat e huaja.

Me arsyetimin se do të kryenin investime, dy vëllezërit Sandesara arritën të merrnin nënshtetësinë shqiptare, madje njëri prej tyre u bë edhe zyrtar diplomatik. Kryesisht, ata kanë investuar në ndërtim, duke ngritur komplekse pallatesh në Tiranë dhe ndërtuar retorte në bregdetin shqiptar, një mënyrë e mirë për të pastruar parat e vjedhura dhe për të cilat ishin në kërkim.

Pritet ekstradimi, Gjykata jep 40 ditë burg për Hitesh Patel

Gjykata Penale e Tiranës caktoi dje masën e sigurisë prej 40 ditësh burg për shtetasin indian, Hitesh Patel, i cili është një prej katër personave të kërkuar në indi për mashtrimin e bankave duke përvetësuar rreth 1 miliard dollarë amerikanë. Pritet që brenda këtyre ditëve, autoritetet indiane të sjellin në Tiranë kërkesën për ekstradim e tij nga Shqipëria. Seanca për caktimin e masës dhe vlerësimin e arrestit u zhvillua në Dhomën Penale të Gjykatës së Shkallës së Parë të Tiranës, ndërsa Patel nuk ka qenë dakord me arrestimin për ekstradim. Patel mësohet se është kunati i dy vëllezërve Sandesara, të cilët, pavarësisht se janë në kërkim nga autoritetet indiane me akuzën e pastrimit të parave, në Shqipëri, kanë bërë “karrierë” në biznes, por edhe në diplomaci. Ndërkohë, nga Policia nuk ka asnjë të dhënë nëse dy vëllezërit Sandesara janë ende në Shqipëri apo janë larguar pas publikimit të skandalit.

Marrë nga PANORAMA

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet indiani i shpallur ne kerkim indiani mashtrues nitin sendesara zhdukja e 725 milione dollareve indiani i shpallur ne kerkim indiani mashtrues nitin sendesara zhdukja e 725 milione dollareve

Sondazh

Poll

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri