LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Satirë- ‘Zbulohet’ lidhja e gjakut mes Edi Ramës dhe Ismail Qemalit

12 Tetor 2019, 10:28 Nga DOSJA
Satirë- ‘Zbulohet’ lidhja e gjakut mes Edi Ramës dhe

TIRANË– Ishte muaj gusht. Shi kishte kohë që nuk kishte rënë. Ishte zhuritur çdo gjë, e gjithçka ziente nga temperaturat afrikane. Por thatësira nga shiu u shoqërua dhe me mungesë lajmesh, pasi lajm i fundit nga Kryeministri ishte fotoja e tij nga plazhi i Jalës. Edi Rama teksa shijonte pushimet në rezidencën qeveritare, publikoi dhe një foto familjare, që ishte ushqim për të gjitha mediat.

Por befasia ndodhi pak orë më vonë. Temperatura shënonte mbi 40 gradë celcius, por Rama nuk ngurroi që të shfaqej në shesh xhirimin e një filmi. Me flokë të gjata, sy të nxirë e me lente që kishte ndryshuar ngjyrën dhe me mjekër të zgjatur, numri një shfaqej me një rol tjetër, aktor. Por kur të gjithë menduan se ndryshimi i look-ut ishte për rolin, të gjithë gabuan. Mjekra e Kryeministrit vijoi të zgjatej e të zbardhej dhe pas përfundimit të xhirimeve të këtij filmi.

Në takime, private, publike brenda e jashtë vendit ajo mjekër vijonte të ishte aty bashkëudhëtare e numrit një të qeverisë. Askush s’po kuptonte, pse Kryeministri preferonte të bënte këtë ndryshim në pamjen e tij të jashtme. Mendimet ishin të shumta, disa thonin se ‘nuk ka kohë të rruhet se punon shumë dhe mendon për hallet e pupullit’.

Të tjerë thonin se ai “filmi do të ketë një pjesë dytë të tij dhe aktori duhet të jetë brenda karakterit”, prandaj mjekra duhet të jetë aty gati kur producenti i njohur (tashmë ndërkombëtarisht) Ermal Mamaqi, të telefonojë Ramën dhe t’i thotë: Plak më duhesh për serinë e dytë, mjekra jote është sukses. Por kishte të tjerë që kishin mendim ndryshe që thonin se i shkon mjekra dhe prandaj e lë.

Por askujt nuk i shkoi mendja ditët pas lënies së mjekrës se Rama do të kishte një lidhje gjaku me Ismail Bej Vlorën. Asnjëherë nuk ishte thënë një gjë e tillë më parë pasi modestia që e karakterizon kreun e qeverisë nuk e ka lejuar ta bëj publik këtë fakt. Ai shquhet për modesti dhe largpamësi. Nuk ja lejon vetes që të thotë në publik një të vërtetë të madhe që e lidh me atë që e quan “babanë e kombit”, Ismail Bej Vlorën.

Mediat nisin të shkruanin e të diskutonin për lidhjen e gjakut me udhëheqësin e sotëm dhe udhëheqësin e para të atij që quhet shteti modern shqiptar, por gjithçka mohohej prej tij. Por çfarë e lidh në të vërtetë Ramën me Ismail Bej Vlorën?

Sipas vet Ramës origjina e tij është shumë komplekse pasi ai rrjedh nga disa familje ku gjyshen siç e ka thënë dhe vet e ka nga Vunoi (për ata që nuk e dinë është fshati mbi plazhin e Jalit, ku çmendet Shqipëria gjatë verës dhe paraja derdhet lum). Historianët nga ana tjetër thonë që dhe Ismail Bej Vlora ka qenë pikërisht nga Vunoi, një fakt ky i pazbuluar më parë. U desh ajo mjekër e bardhë dhe një ngjashmëri deri në përpikmëri që lidhja e dy udhëheqësve të vendit të bëhej publike.

Nëse kthehemi pas në kohë do të kujtojmë një ngjarje të vitit 2013. Pak ditë kishte Rama që kishte formuar qeverinë e re dhe ministrat ishin ulur në kolltuk të rehatshëm në zyrat e reja. Fondet nuk kurseheshin dhe riarredimi i zyrave po bëhej me shpejtësi. Secili donte që të linte gjurmë në zyrën e tij, ndërsa Rama donte të linte gjurmë në zyrat e të gjithëve.

Me një vendim të stisur qeverie, ndryshoi portretin që varej me një gozhdë në çdo zyrë të shtetit. Deri në atë kohë (për fat të keq ishte Bujar Nishani) portreti i Presidentit ishte simbol i shtetit, por jo më. Nipi i Vlorës do të kërkonte që Bujari Nishani të zhdukej prej zyrave dhe vendin e tij ta zinte Ismail Qemali. Arsyeja: I pari që ndërtoi shtetit modern shqiptar, “baba i kombit” dhe është daja i Kryeministrit.

Shumë zëra të mbytur në errësirën e mbingopjes me informacion thonë se Ismail Qemali është daja i Ramës (një kushëri i stërgjyshes së tij) dhe sipas zakoneve të krahinave në jug daja respektohet. Sipas zakoneve të zonës, daja është i dyti pas babait dhe në dasma e gëzime familjare zë një vend të rëndësishëm. Ky zakon i krahinës nga ka një pjesë të orgjinës së Kryeministrit më vonë do bëhej ligj ( Vendimi i Këshillit të Ministrave sipas Kushtetutës ka një fuqi në të gjithë vendin dhe ka një fuqi gati- gati sa ligji) dhe do të zbatohej nga të gjithë. Pak ditë pas VKM-së në zyrat e shtetit do kishte ndryshim, Bujar Nishani do të degdisej në magazina dhe Ismail Qemali do të vështronte çdo lëvizje të shtetarëve.

Portreti i Nishanit pak nga pak do t’i linte vendin atij të Ismail Qemalit dhe kështu plani i Ramës për të respektuar dajën e tij do të shkonte deri në fund. Tashmë në çdo zyrë (përveç asaj ku deri pak muaj më parë ishte Xhelal Mziu, ku sërish varej portreti i Sali Berishës) Ismail Qemali vëzhgon gjithë zyrtarët e këtij shteti.

Të gjitha këto fakte, janë fije që vërtetojnë lidhje gjaku mes Ismail Qemalit dhe Edi Ramës. Vet Kryeministri i Shqipërisë në deklaratat e tij kurrë nuk ka thënë asnjë fjalë të keqe për “babanë e kombit”, për të respektuar gjakun e tij.

*Shënim: Ky shkrim është ironi dhe satire dhe jo çdo gjë që është shkruar është e vërtetë.

(Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

virale virale edi rama ismail qemali mjekra e edi rames edi rama ismail qemali mjekra e edi rames

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet