LIVE UPDATES
Bota

Zbulohet “qyteti i humbur” në Kamboxhia, lashtësia e tij daton që nga Perandoria Khmer

18 Tetor 2019, 11:30 Nga DOSJA
Zbulohet “qyteti i humbur” në Kamboxhia, lashtësia e tij

AZI- Studiuesit kanë zbuluar dhe identifikuar “qytetin e humbur” të lashtë të Kamboxhias. Ky lajm është bërë i ditur në CNN, ku shkruhet se zbulimi erdhi gjatë një projekti që ka zgjatur me vite, zhvilluar nga një grup shkencëtarësh ndërkombëtarë. Ata përdorën një teknologji të re me skanim lazer ajror nga lart në fluturim. Zbulimi i madh u bë falë kësaj teknologjie të re që quhet “LIDAR”. Sipas arkeologëve mendohet se qyteti i zbuluar mund të jetë rreth 1200 vjeçar.

Qyteti i zbuluar, Mahendraparvata ishte një nga kryeqytetet e Perandorisë Kmera, perandori e cila zgjati shekulli i 9-15 pas Krishtit. Shkencëtarët thonë se qyteti ishte vendosur në rrafshnaltën Phnom Kulen, rreth 48 kilometra në veri të Siem Reap. Rrafshnalta ishte e largët, e paarritshme, e mbuluar me bimësi dhe potencialisht shtëpi për minat tokësore të instaluara nga regjimi Khmer Rouge në vitet 1970.

I rrethuar nga misteri për dekada me radhë, Mahendraparvata është quajtur “qyteti i humbur”. Tani shkencëtarët thonë se e kanë identifikuar atë më siguri. “Këtu në konfirmojmë hipotezën bazuar në prova se Mahendraparvata, kryeqyteti i shekullit të 8 deri në shekullin e 9 ishte vendosur në masivin Phnom Kulen“, thuhet në një raport të publikuar në revistën Antikiteti. “Studiuesit përdorën skanimin me lazer nga ajri, teknologji kjo që kishte aftësi unike për të parë përmes bimësisë dhe për të siguruar modele me rezolucion të lartë të dyshemesë së pyllit“, thuhet më tej në rapot.

Arkeologët duhej të ndanin zonën në dy operacione të veçanta, së pari në vitin 2012 duke mbuluar rreth 37 kilometra katrorë dhe përsëri në vitin 2015 duke mbuluar tërë vargmalin, me një sipërfaqe prej 975 kilometrash katrore. Rezultatet e hartës ajrore, së bashku me informacionin e mbledhur nga hetimet në terren u përdorën më pas për të krijuar një hartë që tregon shtigjet kryesore të reja të zbuluara dhe akset e koordinimit. Harta detajon vendndodhjen e tipareve si një rezervuar i papërfunduar, disa dia, mure rrethuese të tempujve dhe madje edhe një pallat.

Këto zbulime hapin një derë të re për të mësuar më shumë rreth Perandorisë Khmeriane dhe rajonit Angkor. Harta tregon se qyteti përdori planifikimin urban, një “sistem i sofistikuar hidraulik“. Një zbulim i mrekullueshëm ishte se qyteti ishte ndërtuar në akse lineare që përputhen afërsisht me udhëzimet, si një version i hershëm modern i rrjetit të qytetit.

Përpara asaj periudhe kohore, vendbanimet njerëzore në zonë nuk kishin një rrjet zyrtar, nuk kishin kufij të qartë dhe duket se nuk ishin zhvilluar organikisht. Kjo do të thotë se Madendraparvata është qyteti i parë i njohur në rrjetet e mëdha në botën Khmer. “Puna e përshkruar këtu në mënyrë efektive tërheq në një punë gati 150 vite të hartës arkeologjike në rajonin e Angkorit të Madh”, thuhet në raport. Angkor ishte kryeqyteti më i njohur i Perandorisë Khmera, i cili dikur qeveriste pjesën më të madhe të Tajlandës, Vietnamit dhe Laos së ditëve moderne.

(E.S. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota kamboxhia qyteti i humbur kamboxhia qyteti i humbur


Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen