LIVE UPDATES
Bota

Zëri i Amerikës: Ndryshimi i emrit të Shengenit Ballkanik, nuk e ndryshon qëndrimin kundër të Kosovës

29 Korrik 2021, 18:36 Nga DOSJA
Zëri i Amerikës: Ndryshimi i emrit të Shengenit Ballkanik, nuk e

KOSOVË- Qeveria e Kosovës ritheksoi të enjten qëndrimin e saj kundër nismës së përbashkët të Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut, që u bë e njohur deri sot si Mini-Shengeni ballkanik. As ndryshimi i emrit në Ballkani i Hapur, nuk e ndryshoi qëndrimin e qeverisë, zëdhënësja e së cilës, Rozafa Kelmendi tha se kjo nismë është pa vizion për rajonin.

“Republika e Kosovës e ka propozuar avancimin e bashkëpunimeve rajonale nga CEFTA në SEFTA nga e cila do të përfitonin të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor. Qeveria e Republikës së Kosovës u bën ftesë qeverive të rajonit që të mbetën të përkushtuara në agjendën e Bashkimit Evropian dhe në marrëdhënie trans-atlantike“,– tha zëdhënësja Kelmendi.

Kosova është zotuar me marrëveshjen e katër shtatorit të vitit 2020 të arritur në Shtëpinë e Bardhë për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike me Serbinë se do të bëhet pjesë e projektit për lëvizjen e lirë në rajon.

Analistët me të cilët bisedoi të enjten Zëri i Amerikës, kanë qëndrime të ndryshme. Arbër Fetahu nga Grupi për studime juridike dhe politike e cilëson të duhur qëndrimin e qeverisë së Kosovës për të mos u bërë pjesë e kësaj nisme.

“Mini -Shengeni e favorizon Serbinë si tregu më i madh i rajonit dhe i jep asaj përparësi dhe rolin e shteti kyç në Ballkan, në këtë mënyrë i hap shtigje të jetë një lloj lidereje e Ballkanit dhe për të mbivendosur veten mbi të tjerët, prandaj Kosova nuk ka arsye t’ia hap këtë rrugë Serbisë marr parasysh që ajo së pari nuk e njeh Kosovën si shtet të pavarur dhe së dyti me anë të mjeteve të saj ekonomike dhe mundësisë së lëvizjes së mallrave kërkon që ta fuqizojë pozitën e saj edhe më shumë dhe të mbivendoset si lidere”, -thotë ai.

Analisti Ilir Ibrahimi e cilëson të gabuar qëndrimin e qeverisë së Kosovës.

“Po nëse nisemi nga fakti se Kosova është vendi më i izoluar në Evropë një qëndrim i tillë është i pakuptueshëm sepse këto nisma nuk janë nisma të Novi Sadit siç e quan qeveria por janë nisma që kanë ardhur nga dy qendrat më të fuqishme botërore pra nga Uashingtoni dhe Brukseli dhe të dalësh kundër nismave të tilla atëherë duhesh të kesh alternativë”, -thotë ai.

Zoti Fetahu thotë se as Kosova dhe as rajoni, nuk kanë nevojë për nisma që synojnë zëvendësimin e agjendës së integrimeve evropiane.

“Ky model besojmë që ka një tendencë të replikimit të modelit të ish Jugosllavisë, ku një shtet është më i fortë se tjetri dhe gjithçka është brenda karakterit regjional, prandaj edhe për këtë arsye kjo nismë është mirë që nuk është përkrahur“, -tha zoti Fetahu.

“Në asnjë moment unë nuk i kam parë deklarimet të cilat kanë ardhur nga zyrtarët e Uashingtoni apo Brukselit se Kosova nuk do të jetë e barabartë në këtë tryezë mirëpo Kosova e bën vetën të pa barabartë nëse nuk merr pjesë në këto tryeza. Pra, ku është interesi i këtyre dy fuqive të mëdha, pra Ëashingtonit dhe Brukselit që të krijojnë edhe një Jugosllavi të re, kur dihet që këto dy qendra kryesore kanë shkuar deri te bombardimi i asaj Jugosllavie për të krijuar vende të pavarura siç është edhe Kosova“,– thekson zoti Ibrahimi.

Zoti Fetahu thotë se nismat e tilla në këtë periudhë e dëmtojnë Kosovën edhe në procesin e bisedimeve me Serbinë e cila nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

“Po ashtu nuk ka nevojë të jetë pjesë e një lloj iniciative kur as vendet e Ballkanit Perëndimor nuk janë të gjitha të pranishme marr parasysh se edhe Mali i Zi nuk ka pranuar, Bosnja dhe Kosova po ashtu, kështu që edhe nisma e mini Shengenit ka qenë gjysmake ku tash është krijuar një lloj trio e shteteve. Besoj që këto janë arsye të shumta dhe të duhura pse pozicioni i Kosovës është mirë që nuk është pjesë e kësaj nisme dhe në këtë situatë është mirë që është refuzuar kategorikisht pjesëmarrja në këtë iniciativë rajonale“,– thotë zoti Fetahu.

Por, analisti Ibrahimi thekson se Kosova duhet të ndjekë interesat e saj pavarësisht vendeve tjera të rajonit.

” Në një nismë të tillë nuk duhet harruar që jemi dy shtete të cilat janë të një etnie pra është Kosova dhe Shqipëria. Nëse je pjesë e një iniciative të tillë dhe dy nga ato gjashtë votat do të ishin vota shqiptare, atëherë nuk e kuptoj pse nuk duhet të jemi pjesë e kësaj, pra është e pakuptimtë. Ne duhet të jemi gjithmonë të interesuar për integrime, ku të mund të futemi në integrime të tilla duhet të futemi sepse ne jemi të izoluar, qytetari i Kosovës nuk mund të bëj asnjë hap pa e pasur një vizë ndërkohë që të gjitha vendet që kemi përreth i kanë liberalizimin e vizave dhe janë në procesin e integrimeve ndërkohë që ne jemi duke shkuar në rrugën e kundërt, jemi duke u izoluar gjithnjë e më tepët. Kujt i intereson kjo për popullatën më të re në Evropë është shumë e pakuptimtë“,– thotë zoti Ibrahimi.

Ideja e “mini-Shengenit” ballkanik, që u paraqit në Novi Sad të Serbisë në tetor të vitit 2019, asnjëherë nuk ka siguruar mbështetje të rëndësishme në Kosovë e cila sikurse Mali i Zi dhe Bosnja, nuk kishte marrë ftesë as për takimin e sotëm në Shkup.

Marrë nga VOA

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora arbër fetahu ilir ibrahimi rozafa kelmendi arbër fetahu ilir ibrahimi rozafa kelmendi

Sondazh

Poll
Bota 29 Korrik 2021, 15:55

GREQI- Ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias pas një takimi me përfaqësuesit e partive parlanemtare ka thënë se qëllimi i Greqisë në Kombet e Bashkuara është që...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet